KONFERENCA E KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT

Në 23 dhjetor 2023, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në përvjetorin e 33-të, organizoi një konferencë për shtyp ku ndau gjetjet nga një periudhë monitorimi 2-vjeçare (2022- 2023) lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në vendin tonë. Nga gjetjet, raporti zbuloi një regres shqetësues në të drejtat themelore, si: aksesi në drejtësi, e drejta për jetë, informimi, liria e medias, etj.

Si një zë i fortë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kryesisht të drejtave të grave dhe vajzave në vendin tonë, pjesë e konferencës ishte edhe AWEN, që theksoi sërish nevojën për më shumë vëmendje, reflektim dhe veprim konkret mbi rekomandimet dhe shqetësimet që u janë drejtuar autoriteteve nga shoqëria civile.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.