HISTORIKU

Për më tepër se 8 vite, organizatat e grave të mbështetura nga Fondacioni Kvinna Till Kvinna kanë punuar me përkushtim në fushat ku ato veprojnë, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në minimizimin e fenomeneve negative, vecanërisht dhunës në familje në shoqërinë shqiptare. Këto organizata kanë dhënë kontributin e tyre në ofrimin dhe sigurimin e shërbimeve sociale për grad he vajza me problem sociale.

Eshtë e rëndësishme të theksohet fakti që gjatë kësaj peridhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre 8 organizatave është forcuar dhe është rritur në kuadër të: inisiativave të përbashkëta për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, shkëmbime eksperiencash, shkëmbime informacionesh referime të rasteve për zgjidhje të komunitetit, aplikime në projekte të përbashkëta, etj.

Në 1 Korrik 2009, të gjitha këto organizata finalizuan bashkëpunimin e frytshëm me  krijimin e rrjetit të quajtur “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” (AWEN). Krijimi i këtij rrjeti ishte domosdoshmëri në mënyrë që të fuqizohet bashkëpunimi midis anëtarëve të rrjetit, të rritet ndikimi i aktivitetetve të përbashkëta në nivel kombëtar dhe të përgjigjet kërkesave të donatorëve që ende veprojnë në Shqipëri.

Rrjeti përbëhet nga 8 organizata të cilat ndodhen në të gjithë territorin e Shqipërisë, nga veriu në jug dhe më specifikisht:

  1. “Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim”, Tiranë,
  2.  Shoqata për Gratë dhe Vajzat me problem sociale, Durrës
  3. “Unë, Gruaja”, Pogradec
  4. “Agritra Vision”, Peshkopi,
  5. “Gruaja tek Gruaja”, Shkodër
  6. “Forumi i Gruas”, Elbasan
  7.  Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, Vlorë
  8.  Shoqata”Jona”, Sarandë

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri punon në fushën e të drejtave të njeriut, në mënyrë të vecantë për të drejtat e grave dhe vajzave. Qëllimi kryesor i rrjetit është fuqizimi social, ekonomik, kulturor dhe politik i gruas shqiptare. Rrjeti funksionon mbi bazat e një misioni të mirëpërcaktuar, bordi drejtues, plane të punës 6-mujore dhe vjetore, duke rritur në këtë mënyrë  pjesëmarrjen e organizatave partnere dhe transparencën e të gjithë hapave të ndërmarra në nivel organizativ.

MISIONI

1. Shoqata “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” (RrFGSH) ka si qëllim dhe mision të tij, të  mbështesë, të mbrojë dhe promovojë  të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht nga gjinia, raca, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare e filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.

2. Qëllimi përmbushet nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe informacionit, partneritetit dhe rrjetëzimeve, advokimeve dhe hulumtimeve.