Shoqata e Grave me probleme sociale, Durres

[notice]INFORMACION I PËRMBLEDHUR RRETH SHOQATËS SË GRAVE ME PROBLEME SOCIALE[/notice]

Shoqata e Grave me Probleme Sociale (AWSP) është një organizatë jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 1999, e cila operon në Qarkun e Durrësit. Ajo ka si qëllim promovimin e barazisë gjinore në shoqëri si dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të marxhinalizuara të grave në këtë Qark. Dhuna në familje, barazia gjinore, pjesëmarrja aktive e gruas në vendim-marrje, si dhe integrimi i komuniteteve të zonave informale në jetën social-kulturore të qytetit janë çështjet kryesore në fokus të punës së kësaj organizate.

Për më shumë se një dekadë, Shoqata e Grave me Probleme Sociale ka ofruar një gamë të gjërë shërbimesh për grupet vulnerabël të grave të këtij Qarku, shërbime të cilat kanë konsistuar në: shërbime psiko-sociale, shërbime ligjore, shërbime mjekësore si dhe në informim dhe ndërgjegjësim. Ndërmarrja e iniciativave konkrete për lobime dhe advokime në lidhje me zhvillimin e komunitetit në përgjithësi dhe fuqizimin e statusit të gruas në shoqëri në veçanti, kanë qënë gjithashtu fusha të rëndësishme ku WASP ka vepruar dhe vazhdon të veprojë fuqishëm.

[alert]VIZIONI: INTEGRIM, ZHVILLIM DHE PAQE[/alert]

[notice]MISIONI:[/notice]

- Mbrojtja e të drejtave të grave si pjesë e të drejtave të njeriut;
- Rritja e imazhit publik të gruas si dhe prezencës së saj në jetën politike dhe publike;
- Zhvillimi i alternativave dhe mundësive, të cilat synojnë forcimin e pozicionit të gruas në shoqëri.

[notice]HISTORIKU I AWSP[/notice]

AWSP u krijua në periudhën e krizës së Kosovës (viti 1998), në kohën kur një numër i madh i popullsisë së Kosovës u shpërngul drejt Shqipërisë me qëllim gjetjen e një mbështetje për situatën e tyre emergjente. Një grup grash të qytetit të Durrësit (themelueset) të interesuara për të ndihmuar të ardhurit nga Kosova, u mblodhën së bashku me idenë për të ofruar asistencë sociale grave kosovare, të cilat kishin përjetuar trauma si dhe për të lehtësuar efektet e çrregullimeve të stresit post-traumatik.

Eksperienca tregoi që të njëjtat problematika sociale të evidentuara për gratë nga Kosova ishin prezente dhe për realitetin tonë për gratë e qytetit të Durrësit, të cilat vuanin nga një sërë problemesh sociale.

Të ndodhura përballë këtij fakti, me përfundimin e krizës kosovare, themelueset vendosën të vazhdonin punën e tyre, duke themeluar një organizatë e cila do të adresonte nevojat e grave me probleme sociale të qytetit të Durrësit.

Kështu, në Shkurt të vitit 2000, u bë rregjistrimi i organizatës “Shoqata e Grave me Probleme Sociale”, si një organizatë jo-qeveritare, jo-politike dhe jo-fitimprurëse në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Durrësit.

Në vitin 2004, Shoqata e Grave me Probleme Sociale u pajis me Liçencën shtetërore për ofrimin e shërbimeve sociale ndaj grupeve vulnerabël të grave. Liçensa është rinovuar periodikisht sipas planeve kohore të Departamentit të Politikave Sociale në MPCSSHB.

Në historikun 11 – vjeçar të organizatës vlejnë për t’u përmendur arritjet e mëposhtme:
- Viti 2001 – Hapja e Qëndrës së Parë të Këshillimit për Gra dhe Vajza;
- Viti 2001 – Hapja e Qëndrës Ditore për të Moshuarit,
- Viti 2004 – Hapja e Qëndrës Komunitare “Shpresa”, si një degë e Shoqatës së Grave me Probleme Sociale, në një zonë informale të qytetit të Durrësit, në Porto Romano,
- Viti 2007- Hapja e Qëndrës Komunitare për Gra dhe të Rinj, në një zonë tjetër informale të qytetit të Durrësit (Spitallë) në kuadër të Projektit COOSLA. (me mbështetjen e BE-së dhe COOSS Marche, Bashkisë së qytetit Durrës dhe Drejtorisë Rajonale Arsimore).
- Viti 2008 – Hapja e Zyrës së parë të Barazisë Gjinore, si një strukturë e Bashkisë së Durrësit, si rezultat i një lobimi të vazhdueshëm me autoritetet e pushtetit lokal, në kuadër të programit të USAID. Kjo zyrë ka qënë e para e këtij lloji e hapur në Shqipëri, e cila shërbeu si model për hapjen e zyrave të tjera në komunat e Qarkut të Durrësit.

[notice]EKSPERTIZA[/notice]

Shoqata e Grave me Probleme Sociale në sajë të një ekipi multi-displinar pune ofron ekspertizën e saj në drejtimet e mëposhtme:

Shërbime psiko-sociale për grupe të marxhinalizuara të grave si: gra të divorcuara, gra kryefamiljare, viktima të dhunës në familje e trafikimit si dhe gra të papunësuara. Keto sherbime ofrohen nga: psikolog klinik dhe punonjes sociale.

Shërbime ligjore – këshillim dhe asistencë ligjore për gratë në vështirësi ekonomike të cilat janë të përfshira në proçeset gjyqësore, të tilla si: marrja e urdhërit të mbrojtjes në rastet e dhunës në familje, ndjekja e proçedurave të divorcit si dhe vlerësimi psiko-emocional i fëmijëve në rastet e lënies për rritje dhe edukim të tyre. Kwto shwrbime ofrohen nga juriste dhe avokatw.

Shërbime mjekësore – këshillim mjekësor dhe referim për target grupin në fokus të Shoqatës, tw cilat ofrohen nga mjekw tw specializuar nw drejtime tw ndryshme.

Formimi profesional – ofrimi i kurseve të formimit profesional për grupe vulnerable, kryesisht gra dhe të rinj të papunësuar, të paarsimuar, duke pasur si qëllim rritjen e mundësive për integrim të këtij target grupi në tregun e punës. Kurset e formimit profesional janë të tilla si: rrobaqepsi dhe punëdore, gatim dhe hekurosjeje, sherbime ne familje pwr tw moshuarit, babysiter, gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike. Ndërmjetësimi për punësim me Zyrën Rajonale të Punësimit ka qënë fokus i vazhdueshëm i Shoqatës.

Organizimi i aktiviteteve social – kulturore, edukative dhe ndërgjegjësuese në kuadër të ditëve të veçanta kalendarike, si Dita e Gruas, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Fëmijëve, etj.

AWSP është anëtare e:
- Rrjetit Shqiptar për Fuqizimin e Grave (AWEN) që prej vitit ….
- Rrjetit të BKTF-së- Së Bashku pwr Kujdesin Twrwsor tw Fwmijwve që prej vitit 2007.
- Fondacionit të Anna Lindh që prej vitit 2007
- Aleancës për Fëmijë Shqipëri që prej vitit 2002.

Shoqata ka gjithashtu bashkëpunime në nivel rajonal me disa organizata që kanë në fokus të tyre mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave në Maqedoni, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Mal të Zi.

[notice]PARTNERET[/notice]

Shoqata e Grave me Probleme Sociale ka partneritet të vazhdueshëm me:

Institucionet Shtetërore:
Struktura të qeverisjes qëndrore dhe vendore: Qarku Durrws, Prefektura Durrws, Bashkia Durrës, Komunat kryesore të Qarkut Durrës; Zyrën Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Zyrën Rajonale të Punësimit, Drejtorinë Rajonale Arsimore, Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Publik dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.

Organizata jo qeveritare lokale: 
Qendra Psiko-Sociale Vatra; Qendra e Kwshillimit pwr Gra dhe Vajza, Tiranw; Forumi i Gruas, Elbasan; Qendra “Unw gruaja”, Pogradec; Aleanca Gjinore, Tiranw; Argitra – Vizion, Peshkopi, Shoqata “ Jona”, Sarandw; “Gruaja tek Gruaja”, Shkoder.

[notice]PROJEKTET[/notice]

Projektet e zbatuara aktualisht nga AWSP janë:
- Projekti “Qëndra Sociale për Gra dhe Vajza” financuar nga Kvinna Till Kvinna.
- Projekti “Forcimi i Ofrimit të Shërbimeve për Viktimat e Dhunës me Bazë Gjinore në Shqipëri” financuar nga Soros.
- Projekti “ Ndwrtimi i njw zhvillimi tw mundshwm” financuar nga Regione Marche.

[notice]PUBLIKIME (FLETËPALOSJE, POSTERA, RAPORTE, STUDIME/ANALIZA ETJ)[/notice]

[notice]DONATORET[/notice]

Donatori kryesor i Shoqatës së Grave me Probleme Sociale që prej vitit 2002 është Fondacioni Suedez Kvinna till Kvinna.

Donatorë të tjerë të rëndësishëm në projektet e implementuara në vite kanë qënë:
PNUD, SNV, NPA, Ambasada Amerikane, Banka Botërore, World Food Program (WFP) Fonadacioni Soros, Misioni pa Kufi, Ministria e Kulturës, USAID, UNFPA, Europe Aid, Ambasada Norvegjeze dhe Hollandeze në Shqipëri, BTD (Balkan Trust for Democracy), Global Fond, SWISS Development, AMSHC (Agjensia në Mbështetje të Shoqërisë Civile).