Rezoluta 1325

E pranuar nga Këshilli i Sigurimit në takimin e tij të 4213-të, më 31 tetor 2000 Këshilli i Sigurimit, Duke rikujtuar rezolutat e tij: 1261 (1999) e 25 gushtit 1999, 1265 (1999) e 17 shtatorit 1999, 1296 (2000) e 19 prillit 2000 dhe 1314 (2000) e 11 gushtit 2000, si dhe deklaratat përkatëse të Presidentit të tij; duke rikujtuar gjithashtu deklaratën për shtyp të Presidentit me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Grave dhe të Paqes
Ndërkombëtare (Dita Ndërkombëtare e Grave) më 8 Mars 2000 (SC/6816), Duke rikujtuar gjithashtu zotimet e deklaratës së Pekinit dhe të Platformës për Veprim (A/52/231), si edhe zotimet e përfshira në dokumentin përfundimtar të Sesionit të Veçantë të njëzet e tretë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të titulluar “Gratë 2000: Barazia Gjjinore, Zhvillimi dhe Paqja për Shekullin e Njëzetë e Një” (A/S-23/10/Rev.1), në veçanti ato që kanë të bëjnë me gratë dhe konfliktin e armatosur.

REZOLUTA-1325-_GRUAJA-PAQJA-DHE-SIGURIA_.pdf