Ligje dhe Konventa

Konventa e Stambolit
Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje Stamboll, 11.V.2011 www.coe.int/conventionviolence 2 The official languages of the Council of Europe are...

Janar 12, 2017

Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave
Miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutёn e saj 34/180 të datёs 18 dhjetor 1979 HYRË NË FUQI: më 3 shtator...

Shkurt 1, 2017

Rezoluta 1325
E pranuar nga Këshilli i Sigurimit në takimin e tij të 4213-të, më 31 tetor 2000 Këshilli i Sigurimit, Duke rikujtuar rezolutat e tij: 1261 (1999) e 25 gushtit 1999,...

Shkurt 1, 2017

Deklarata e Pekinit dhe Platforma për Veprim
DEKLARATA E PEKINIT 1. Ne, Qeveritë, pjesëmarrëse në Konferencën e Katërt Botërore për Gratë, 2. Të mbledhura këtu në Pekin në shtator të vitit 1995, në përvjetorin e pesëdhjetë të...

Shkurt 1, 2017

Strategjia Kombёtare pёr Barazinё Gjinore
Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore (SKBGJ) 2016-20201 dhe Plani i saj i Veprimit, hartuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me kontributin e Grupit Ndërinstitucional të Punës 2 ,...

Janar 12, 2017

Ligji pёr masa kundёr dhunёs nё familje
LIGJ Nr.9669, datë 18.12.2006 PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e 20 mijë zgjedhësve, KUVENDI I...

Janar 12, 2017

RRJETI AWEN

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri  është një organizatë jo-fitimprurëse, e krijuar në vitin 2009. Organizata jonë punon në fushën e të drejtave të njeriut, në mënyrë të vecantë në fushën e të drejtave të grave dhe vajzave. Qëllimi kryesor i këtij rrjeti është fuqizimi social, ekonomik, kulturor dhe politik i gruas shqiptare. Rrjeti përbëhet nga 9 organizata të cilat ndodhen në të gjithë territorin e Shqipërisë, nga veriu në jug dhe më specifikisht:

  1. Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim,  Tiranë
  2. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë
  3.  Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Durrës
  4. Shoqata Unë Gruaja, Pogradec
  5. Shoqata Agritra Vizion, Peshkopi
  6. Shoqata Gruaja tek Gruaja, Shkodër
  7. Forumi  i Gruas Elbasan
  8. Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, Vlorë
  9. Shoqata Jona, Sarandë

PREZANTIMI I QAGJZH

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është një organizatë  jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 1995. Ne punojmë  për barazinë midis grave dhe burrave në Shqipëri. Ne e arrijmë këtë qëllim nëpërmjet advokacisë, lobimit dhe trajnimeve. Nëpërmjet advokacisë dhe lobimit në synojmë të përmirësojmë barazinë gjinore në vendim-marrje dhe të parandalojmë diskriminimin ndaj grave. Nëpërmjet trajnimeve në shpërndajmë dijet tona mbi përkatësinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGjZh) është e liçencuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në Shqipëri, si një qendër burimore mbi barazinë gjinore. Si një qendër burimore vazhdimisht na kërkohet të rishikojmë dhe komentojmë mbi ligjet dhe politikat lidhur me Ministrinë.

Ne jemi një organizatë me eksperiencë; ne kemi punuar për thuajse 15 vite. Gjatë kësaj kohe ne kemi zbatuar në mënyrë të suksesshme më shumë se 70 projekte. Çdo projekt që ne organizojmë monitorohet dhe vlerësohet duke përdorur indikatorë specifikë. Kjo siguron që projektet tona janë ndërmarrë bazuar në standardet më të larta profesionale. Kjo gjithashtu ndihmon që puna jonë e vazhdueshme të jetë e matshme. Janë realizuar shumë aktivitete nëpërmjet zbatimit të shumë projekteve gjatë viteve dhe disa prej tyre janë listuar më poshtë:

Në punojmë kryesisht në  fushat e integrimit të përkatësisë gjinore, Integrimin Evropian, fuqizimin ekonomik, qeverisjen në bazë të gjinisë, dhunën ndaj grave, arsimimin dhe median. Eksperienca e fituar nga puna jonë na ka ndihmuar të përmirësojmë organizatën tonë dhe të gjejmë mënyra dhe metodologji që funksionojnë dhe prodhojnë rezultate të vërteta për gratë në Shqipëri.
Përgjatë viteve ne kemi ndërmarrë trajnime mbi përkatësinë gjinore në shumë nivele të ndryshme. Ne kemi organizuar trajnime në fusha që përfshijnë nga qeverisja deri të arsimimi, prej buxhetimit deri në fuqizimin e grave të reja.

HISTORIKU DHE MISIONI

Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim (QAGjZh) (ish-Qendra e Gruas) është themeluar në vitin 1994 nga shoqata Refleksione, financuar nga Fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”-Programi i Gruas. Në qershor 1995 me vendim të Gjykatës së rrethit Tiranë, është regjistruar zyrtarisht bazuar në nenin 55 të ligjit 7850 më datë. 28.07.1994 sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim është ri-regjistruar më dt. 4 Mars 2002 bazuar në Ligjin e ri për Organizatat Jo-fitimprurëse në Shqipëri.

Ajo synon krijimin e mundësive të barabarta midis gjinive nëpërmjet: informimit, studimeve, advokacisë, lobimit dhe trajnimeve, të trajtuara këto nën perspektivën gjinore.

Misioni i QAGjZh-së realizohet përmes:
– Vlerësimit të nevojave dhe Zhvillimin me  pjesëmarrje të projektit;
– Rritje të ndërgjegjësimit të grupeve të ndryshme rreth çështjeve gjinore, duke u ofruar  atyre një perspektivë të re; për të adresuar problemet me të cilat përballen gratë shqiptare, në zona të ndryshme, si; varfëria, pjesëmarrja e ulët në vendimmarrje, dhuna në familje, trafikimi, aksesi i ulët ndaj informacionit, etj.
– Kontribuimit në  draftimin e politikave sociale lidhur me çështjet e përkatësisë  gjinore në Shqipëri;
– Mbledhjes, përpunimit dhe shpërndarjes së informacionit lidhur me çështjet sociale, nën këndvështrimin e përkatësisë gjinore;
– Konsolidimit të një rrjeti bashkëpunëtorësh, përfaqësues të OJF-ve të ndryshme, në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar;
– Ofrimit të asistencës, trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve për gratë, përfaqësuese të organizatave joqeveritare.

EKSPERTIZA

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është e mirënjohur në Shqipëri dhe në Rajon, kjo falë një numri eventesh të zbatuar gjatë viteve, përfshi, analizë, monitorim, dhe vlerësim të politikave dhe strategjive; programe trajnimi; ekzistenca e një ekipi trajnerësh në nivel kombëtar; organizim konferencash në nivel rajonal, gjithashtu dhe botime në fushën e Barazisë Gjinore dhe Zhvillimit.

Puna e stafit të Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim është e bazuar në një metodologji specifike, e cila bën rezultatet e punës tonë vazhdimisht të matshme. Çdo projekt është i monitoruar dhe vlerësuar në bazë të indikatorëve/treguesve specifikë. Kështu, aktivitetet/puna është realizuar me standartet më të larta dhe profesionale të mundshme. Nëpërmjet punës së tij, stafi synon të arrijë efektivitet dhe eficencë, duke përdorur një metodologji që arrin nevojat dhe interest e përfituesve, dhe që çon në ndërhyrje profesionale.

Duke marrë parasysh që Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka rritur kapacitetet, veçanërisht ato lidhur me burimet njerëzore, një nga rezultatet ka qenë asistenca e vazhdueshme për organizatat dhe institucionet në Shqipëri. Një sërë organizatash, veçanërisht ato që punojnë në fushën e të drejtave të grave, kanë marrë asistencë për të ndërtuar kapacitet e tyre.

Gjatë viteve të fundit, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është bërë qendra  më e mirë për të ofruar trajnimet gender në Shqipëri. I njëjti konkluzion është i vlefshëm për mbledhjen dhe shpërndarjen e botimeve në lidhje me Barazinë Gjinore, gratë dhe problemet sociale në Shqipëri, gjithashtu për realizimin e publikimeve dhe manualeve që i janë shpërndarë publikut të gjerë.

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është ndër të paktat organizata në Shqipëri që punojnë në fushën e gender mainstreaming, draftimin e manualeve, strategjitë, dhe programe se si barazia gjinore mund të integrohet/përfshihet në fusha të ndryshme.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në 30.06.2005, u liçensua nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale si Qendër Burimore në Çështjet Gjinore. Ky fakt thekson edhe njëherë kredibilitetin, efiçensën dhe efektivitetin e punës të stafit të Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim. Plotësimi dhe perfeksionimi i standarteve bashkëkohore dhe respektimi i legjislacionit vendas është një tjetër faktor që ka ndikuar dhe ndikon në forcimin e marrëdhënieve me autoritetet shtetërore, donatorët, bashkëpunëtorët dhe përfituesit e shërbimeve që ne ofrojmë.

PARTNERET

Puna e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim realizohet në bashkëpunim me aktorë të tjerë, të cilët kontribuojnë në fushën e barazisë gjinore në Shqipëri. Aktorë kyç nga fusha ekonomike, sociale dhe politike janë partnerë të vazhdueshëm në projektet dhe aktivitetet e realizuara nga kjo qendër.

Ndërmjet tyre, mund të përmenden:
Drejtoria për Shanset e Barabarta, Fakulteti i Shkencave Sociale – Instituti i Studimeve Gjinore; Instituti Shqiptar i Statistikave; Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë; Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Universiteti i Tiranës, Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit; Qendra e Trajnimit dhe Kualifikimit për Arsimin; Instituti i Kurrikulës dhe Standardeve; Organizatat që mbrojnë të Drejtat e Grave, Forumet e Grave dhe Forumet Rinore pranë Partive Politike, etj.

RRJETEZIMI

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është përfshirë në një sërë rrjetëzimesh formale dhe joformale. Ajo luan një rol themelor në krijimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me një sërë organizatash dhe rrjetesh, të cilat janë të përfshira në mbrojtjen e të drejtave të grave.

QAGJZH luan një rol të rëndësishëm në dy rrjete: Rrjeti Shqiptar Kundër Dhunës me Baza Gjinore dhe Trafikimit dhe  Rrjeti për Fuqizimin e Gruas në Shqipëri (AWEN).
Aleanca Gjinore për Zhvillim ka marrëdhënie të forta bashkëpunimi me organizata jo-fitimprurëse në të gjithë rajonin dhe më gjerë, si në Bullgari, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci, etj. Aleanca Gjinore për Zhvillim është përfshirë në koalicionin rajonal SEELIDA (Southeast Europe Leadership), një koalicion që përfshin përfaqësues nga Kroacia, Bosnia dhe Hercegovina, Rumania dhe Greqia. Ajo është anëtare e Koalicionit KARAT për Veprim në nivel rajonal. Duke filluar vite më përpara, Aleanca Gjinore për Zhvillim vazhdon të jetë pjesë e Rrjetit të Grave Lindje – Perëndim (NEWW), rrjet i cili në vazhdimësi ka mbështetur bibliotekën e Qendrës së Informacionit dhe Dokumentacionit. Aleanca Gjinore për Zhvillim është pjesë e Rrjetit të Programit të Gruas të Fondacionit Soros. Që prej vitit 1996 ajo është pjesë e “Zërave Vitalë” – Rrjeti i Grave pjesëmarrëse në Konferencën e Vienës. Mes organizatave me të cilat ajo bashkëpunon vlen të përmenden REWIND – Rrjeti Rajonal i Qendrave të Dokumentacionit dhe Informacionit për Çështjet e Grave dhe Rrjeti Rajonal i Antitrafikimit.

DONATORE
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim bashkëpunon me shumë organizata dhe institucione ndërkombëtare dhe rajonale, të cilat punojnë në çështjet e përkatësisë gjinore dhe zhvillimit, veçanërisht vitet e fundit, ky bashkëpunim ka qenë shumë i suksesshëm. Ndërmjet tyre ndër donatorët më kryesorë mund të përmendim: FONDACIONI KING BAUDOUIN,  CORDAID, NOVIB, SIDA, KVINNA TILL KVINNA, OSFA,  IWP, CCFD , MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME AUSTRIAKE, WELTHAUS DIÖZESE GRAZ-SECKAU,  HORIZONT 3000,  SDC, AECID, KOMISIONI EUROPIAN, UNICEF, AMBASADA AMERIKANE NË TIRANË, UNDP/LGP, UNWOMEN,  PREZENCA E OSBE NË SHQIPËRI,  USAID,  KËSHILLI BRITANIK ,  OSFA etj.

PROJEKTE NË 2011
1.    Projekti  ‘Rrugë për Fuqizimin e Gruas’ mbështetur nga USAID/World Learning,
(Shkurt –Mars 2011).
2.    Projekti  “Zhvillimi i Skedave të Rezultateve në Komunitet në Bashkitë e Lushnjës, Beratit, Laçit, Gramshit, si pjesë e projektit “Barazi në Qeverisje”, financuar nga HORIZONT3000, Organizata Austriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Welthaus Diözese Graz-Seckau. (Mars-Nëntor 2011).
3.    Projekti “Nxitja e Fuqizimit Politik të Grave në Zonat Rurale të Tiranës”, financuar nga UNWOMEN dhe UNDP. (Gusht 2010 – Korrik 2011).
4.    Projekti “Fuqizimi i Rolit të Gruas në Qeverisje (Task I) –Rritje e kapacitetit të grave si kandidate dhe votuese dhe veprimi si një forcë lobuese e dukshme në zgjedhjet për pushtetin lokal të vitit 2011”, financuar nga Prezenca e   OSBE NË SHQIPËRI (SHKURT -MAJ 2011).
5.    Projekti “Të Ndryshëm por të Barabartë në Shkollë dhe në Jetë”- për mësues dhe nxënës të shkollave të mesme, financuar nga Kvinna till Kvinna  (Janar – Dhjetor 2011)
6.    Projekti “Njohuri për Fuqizimin e Grave “- Promovimi i Mundësive për Punësim dhe Gjenerimit të të Ardhurave  për Gratë” financuar nga Banka Botërore dhe Këshilli Britanik  ( Maj 2011 – Shkurt  2012)

BOTIME
Disa nga Publikimet dhe studimet e botuara nga QAGjZh janë:
1.    Të Drejtat e Punës së Grave në Shqipëri (2010)
2.    Raporti HIJE mbi zbatimin e Konventës CEDAW  (2010)
3.    Libri im për Përkatësinë Gjinore – për mësues dhe studentë të shkollave të mesme (2009)
4.    Transparenca – Një mënyrë drejt Besimit Publik (2008)
5.    Një udhëzues drejt barazisë midis burrave dhe grave 2006-2010 (2008)
6.    Barazia Gjinore si kusht për Integrim Europian (2008)
7.    Të jesh grua…Në Shqipëri, pas viteve 1990 (2007)
8.    50 fotografi nga jeta e grave dhe vajzave shqiptare (2007)
9.    Krijimi i mundësive ekonomike për gratë në Shqipëri-Një strategji për parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore. (2006)
10.    Media e shkruar në Shqipëri.– Një vëzhgim i shkurtër. (2006)
11.    Përfaqësimi dhe cilësia e demokracisë në Shqipëri– Një perspektivë gjinore. (2006)
12.    Përkatësia gjinore dhe buxhetimi (2005)
13.    Monitorimi dhe vlerësimi nën një perspektivë gjinore. (2005)
14.    Analiza gjinore e teksteve të shkollës fillore. (2005)

Faqja zyrtare:   http://www.gadc.org.al/v2/

  1. PROFILI I QKGV

 

Qendra e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat ekziston që prej vitit 1996 me qëllim promovimin e barazisë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të grave si të drejta themelore, mbështetje ndaj viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, edukim dhe fuqizim ekonomik të grave dhe vajzave në shoqërinë shqiptare.

Misioni: QKGV kontribuon në emancipimin e shoqërisë shqiptare për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të grave dhe vajzave nëpërmjet shërbimeve për viktimat e dhunës në familje, programeve parandaluese dhe ndërgjegjësuese, avokimit dhe punës kërkimore.

Vizioni: Vizioni i QKGV është krijimi i një kulture ku dhuna në familje është e patolerueshme, ku shoqëria kontribuon për fuqizimin e viktimave dhe të mbijetuarave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore dhe ku drejtësia vepron efektivisht ndaj abuzuesve.

Qendra e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat mbështetet në parimin se një jetë e sigurtë dhe pa dhunë është një e drejtë themelore dhe në mbështetje të këtij parimi, vazhdimisht, Qendra ofron mbështetje të specializuar për gratë dhe vajzat, inkurajon çdo veprim individual apo institucional kundër dhunës së burrave ndaj grave dhe kontribuon në fuqizimin e rrjeteve të grave dhe aktivizmin e shoqërisë civile.

Qendra e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat ofron mbështetje ndaj viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në të gjithë territorin si dhe një numër të madh aktivitetesh informuese dhe ndërgjegjësuese për publikun, konsultime me ato gra që jetojnë me traumën e dhunës në familje nëpërmjet shërbimit të Qendrës kombëtare telefonike, dhe shërbimeve psikosociale. Qendra zbaton programe edukimi për profesionistë të shërbimeve të ndryshme shtetërore, ndërmerr monitorimin e zbatueshmërisë së politikave publike dhe vlerëson ndërhyrjet konkrete në përmirësimin e shërbimeve publike si pjesë e avokimit për ndryshime/përmirësime afatgjata.

Gjatë viteve të fundit, Qendra e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat ka arritur në përfundimin se angazhimi i djemve dhe burrave si partnerë me vajzat dhe gratë është domosdoshmëri për krijimin e barazisë gjinore dhe zhdukjen e dhunës me bazë gjinore. Si rezultat QKGV krijoi Qendrën e Këshillimit për Burrat dhe Djemtë që ofron shërbime këshillimore për burrat si kryes të dhunës në familje. Qendra e Këshillimit për Burrat dhe Djemtë ka përfshirë, vazhdimisht, në veprimtarinë e punës së saj edhe ndërgjegjësimin për edukimin e të rinjve.

Qendra e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat ka zhvilluar statusin e saj mbi një sërë shërbimesh dhe profesionalizmi si më poshtë:

  • Shërbime të drejtpërdrejta. Kjo veprimtari shtrihet në 20 fshatra dhe rrethina të Tiranës, 15 fashtra të Shkodrës, 10 fshatra të Beratit dhe 12 fshatra të Pogradecit. Gjatë periudhës 2008-2016 kanë përfituar shërbime të drejtpërdrejta rreth 114,000 gra, këshillim individual rreth 28,700 gra dhe vajza, si dhe këshillime në grup mbi 4200 gra.
  • Punë kërkimore dhe studime kushtuar çështjeve që lidhen me dhunën në familje; dhe dokumentimin e dëshmive dhe analizën e rasteve të mbledhura.
  • Ndërgjegjësim dhe ndërmarrje të fushatave sensibilizuese nëpërmjet anganzhimit të medias, dhe përgatitjes së strategjive të komunikimit; organizimit të veprimtarive publike për grupe profesionale dhe publikun e gjerë.
  • Ngritje kapacitetesh dhe trajnim për grupe të caktuara profesionistësh si punonjës të policisë, gjyqtarë, edukatorë, mjekë dhe punonjës socialë dhe drejtues dhe përfaqësues të komuniteteve; orientim profesional dhe trajnime për të gjitha qendrat që mbështesin viktimat e dhunës në familje në Elbasan, Durrës, Lezhë, dhe Kukës.
  • Avokim: Qendra ka ofruar ekspertizë dhe rekomandime në përgatitjen dhe përmirësimin e Kodit të Familjes, ligjit për barazinë gjinore, ligjit për ndihmën dhe shërbimet sociale si dhe ligjin për masat kundër dhunës në familje.

INFORMACION I PËRMBLEDHUR RRETH SHOQATËS SË GRAVE ME PROBLEME SOCIALE

Shoqata e Grave me Probleme Sociale (AWSP) është një organizatë jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 1999, e cila operon në Qarkun e Durrësit. Ajo ka si qëllim promovimin e barazisë gjinore në shoqëri si dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të marxhinalizuara të grave në këtë Qark. Dhuna në familje, barazia gjinore, pjesëmarrja aktive e gruas në vendim-marrje, si dhe integrimi i komuniteteve të zonave informale në jetën social-kulturore të qytetit janë çështjet kryesore në fokus të punës së kësaj organizate.

Për më shumë se një dekadë, Shoqata e Grave me Probleme Sociale ka ofruar një gamë të gjërë shërbimesh për grupet vulnerabël të grave të këtij Qarku, shërbime të cilat kanë konsistuar në: shërbime psiko-sociale, shërbime ligjore, shërbime mjekësore si dhe në informim dhe ndërgjegjësim. Ndërmarrja e iniciativave konkrete për lobime dhe advokime në lidhje me zhvillimin e komunitetit në përgjithësi dhe fuqizimin e statusit të gruas në shoqëri në veçanti, kanë qënë gjithashtu fusha të rëndësishme ku WASP ka vepruar dhe vazhdon të veprojë fuqishëm.

VIZIONI: INTEGRIM, ZHVILLIM DHE PAQE

MISIONI:

– Mbrojtja e të drejtave të grave si pjesë e të drejtave të njeriut;
– Rritja e imazhit publik të gruas si dhe prezencës së saj në jetën politike dhe publike;
– Zhvillimi i alternativave dhe mundësive, të cilat synojnë forcimin e pozicionit të gruas në shoqëri.

HISTORIKU I AWSP

AWSP u krijua në periudhën e krizës së Kosovës (viti 1998), në kohën kur një numër i madh i popullsisë së Kosovës u shpërngul drejt Shqipërisë me qëllim gjetjen e një mbështetje për situatën e tyre emergjente. Një grup grash të qytetit të Durrësit (themelueset) të interesuara për të ndihmuar të ardhurit nga Kosova, u mblodhën së bashku me idenë për të ofruar asistencë sociale grave kosovare, të cilat kishin përjetuar trauma si dhe për të lehtësuar efektet e çrregullimeve të stresit post-traumatik.

Eksperienca tregoi që të njëjtat problematika sociale të evidentuara për gratë nga Kosova ishin prezente dhe për realitetin tonë për gratë e qytetit të Durrësit, të cilat vuanin nga një sërë problemesh sociale.

Të ndodhura përballë këtij fakti, me përfundimin e krizës kosovare, themelueset vendosën të vazhdonin punën e tyre, duke themeluar një organizatë e cila do të adresonte nevojat e grave me probleme sociale të qytetit të Durrësit.

Kështu, në Shkurt të vitit 2000, u bë rregjistrimi i organizatës “Shoqata e Grave me Probleme Sociale”, si një organizatë jo-qeveritare, jo-politike dhe jo-fitimprurëse në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Durrësit.

Në vitin 2004, Shoqata e Grave me Probleme Sociale u pajis me Liçencën shtetërore për ofrimin e shërbimeve sociale ndaj grupeve vulnerabël të grave. Liçensa është rinovuar periodikisht sipas planeve kohore të Departamentit të Politikave Sociale në MPCSSHB.

Në historikun 11 – vjeçar të organizatës vlejnë për t’u përmendur arritjet e mëposhtme:
– Viti 2001 – Hapja e Qëndrës së Parë të Këshillimit për Gra dhe Vajza;
– Viti 2001 – Hapja e Qëndrës Ditore për të Moshuarit,
– Viti 2004 – Hapja e Qëndrës Komunitare “Shpresa”, si një degë e Shoqatës së Grave me Probleme Sociale, në një zonë informale të qytetit të Durrësit, në Porto Romano,
– Viti 2007- Hapja e Qëndrës Komunitare për Gra dhe të Rinj, në një zonë tjetër informale të qytetit të Durrësit (Spitallë) në kuadër të Projektit COOSLA. (me mbështetjen e BE-së dhe COOSS Marche, Bashkisë së qytetit Durrës dhe Drejtorisë Rajonale Arsimore).
– Viti 2008 – Hapja e Zyrës së parë të Barazisë Gjinore, si një strukturë e Bashkisë së Durrësit, si rezultat i një lobimi të vazhdueshëm me autoritetet e pushtetit lokal, në kuadër të programit të USAID. Kjo zyrë ka qënë e para e këtij lloji e hapur në Shqipëri, e cila shërbeu si model për hapjen e zyrave të tjera në komunat e Qarkut të Durrësit.

EKSPERTIZA

Shoqata e Grave me Probleme Sociale në sajë të një ekipi multi-displinar pune ofron ekspertizën e saj në drejtimet e mëposhtme:

Shërbime psiko-sociale për grupe të marxhinalizuara të grave si: gra të divorcuara, gra kryefamiljare, viktima të dhunës në familje e trafikimit si dhe gra të papunësuara. Keto sherbime ofrohen nga: psikolog klinik dhe punonjes sociale.

Shërbime ligjore – këshillim dhe asistencë ligjore për gratë në vështirësi ekonomike të cilat janë të përfshira në proçeset gjyqësore, të tilla si: marrja e urdhërit të mbrojtjes në rastet e dhunës në familje, ndjekja e proçedurave të divorcit si dhe vlerësimi psiko-emocional i fëmijëve në rastet e lënies për rritje dhe edukim të tyre. Kwto shwrbime ofrohen nga juriste dhe avokatw.

Shërbime mjekësore – këshillim mjekësor dhe referim për target grupin në fokus të Shoqatës, tw cilat ofrohen nga mjekw tw specializuar nw drejtime tw ndryshme.

Formimi profesional – ofrimi i kurseve të formimit profesional për grupe vulnerable, kryesisht gra dhe të rinj të papunësuar, të paarsimuar, duke pasur si qëllim rritjen e mundësive për integrim të këtij target grupi në tregun e punës. Kurset e formimit profesional janë të tilla si: rrobaqepsi dhe punëdore, gatim dhe hekurosjeje, sherbime ne familje pwr tw moshuarit, babysiter, gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike. Ndërmjetësimi për punësim me Zyrën Rajonale të Punësimit ka qënë fokus i vazhdueshëm i Shoqatës.

Organizimi i aktiviteteve social – kulturore, edukative dhe ndërgjegjësuese në kuadër të ditëve të veçanta kalendarike, si Dita e Gruas, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Fëmijëve, etj.

AWSP është anëtare e:
– Rrjetit Shqiptar për Fuqizimin e Grave (AWEN) që prej vitit ….
– Rrjetit të BKTF-së- Së Bashku pwr Kujdesin Twrwsor tw Fwmijwve që prej vitit 2007.
– Fondacionit të Anna Lindh që prej vitit 2007
– Aleancës për Fëmijë Shqipëri që prej vitit 2002.

Shoqata ka gjithashtu bashkëpunime në nivel rajonal me disa organizata që kanë në fokus të tyre mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave në Maqedoni, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Mal të Zi.

PARTNERET

Shoqata e Grave me Probleme Sociale ka partneritet të vazhdueshëm me:

Institucionet Shtetërore:
Struktura të qeverisjes qëndrore dhe vendore: Qarku Durrws, Prefektura Durrws, Bashkia Durrës, Komunat kryesore të Qarkut Durrës; Zyrën Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Zyrën Rajonale të Punësimit, Drejtorinë Rajonale Arsimore, Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Publik dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.

Organizata jo qeveritare lokale: 
Qendra Psiko-Sociale Vatra; Qendra e Kwshillimit pwr Gra dhe Vajza, Tiranw; Forumi i Gruas, Elbasan; Qendra “Unw gruaja”, Pogradec; Aleanca Gjinore, Tiranw; Argitra – Vizion, Peshkopi, Shoqata “ Jona”, Sarandw; “Gruaja tek Gruaja”, Shkoder.

PROJEKTET

Projektet e zbatuara aktualisht nga AWSP janë:
– Projekti “Qëndra Sociale për Gra dhe Vajza” financuar nga Kvinna Till Kvinna.
– Projekti “Forcimi i Ofrimit të Shërbimeve për Viktimat e Dhunës me Bazë Gjinore në Shqipëri” financuar nga Soros.
– Projekti “ Ndwrtimi i njw zhvillimi tw mundshwm” financuar nga Regione Marche.

PUBLIKIME (FLETËPALOSJE, POSTERA, RAPORTE, STUDIME/ANALIZA ETJ)

DONATORET

Donatori kryesor i Shoqatës së Grave me Probleme Sociale që prej vitit 2002 është Fondacioni Suedez Kvinna till Kvinna.

Donatorë të tjerë të rëndësishëm në projektet e implementuara në vite kanë qënë:
PNUD, SNV, NPA, Ambasada Amerikane, Banka Botërore, World Food Program (WFP) Fonadacioni Soros, Misioni pa Kufi, Ministria e Kulturës, USAID, UNFPA, Europe Aid, Ambasada Norvegjeze dhe Hollandeze në Shqipëri, BTD (Balkan Trust for Democracy), Global Fond, SWISS Development, AMSHC (Agjensia në Mbështetje të Shoqërisë Civile).

 

“Unë, Gruaja” është një organizatë jofitimprurëse e regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 31 korrik 2003, nr 748,  e cila ushtron aktivitetin e saj në interes të publikut dhe në përputhje me Ligjin për Organizatat Jofitimprurëse.

Misioni i organizatës është të fuqizojë, edukojë dhe integrojë gruan dhe të rinjtë në jetën sociale, kulturore dhe politike si dhe të krijojë shanse të barabarta për ata në rajonin Pogradec-Korçë.

UG ka shërbyer si qendër këshillimi për gra e vajza të abuzuara; numri i telefonit (08322) 2140 është gjerësisht i njohur në komunitet.

Kryesisht në 13 vitet e fundit, projektet e realizuara kanë synuar fuqizimin e gruas, Barazinë gjinore, reduktimin e Dhunës në Familje dhe mbështetjen e viktimave të kësaj dhune. Aktualisht shoqata ofron këshillim emocional, psikologjik dhe ligjor.

Shoqata “Unë, Gruaja” prej vitit 2010 është pjesë e mekanizmit të referimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në familje dhe ka luajtur rol thelbësor në funksionimin e këtij mekanizmi, nëpërmjet nismave advokuese dhe lobuese. Fuqizimi i ndërveprimit me institucionet lokale dhe përmirësimi i përgjigjes së koordinuar mbeten ende ndër prioritetet kryesore, ndërsa puna me gratë në zonat rurale është sfida e radhës, në kuadër të ndarjes së re territoriale.

Shoqata “Unë, Gruaja” është pjesë e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas (AWEN) që nga themelimi i tij. UG njeh, vlerëson fuqinë e rrjetit dhe është pjesë aktive e iniciativave të përbashkëta në nivel lokal dhe kombëtar.

Unë, Gruaja është e para organizatë në Pogradec që promovoi vlerat e demokracisë në nivel lokal. Ajo është protagoniste e një sërë iniciativave për të informuar dhe sensibilizuar komunitetin për rëndësinë e pjesëmarrjen qytetare, për rolin e këshillit bashkiak dhe ndikimi i tyre në cilësinë e jetës kur ata marrin vendime për investimet, politikat sociale etj.

UG ka promovuar aktivizmin e të rinjve në jetën publike, lidershipin e të rinjve dhe i ka inkurajuar ata të bëjnë punë vullnetare duke kthyer vullnetin dhe dëshirat e tyre në vlera komunitare. Gjatë gjithë rrugës dhe angazhimeve të saj organizata ka pasur mbështetjen e komunitetit. Komuniteti i Pogradecit ka qenë dëshmitar i shkallës së lartë të motivimit, përkushtimit, profesionalizmit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga UG për komunitetin në përgjithësi dhe për gratë e vajzat në veçanti.

Agritra-Vizion është një organizatë lokale, e cila operon në rajonin e Dibrës që në shkurt të vitit 1998. Aktiviteti i saj filloi si një projekt i SNV (si projekt Agritra). Qëllimi i projektit ka qenё forcimi i pozitës sociale dhe ekonomike të grave në rrethin e Dibrës. Projekti ka patur nё fokus tё punёs sё tij gratë dhe vajzat por pjesëmarrja e burrave ishte njё risi e cila u mirёprit.

Për katër vjet (deri 2001), aktiviteti kryesor i organizatёs tonё ka qenё trajnimi i grave në fshatrat e rrethit me qëllim, rritjen e njohurive në menaxhimin e bagëtisë dhe kultivimin e perimeve. Projekti i ka mbështetur gratё që tё organizohen në grupe joinformale komunitare dhe te ngrenë zërin për probleme të ndryshme me të cilat ballafaqohen në familje dhe komunitet.

Në kuadër të kёtij projekti gjatë kësaj periudhe, kemi patur mbështetjen e SNV-sё për ngritjen e kapaciteteve të stafit si një element kyç që do të ndikonte pozitivisht në vazhdimësinë e punës së projektit. Në fund të projektit, duke u bazuar edhe në rezultatet pozitive që kishte dhe aktivitetet e vazhdueshme nga stafi i projektit, ky projekt u regjistrua si njё organizatё lokale, qё do tё operonte në bazë të ligjit shqiptar me të njëjtin emër. Me kalimin e kohës organizata i zgjeroi shërbimet e saj nё ndihmё tё grave, në përputhje dhe në përgjigje të nevojave të tyre.

Edhe pse në kohë fokusi i shërbimeve tё ofruara ndaj grave dhe komuniteteve ёshtё rritur, vizioni i organizatës në parim ka mbetur i njëjtë. Që nga Shtatori i vitit 2003, organizata operon me emrin e saj si Agritra-Vizion.

Vizioni:

Fuqizimi i grave për zhvillimin e shoqërisë.

Misioni:

Të forcojё pozitën social-ekonomike të grave rurale në rrethin e Dibrës përmes asistencës teknike në bujqësi dhe blegtorinё e qumështit, nё organizimin e grupeve të prodhuesve, nё barazinё gjinore si dhe organizimin e vetë e grave për probleme të familjes dhe të komunitetit.

Gjatë punës së saj, organizata ka bashkëpunuar me shumё grupe gra dhe vajza, me anёtarё tё komunitetit  nga 11 njёsitё administrative nё Qarkun e Dibrёs. Ajo ka krijuar një bashkëpunim tё dobishёm dhe shumё efikas në partneritet me strukturat lokale dhe rajonale, si një strukturë e shoqërisë civile me një kontribut të rëndësishëm në nivel rajonal.

Agritra-Vizion bashkёpunon ngushtё me komunitetin e Qarkut Dibёr. Suksesi i punёs sonё bazohet nё kёto aspekte:

  • Partneriteti i gjerë dhe i vërtetë me komunitetet dhe përfituesit, është një nga sukseset e arritura në nivel lokal dhe rajonal. Puna me grupe në komunitet ka qenë dhe mbetet një nga arsyet kryesore për suksesin e punës së organizatës sonë. E ndërtuar në këtë mënyrë, ka shërbyer si model për pjesëmarrjen e këtyre grupeve dhe komuniteteve, në projektet dhe proçeset për ndryshime pozitive tё komunitetit.
  • Ngritja e zёrit pёr çështje të grave, problemet nё familje dhe çështjet e komunitetit. Ngritja e kapaciteteve tё grave pёr tё mbrojtur tё drejtat e tyre dhe mundёsia pёr tё promovuar kёto tё drejta, duke paraqitur kontributin e tyre ne nivel lokal dhe kombёtar.
  • Rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme janë një tjetër vlerё e punës sonë. Kjo është arritur nёpёrmjet vlerësimeve të nevojave si dhe duke punuar për ide tё reja bazuar në nevojat lokale. Besimi i krijuar mes stafit të organizatës, grupeve tё grave si dhe komuniteteve është një nga elementet më të vlefshёm të suksesit në punën tonë.
  • Krijimi i grupeve të forta, të qëndrueshme dhe aktive të grave është një tjetёr sukses i punës sonë. Tashmё kёto grupe grash janë kthyer nё njё partner tё rёndёsishёm local, tё cilat ofrojnë kontributin e tyre për të përmirësuar jo vetëm aksesin e tyre, por edhe familjen dhe jetën e komunitetit.
  • Agritra-Vizion ёshtё një organizatё me kapacitete dhe aftësi jo vetëm për të adresuar çështjet e grave, por edhe tё mbёshtesё komunitetin duke e orientuar saktё pёr nevojat dhe nё përmirësimin e situatёs sё tyre.

OBJEKTIVAT

Shoqata ofron keshillim dhe support emocional per femijet, grate dhe vajzat qe abuzohen fizikisht, seksualisht dhe emocionalisht ne zonat urbane dhe rurale

MISIONI

Emancipimi dhe mbeshtetja e grave ne nevoje. Te ndryshojne kushtet grave dhe vajzave te dhunuara, te rrise imazhin e tyre publik dhe prezencen e gruas ne jeten sociale.

Gjithashtu ne misionin e saj ben pjese fuqizimini i grave dhe vajzave, sensibilizimi i opinionint publik rreth rreth fenomenit te dhunes ndaj grave dhe vajzave dhe trafikimit te tyre si dhe bashkepunimi me organizatat qeveritare dhe joqeveritare brenda dhe jashte vendit per te plotesuar misionin e saj.

Shoqata synon

– Te sensibilizoje opinionin shoqeror dhe te rrise ndergjegjesimin publik mbi fenomenet e dhunes ndaj grave, vajzave, femijeve dhe te trafikimit te qenieve njerezore ne vendin tone.

– Te jete pike referimi per te gjitha organizatat dhe institucionet qe marrin iniciative ne fushen e dhunes ndaj grave dhe femijeve.

– Te ndihmoje per te ndryshuar gjendjen e grave, vajzave dhe femijeve te dhunuar dhe ne plan me te gjere, te mund te krijoje nje rrjet te fuqishem dhe funksional qe vepron ne ndihme te tyre.

– Te rrise imazhin publik te gruas, prezencen e saj ne jeten social-politike, fuqizimin e grave ne mbrojtje te interesave te tyre. Te krijoje kushte per ndergjegjesim dhe bashkepunim me institucione te specializuara  (spitale,qendra sherbimesh te shendetit mendor), ne menyre qe te permiresohet mbeshtetja dhe cilesia e sherbimit per pacientet apo klientet qe kane perjetuar abuzime te ndryshme.

Organizata jone operon ne drejtime te ndryshme:

A. Si qender sherbimesh per gra dhe vajza te abuzuar nepermjet keshillimeve balle per balle dhe nepermjet linjes se telefonit duke ofruar:

– Suport emocional

– Orjentim ne vendimmarrje

– Anonimat te plote

– Keshillim mjeksor

– Keshillim juridik

B. Fushate sensibilizuese nepermjet:

– Sigurimit te informacionit per ti mundesuar grate te dine te bejne zgjedhte e duhura dhe te njohin sherbimet qe ne ofrojme

– Njohim publikisht qe dhuna ne familje eshte e perhapur, dhe shoqeria duhet te marre masa qe dhunuesit te behen te pergjegjshem per sjelljen e tyre te dhunshme dhe te japin llogari per veprimet e tyre

C. Si qender trajnimesh:

– Ofrojme trajnime profesionale mbi: dhunen ne familje, trafikimin, dhe ceshtjet gjinore..
– Bazuar ne problemet qe jane identifikuar se fundmi dhe te cilat kerkojne nje trajtim specific, stafi jone organizon trajnime per gra, stafin e qendrave shendetsore, mesuesit e shkollave, ne qytet dhe ne zona rurale.

[notice]Projektet e implementuara dhe ne vazhdim:[/notice]

– Combat trafficking of women and girls in Shkodra district/ Albania ( 2003 – 2004) – financed by Kvinna till Kvinna;

– Counseling Centre for Women and Girls (Support the abused women and girls) –   financed by Kvinna till Kvinna; (2004 and on)

– Support and assistance for Women and Girls in Malesia e Madhe (support to the abused women and girls in Malesi e Madhe, respectively in Puka, Koplik, Bajza, and Vraka)- financed by Kvinna till Kvinna. (2004 and on)

– WFP gender policies (Economic aid delivery-Wheat flour, salt, vegetable oil, for vulnerable groups – women, in Malesi e Madhe) supported by WFP (World Food Programme). (2005)

– “Prevention of trafficking in Northern Albania: increasing local and regional awareness, collaboration and action” – financed by HORIZONT 3000/ City of Viena, (July 1, 2007 – June 30, 2008)

– “Sensitization and fight against domestic violence and trafficking in northern rural areas” – financed by IAMANEH, Switzerland (01. 04. 2008  and on)

– “Empowering local leaders of Shkodër area to promote gender equality in the 2009 Elections” – financed by UNIFEM (2009).

INFORMACIONI I FGE

Shoqata, eshte krijuar ne gusht te vitit 1991, dhe riregjistruar ne vitin 1995 si nje dege e Forumit te Pavaruar  te Gruas  Shqiptare, dega Elbasan.
Eshte regjistruar si shoqate me vete me   07.01.2000  me vendim 4030 te Gjykates Rrethit Elbasan dhe riregjistruar me date 10.07.2003  me vendim nr 4030/1 te Gjykates se Rrethit Tirane.  Ne baze te statutit ,organizata quhet “Forumi I Gruas Elbasan”  Mund te njihet dhe si FGE (akronimi). Organizata eshte formuar si shoqate me anetaresi
Rajoni ku  shtrihet  veprimtaria e  shoqates eshte   rrethi i  Elbasanit i cili perbehet nga  3 bashkite Elbasan, Cerrik Belesh si dhe 20 komuna rurale.
Me statut kemi te drejte te shtrijme veprimtarine ne gjithe Qarkun e Elbasanit e me gjere.

MISIONI I SHOQATES SIPAS STATUTIT

– Mbrojtja e te drejtave te grave, perfaqesimi I tyre ligjor perpara organeve te drejtesise, ngritja e studios avokatore per ofrimin e asistences juridike dhe perfaqesimit ligjor te grave dhe vajzave.
– Rritja e vetedijes se tyre per rolin dhe te drejtat qe kane ne shoqeri dhe familje nepermjet fushatave sensibilizuese.
– Kundershtimi I te gjitha formave te ushtruara mbi to, hapja e qendrave te keshillimit per grate dhe vajzat e dhunuara.
– Mbrojtja e jetes se gruas nga dhuna ekstreme dhe ngritja e qendrave te strehimit te perkohshem te tyre.
– Edukimi dhe mbrojtja e te drejtes se riprodhimit, shendetit te nenes dhe femijes dhe planifikimi familjar.
– Nxitja dhe perfshirja e grave ne ekonomine e tregut nepermjet inkurajimit dhe krijimit te shoqerive te ndryshme te grave me mjetet e tyre apo nepermjet fondeve te dhuruara shoqates dhe fondeve te projektit

Ne realizimin e misionit tone ne  jemi fokusuar ne tre drejtime kryesore qe jane:

– Sherbime konkrete ne favor te grave dhe vajzave
– Fushate sensibilizimi
– Trajnime dhe ngritje kapacitetesh

A. SHERBIMET

Ne fushen e sherbimeve  jemi fokusuar ne dhenien e sherbimeve konkrete grave e vajzave te cilat kane probleme dhune nepermjet:

Qendres  se Keshillmit per Gra dhe Vajza te Dhunuara Elbasan/Cerrik
Kjo qender ka filluar sherbimet e saj ne Qytetin e Elbasanit fillimisht ne 1.10.1999 ne ndihme te grave dhe vajzave me probleme  dhune. Me vone ne vitin 2001 ky sherbim shtrihet dhe ne Qytetin e Cerrikut Qellimi i ketyre qendrave eshte “ Te zvogelojne numrin e grave viktima te dhunes ne familje. Per te realizuar qellimin afrohen me  profesionalizem  keshillime ne telefon dhe balle per balle  ku grave te dhunuara u afrohen falas
– Mbeshtetje emocionale
– Orientim per te marre vendim
– Informacion i sakte juridik dhe mjeksor

Ne keshillimet balle per balle  afrohet:
– Anonimitet i plote
– Mbeshtetje emocionale
– Informacion i sakte juridik dhe mjeksor

Keto sherbime ofrohen nga nje staf mjaft i pergatitur dhe mire trajnuar per punen me kete kategori grash dhe vajzash..Sherbimi yne ofrohet çdo dite nga e Hena ne te Premte nga ora 8:00 – 16:00.
.
Studio avokatore per gra dhe vajza te dhunuara.
Eshte hapur ne 1 dhjetor te vitit 2002, ofron sherbimin e saj cdo dite nga e Hena ne te Premte nga ora 8:00 – 16:00. Kjo studio iu vjen ne ndihme te gjitha grave dhe vajzave me probleme  dhune duke bere mbrojtjen ne gjykate te atyre me mundesi te pakta financiare
– Ofrohen konsulenca juridike falas,
– Asistence juridike dhe mbrojtje ligjore falas
– Perfaqesim ne gjykate nga nje avokate falas.

FUSHATA SENSIBILIZUESE

a. Takime  me grupe te vogla grash / vajzash ose  me grupe te perzjere ( burra dhe gra/vajza ) Takimet me grate/vajzat kane patur si qellim ndergjegjesimin e vete grave/vajzave per te drejtat ligjore qe ato gezojne me qellim qe ti mbrojne me force keto te drejta, informacione mbi shoqaten, sherbimet qe ofron etj Takimet me grupe miks kane patur si qellim ndergjegjesimin e te gjithe shoqerise per te drejta te barabarta ne nje shoqeri demokratike
b. Fushate nepermjet medias elektronike dhe asaj te shkruar. Rregullisht transmetojme spote te ndryshme televizive, emisione me tema te ndryshme
c. Pregatitje she shperndarje materialesh sensibilizuese si fletepalosje, postera etj
d. Tavolina te rrumbullaketa per probleme te ndryshme me te ftuar aktore te ndryshem
e. Ne  menyre individuale nga kontakti direkt me gra e vajza  qe vijne tek ne dhe  marrin pjese ne veprimtarite e ndryshme qe ne organizojme.
f. Grate dhe vajzat, perfituese te sherbimeve tona, me njera tjetren,  perhapin idete dhe informacionin mbi sherbimet, te drejtat, menyrat e nderhyrjes duke realizuar metoden e sensibilizimit  zinxhir.
g. Antaret e veprimtaret e shoqates ne  institucionet ku punojne, apo  banojne , ne biseda te lira propogandojne sherbimet tona.

TRAINIMET

Po permendim disa nga trajnimet me kryesore qe ne kemi realizuar me aktore te tjere:

– Trajnimi i forcave te policise per nocionet e barazise gjinore dhe menyren e trajtimit te rasteve te grave te dhunuara.
– Trajnimi i punonjesve te administrates publike te bashkise dhe prefektures dhe te punonjesve te Gjendejve Civile ne lidhje me Normat e reja ligjore te Kodit te Ri te familjes.
– Trajnimi i grave dhe vajzave me probleme te dhunes ne qytetin e Cerrikut dhe aftesimi i tyre profesional per rrobaqepesine.
– Trajnimi i grave anetare, aktiviste te forcave politike dhe potenciale per kandidate te ardhshme per keshilltare lokale, deputete, per aftesimin e tyre per lidershipin dhe pjesemarrjen ne politike.
– Trajnimi i drejtuesve te forcave politike per barazine gjinore, rolin dhe te drejtat e grave ne politike dhe vendimarrje, etj.
– Trenim me mesuesit  e shkollave te mesme  per   rritjen e rolit te shkolles ne parandalimin e trafikimit.
– Trenim me 54 gra e vajza   perfaqesuese te forcave te ndryshme  politike, per ti  aftesuar  si kandidate te mundshme per keshilltare apo kryetare komune e bashkie.
– Trajnim  i te zgjedhurve vendore, antareve te keshillave ne 20 komunat rurale Elbasan, per ligjin e ri te dhunes ne familje dhe Strategjine Kombetare Plani per Veprim i Qeverise Shqiptare  per parandalimin e dhunes ne familje.

Stafi i Forumit te Gruas ka marre shume trainime  per :
a. Konceptet gjinore, nga konceptet elementare ne ato te avancuara
b. Per rolin e gruas ne jeten publike
c. Per dhunen e ushtruar mbi gruan

Stafi  ka marre pjese edhe ne trainime , konferenca e vizita per shkembim  pervoje edhe jashte Shqiperise si USA, Itali, Bullgari, Maqedoni, Suedi, Greqi, Bruksel, Vjene, Portugali etj.

INFORMACION RRETH QENDRES

Qendra Psiko – Sociale “Vatra” eshte një organizatë grash jo-qeveritare, jofitimprurese, e regjistruar prane Gjykates se Rrethit Vlore me vendim 693, Dt. 02.10.2001 dhe e riregjistruar prane Gjykates se Shkalles se Pare, Tirane, me Nr. 211 Akti, dale 17.01.2005; licensuar nga Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta per ofrimin e sherbimeve sociale per shtresat ne nevoje; Qendra Psiko-Sociale “Vatra” eshte nje organizate jofitimprurese dhe eshte krijuar ne vitin 1999, eshte licensuar nga Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta si Qender per ofrimin e sherbimeve rezidenciale nga viti 2004 e ne vazhdim (duke rinovuar licensen cdo 3 vjet) . Aktualisht Nr. Licenses: 1716 date 02.09.2008. Eshte e regjistruar ne Drejtorine e Tatim Taksave Vlore me Nr. Nipti K 47201205W.

Qendra Vatra synon mbeshtetjen e shtresave ne nevoje, vecanerisht te grave, vajzave, te rinjve dhe femijeve ne rajonin e Shqiperise se Jugut, nepermjet programeve te ndergjegjesimit, te shperndarjes se sherbimeve sociale ne komunitet dhe informimit te publikut.

QENDRA “VATRA” PUNON NE KETO DREJTIME:

– Parandalim i trafikimit te qenieve njerezore dhe dhunes ne familje dhe problemet qe gjenerojne keto fenomene.

– Ne Rehabilitim dhe Riintegrim te viktimave te trafikimit njerezor dhe dhunes ne familje;

– Ngritje kapacitetesh per perfaqesues te institucioneve shteterore dhe joshteterore ne lidhje me ceshtje te trafikimit njerezor dhe dhunes ndaj grave dhe vajzave;

– Lobim dhe advokaci ne mbrojtje te te drejtave te grave dhe vajzave.

Nga viti 1999 e ne vazhdim Qendra Vatra ka implementuar projekte ne fushen e parandalimit, per sensibilizimin e grave, vajzave, te rinjve dhe komunitetit ne teresi, per rrezikun qe paraqesin fenomene te tilla si : trafikimi, dhuna, droga, SST etj , duke dhene orientime per tu mbrojtur prej tyre.

Ne vitin 2001 “Vatra” zgjeroi aktivitetin e saj me ngritjen e te pares Strehez ne Shqiperi, per akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e grave dhe vajzave, viktima te trafikimit njerezor dhe te dhunes ne familje.

Nga viti 2003 e ne vazhdim, “Vatra” eshte anetare e Grupit Kombetar te Punes per Hartimin dhe Zhvillimin e Strategjive dhe Planet e Veprimit Antitrafik te Qeverise Shqiptare dhe eshte perfshire si partner ne zbatimin e objektivave dhe masave te marra ne Strategjine Kombetare Antitrafik per vitin 2005-2007 dhe 2008-2010. Ne vitin 2010, stafi i Vatres ishte pjese e takimeve konsultative te organizuara nga Zyra e Koordinatorit Kombetar Antitrafik per hartimin e Strategjise Kombetare Antitrafik 2011-2013, si dhe per hartimin e procedurave standarte operative per identifikimin dhe referimin e viktimave te trafikimit dhe ne rrezik trafikimi.

Vatra eshte anetare nenshkruese e Marreveshjes se Mekanizimit Kombetar te Referimit prej vitit 2005.
Gjithashtu ajo u perfshi edhe si anetare e Grupit te Punes të ngritur nga Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ne hartimin e Standarteve per Shperndarjen e shërbimeve sociale.
Puna, sukseset dhe kontributi qe Qendra Psiko Sociale “Vatra” ka dhene keto 12 vjet, jane vleresuar nga Organizata Nderkombetare te cilat kane dhene cmime nderkomebatre.

Shoqata “Jona” është një shoqatë jo-fitimprurese, e cila operon në Sarandë që nga viti 2001 dhe ёshtё e regjistruar në Gjykatën e rrethit Sarandë me vendim nr.5, datë 05.04.2001. Shtrirja e veprimtarisё sё shoqatёs pёrfshin territorin e Bashkisё Sarandё, Bashkisё Delvinё, Finiq dhe Konispol.

Shoqata “Jona” ka kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të grave si pjesë e të drejtave të njeriut, në rritjen e imazhit publik të gruas përmes prezencës së saj në jetën politike e publike dhe në zhvillimin e alternativave dhe mundësive, për të forcuar pozicionin e grave në komunitet. Programet kryesore të Shoqatës të realizuara vitet e fundit kanë përfshirë informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e grave për të drejtat e tyre, si pjesë e të drejtave të njeriut të garantuara me ligj. Këto programe janë realizuar nëpërmjet zbatimit të projekteve të mbështetura nga donatorë të ndryshëm.

Struktura organizative e Shoqatës “Jona”

Struktura e organizatës përfshin Asamblenë e përgjithshme, Bordin, stafin ekzekutiv dhe vullnetarët. Bordi përbëhet nga 5 anëtarë, nga shoqata me profesione të ndryshme: sociologё, mjekё, ekonomistё,  juristё, specialistё mjedisi.

Stafi ekzekutiv aktualisht përbëhet nga 3 anëtarë: Drejtori Ekzekutiv, një punonjëse sociale dhe një financiere.

Vizioni

Shoqata “Jona” një aktor i rëndësishëm në rajon për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Misioni

Fuqizimi i statusit ekonomiko-social të gruas, në Sarandë dhe Delvinë, nëpërmjet programeve të ndërgjegjësim-edukimit, formimit profesional dhe përfshirjes së gruas në vendimmarrje, mbështetjes psiko-sociale dhe ligjore, kryesisht për viktimat e dhunës në familje.

Vlerat

  • Trajtimi me respekt i njerëzve
  • Përkushtimi në realizimin e misionit dhe vizionit të organizatës
  • Vullnetarizmi
  • Kooperimi me aktorët kryesorë është çelësi i suksesit
  • Integriteti dhe transparenca
  • Besimi në përpjekjet e përbashkëta

Shoqata “Jona” është pjesë e rrjetit AWEN dhe ka si mision fuqizimin e gruas në shoqëri.

 

Projektet kryesore

Integrimi i vajzave pa përkrahje prindërore në shoqëri”, projekt i financuar nga  Kwina-till-Kwina, 2003-2008. Projekti kontribuoi në parandalimin e  trafikimit të vajzave pa përkrahje prindërore  dhe përgatitja e tyre për jetën; ndërgjegjësimin e komunitetit  për parandalimin e dhunës; dhe në përfshirjen e grave dhe  vajzave në politikë e vendimmarrje. Përfituese të projektit ishin  vajzat pa mbështetje familjare që dalin nga Shtëpia e Fёmijës dhe nga shtresa tё pa avantazhuara. Aktivitetet e realizuara: Strehëz familjare për vajzat, akomodim, edukim familjar; Mbështetje për gratë e margjinalizuara (kurse profesionale); Fushata sensibilizuese për parandalimin e dhunës në familje; Workshop-e, trajnime për pjesëmarrje të grave në politikë e vendimarrje etj.

Për një pjesëmarrje aktive të grave në qeverisjen vendore”, projekt i financuar nga Ambasada Amerikane, 2003 dhe 2005; OSCE në vitin 2007; Change Albania në vitin  2009. Projekti ka kontribuar në informimin dhe ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave me të drejtat për të zgjedhur  dhe për t’u zgjedhur; Pjesëmarrjen  e të rinjve dhe grave në votime dhe ushtrimi i votës së lirë; Rritjen  e numrit të grave të zgjedhura në qeverisjen vendore. Aktivitetet e realizuara: workshop-e, trajnime, takime informuese në grupe me të rinj dhe gra; postera, revista “JONA”,  Emisione TV.

Pjesëmarrje qytetare për një qeverisje më të mirë vendore”, projekt i financuar nga REC Albania   2014. Projekti kontribuoi në krijimin  e  grupeve qytetare me bazë vullnetare dhe aftësimi i tyre për organizimin e komunitetit; Informimin e komunitetit për të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve, për të nxitur pjesëmarrjen në vendim-marrje; krijimin e një partneriteti midis qytetarëve, shoqërise civile dhe pushtetit lokal për të përmirësuar shërbimet në komunitet. Aktivitetet e realizuara: Ngritja e grupeve vullnetare qytetare në lagje dhe trajnimi i tyre me kuadrin ligjor të posaçëm që garanton pjesëmarrjen e publikut në vendimarrje; Trajnimi i këtyre grupeve me kuadrin ligjor që garanton pjesëmarrjen e publikut në vendimarrje; Organizimi i një fushate informuese dhe sensibilizuese të komunitetit.

Një kulturë shërbimi cilësor në turizmin familjar”, projekt i financuar nga KTK Albania, 2008; OSFA  në vitet 2007, 2010. Projekti ka kontribuar në angazhimin e grave dhe vajzave në biznesin  familjar si burim i rritjes së mirëqënies; uljen e papunësisë dhe zbutja e problemeve sociale; Përmirësimin e kulturës së shërbimit për të zgjeruar biznesin. Aktivitetet e realizuara: Studim mbi gjendjen e turizmit familjar në Sarandë, Komunat Ksamil & Lukovë; Seminar trajnues & shkëmbim përvoje; panair me punime artizanale & kulinari tradicionale. Përfituesit: aplikues të biznesit familjar, gra e vajza të pa puna, familjarë të interesuar për aplikimin e turizmit familjar.

Pjesëmarrja e gruas në jetën politike dhe vendimarrje”, projekt i financuar nga  Komisioni për Demokraci (Ambasada Amerikane nё Tiranë) në vitet  2012 dhe 2015. Projekti ka kontribuar në ndërgjegjesimin e grave e vajzave për të qënë pjesë aktive në qeverisje; rritja e numrit të grave dhe vajzave nё organet e zgjedhura; përfaqёsim dinjitoz i gruas në organet drejtuese lokale. Aktivitetet e realizuara: Takime informuese për të drejtën ligjore  në Barazinë gjinore;  workshop me të zgjedhurit në partitë politike dhe Qeverisjen Lokale; trajnim me kandidatet gra dhe të reja; spote televizive,  forma të ndryshme sensibilizimi.

Një Model Pararojë për Turizmin e Qëndrueshëm në Bregdetin Shqiptar”, i financuar nga PPNEA në vitin 2001 dhe 2016. Projekti ka kontribuar në njohjen, ruajtjen e shfrytëzimin e pasurive të natyrës shqiptare; Uljen e nivelit të ndotjes së mjedisit nga plastika, nëpërmjet zbatimit të një modeli pilot për riciklimin e plastikës në zonën e Parkut Kombëtar Butrint. Aktivitetet e realizuara: Informimi   mbi vlerat natyrore të zonës së Parkut Kombëtar Butrint dhe ndërgjegjësimi i komunitetit mbi rëndësinë e ruajtjes së  pasurisë natyrore; Konkurs “Të njohim pasuritë natyrore dhe kulturore  të zonës”; Fushatë informimi dhe sensibilizimi për dëmet që shkaktohen nga ndotjet e plastikës; Ekspozitë me materiale të ricikluara; Aksione për grumbullimin e plastikës në shkollat pilot.

 

Dhuna në familje është përgjegjësi e komunitetit – Mekanizmi i Përgjigjes së Koordinuar të Komunitetit (PKK) dhe roli i tij në minimizimin  e dhunës në familje”, projekt i financuar nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas Shqipëri (AWEN) / SIDA. Projekti ka kontribuar në informimin e popullsisë për mekanizmin e PKK-së, rolin dhe funksionimin e tij në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje; mirëqenien e përgjithshme psikologjike dhe shoqërore të viktimave të mundshme/të të mbijetuarave nga dhuna në familje;  rritjen e rolit dhe përgjegjësisë  së Anëtarëve të Meknizmit të PKK-së për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje; ngritjen  e  kapaciteteve të gazetarëve vendorë për raportimin e rasteve të dhunës në familje dhe të nxënësve të shkollave të mesme, për të kuptuar më mirë dhe për të thyer ciklin e dhunës në familje. Aktivitetet e realizuara: këshillim psikosocial për  viktimat të mundshme/të mbijetuarve nga dhuna në familje që jetojnë në qytetin e Sarandës dhe zonat rurale; monitorim dhe ndjekje tё rasteve individuale të të mbijetuarave nga dhuna në familje me ose pa urdhër mbrojtjeje; workshop-e me anëtarët e mekanizmit të PKK dhe pёrfaqёsues tё medias;  informim i qytetarëve për mekanizmin e PKK-së, rolin dhe funksionimin e tij në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje; veprimtari sensibilizuese  me median lokale dhe publikime. Përfituesit: gratë dhe vajzat nё komunitetin e Bashkisë Sarandë dhe Delvinë, shtresat e marxhinalizuara, tё dhunuar, të rinjtë.