Sida

Aktualisht AWEN dhe organizatat anëtare janë duke zbatuar projektin “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri”, mbështetur nga Sida- Agjensia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, gjatë periudhës Janar 2016 – Shkurt 2019. Sida është mbëshetëse kryesore e AWEN dhe anëtarëve në punën tonë të përbashkët për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave si të drejta të njeriut. Ky projekt 3-vjeçar ka objektiv të përgjithshëm përmirësimin e pozitës dhe situatës së grave në lidhje me të drejtat e tyre në Shqipëri.