Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri është një organizatë jo-fitimprurëse, e krijuar në vitin 2009.

Gjatë viteve të fundit, AWEN ka qenë një nga aktorët kryesorë së bashku me organizata të shoqërisë civile në lobim dhe advokaci për çështjet e të drejtave të grave në Shqipëri.

AWEN ka implementuar disa projekte me qellim fuqizimin e grave dhe vajzave ne Shqiperi.

Aktualisht AWEN dhe organizatat anëtare janë duke zbatuar programin “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri”, mbështetur nga Sida- Agjensia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, gjatë periudhës Janar 2019 –Dhjetor 2021.

MAIN ARTICLE NEWS

Vend i lirë pune!

Pozicion pune vakant: Koordinator/e
Pershkrimi: Termat e Referencës për Koordinatore me kohë të plotë pranë Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri .

Vend i lirë pune!

Pozicion pune vakant: Oficer/e Komunikimi dhe Marrëdhënieve me Publikun
Pershkrimi: Termat e Referencës për Oficer/e Komunikimi dhe Marrëdhënieve me Publikun me kohë të pjesshme pranë Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri

Profesionistët e kujdesit shëndetësor janë shpesh të parët që zbulojnë nëse gratë kanë përjetuar dhunë nga burrat, prandaj është e rëndësishme që mjekët dhe infermierët të informohen mbi trajtimin e rasteve dhe t’i referojnë pacientët për të përfituar më tej shërbime të specializuara. Për më tepër shikoni dokumentat.

Call for external evaluator of the project Institutionalizing Quality Rehabilitation and Integration Services for Violence Survivors

The Autonomous Women’s Center (AWC), together with partner organizations, announces a call for an external evaluator of the project ”Institutionalizing Quality Rehabilitation and Integration Services for Violence Survivors” funded by the Austrian Development Agency (ADA) with funds of Austrian Development Cooperation.

Vend i lirë pune!

Termat e Referencës për Menaxher/e Programi me kohë të plotë për
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri

Njoftim për shtyp

30 GRANTE TË DHËNA SI PJESË E VEPRIMIT RAJONAL “PËRPARIMI I BARAZISË GJINORE PËRMES PROCESIT TË ANËTARËSIMIT NË BE”

Si pjesë e Aksionit rajonal “Përparimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në BE”, Reactor – Research in Action dhe partnerët zbatues kanë dhënë gjithsej 30 grante për organizatat e shoqërisë civile (OSHC) nga 6 vende (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina), në vlerë prej 409.744 €.Projektet e miratuara deri në 15.000 euro për grant, që do të realizohen në 18 muajt në vijim, do të trajtojnë çështjet e barazisë gjinore, avancimit të pozitës së gruas në të gjitha segmentet e jetës.

Gratë kandidate për deputete dhe kuota gjinore në zgjedhjet parlamentare 2021

Drejtimi i partive politike në Shqipëri vijon të jetë një terren i mbizotëruar thuajse tërësisht nga burrat ndërsa pjesëmarrja e grave në disa raste përdoret si strategji për “të thithur” votën e elektoratit femëror. Është ky konkluzioni i një raporti monitorimi mbi përfaqësimin e grave në listat e kandidatëve për deputetë të 4 prej partive politike që morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Raporti i realizuar nga AWEN (Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri) analizoi përfaqësimin e grave në listat shumë-emërore të katër forcave politike në vend…

Block dhunës seksuale“O pjeshke të hëngsha by*ën”, mesazhi që kërkon të ndërgjegjësojë të rinjtë mbi krimet seksuale

Prej kohësh në rrjetet sociale po qarkullon një video që tenton të ndërgjegjësojë të rinjtë mbi format e krimeve seksuale dhe ndëshkueshmërinë e tyre. E realizuar nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit kundër Abuzimit Seksual videoja e titulluar “Bëji ‘BLOCK’ dhunës seksuale!” synon të rrisë raportimet, por mbi të gjitha në parandalimin e këtyre krimeve.
Në skenën e parë dy djem të rinj po bisedojnë në një stol ndërsa kalon para tyre një vajzë, të cilën njëri prej djemve e përndjek prej kohësh. Ndërsa ai përpiqet ta ngacmojë sërish duke e vënë në siklet me fjalë si “të hëngsha bythën”, shoku i tij i tërheq vëmendjen se kjo përndjekje e ka traumatizuar vajzën dhe ai mund të përfundojë në burg, pasi bëhet fjalë për një vepër penale të dënueshme ligjërisht…

#MeGratëPërGratë 8 mars 2021

Gratë, peshëngritëset e vërteta të pandemisë!

Përballë situatës së krijuar nga pandemia, duke e bërë publike personalen e gjithsecilës, më 8 mars ne ngrejmë zërin kundër padrejtësisë dhe shtypjes sistematike. Drejt transformimit të thellë shoqëror dhe ekonomik, drejt një bote më të drejtë për ne.

#megratëpërgratë​ #8mars​ #solidaritet

Bëji ‘BLOCK’ dhunës seksuale!

Video-mesazh që synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave e djemve lidhur me format e dhunës dhe abuzimit seksual, duke çuar në rritjen e raportimeve, por mbi të gjitha në parandalimin e këtyre krimeve. Video e realizuar me mbështetjen e Qeverisë Kanadeze, nëpërmjet Canada Fund for Local Initiatives (CFLI).

“Edhe burrat dinë me dasht”, një këngë-himn kundër dhunës

A dinë burrat shqiptarë të duan? Po burrat që vrasin gratë, a dinë të duan ata? Mbase jo, sepse ata “u lindën fëmijë të fabrikuar si burra, që natën qajnë e ditën bëjnë të qajnë”. Sepse në kontekstin kulturor shqiptar, një burrë që qan, që shpreh emocionet e tij, që e manifeston dashurinë ashtu siç dashuria meriton të manifestohet, butë e qetë, jo vetëm që tallet, përqeshet dhe diskriminohet nga “aleanca” e burrave të tjerë, por edhe akuzohet si deformues i karakterit tradicional burrëror.

Dhuna në familje, policët mbrojnë njëri tjetrin duke mos nisur hetimet

Arrestimi pak ditë më parë i shefit të policisë së komisariatit të Fushë Arrëzit, nën akuzën për ngacmim seksual të një të miture tronditi opinionin publik veçanërisht pas rrëfimit të 27 vjeçares Adriana Berisha mbi krimet dhe abuzimet që kishte përjetuar në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Ndalimi i tij u bë nga Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së me dyshimin se në 2015-ën ai kishte abuzuar me Adrianën në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve. Adriana tha se kishte shkuar për të denoncuar për përdhunimin nga disa persona, por ishte përballur me një tjetër abuzim në vend të mbrojtjes që duhet t’i ofronte policia…

“Praktika premtuese të ngritjes dhe ofrimit të shërbimeve të mbështetjes së specializuar për gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale”.

Një panoramë ligjore dhe praktike për OJF-të e grave dhe politikbërërsit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
Me rritjen e dhunës kundër grave dhe vajzave në nivele të reja në të gjithë botën si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, është me shumë rëndësi që gratë dhe fëmijët të mbrohen në mënyrë të përshtatshme nga dhuna, çka kërkon angazhim politik serioz dhe të vazhdueshëm për mbrojtjen, veçanërisht nga dhuna seksuale.Kështu, WAVE vijon të rekomandojë zbatimin e standardeve të cilat do t’i gjeni në këtë dokument.

COVID-19, trefishohen thirrjet për ndihmë për dhunë në familje pranë Linjës Kombëtare 116 117 / deri në 6 urdhëra mbrojtje në ditë vetëm në Durrës

Trefishohet numri i thirrjeve për ndihmë nga viktimat e dhunës në familje për periudhën e pandemisë së Covid-19. Shifrat e publikuara nga AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, tregojnë se Linja Kombëtare për Gratë e Vajzat 116117 ka marrë rreth 2000 telefonatagjatë periudhës së izolimit prej pandemisë 10 mars – 18 Maj, duke shënuar një trefishim të telefonatave në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Thirrje per projekt propozime

Në kuadër të programit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri”, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SIDA, AWEN shpall Thirrjen e 4-t për Propozime mbi “Çështje për advokim lidhur me mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e të drejtave me fokus tek të drejtat e grave në Shqipëri”. Afati i fundit për aplikime është 25 Shkurt, 2022, ora 17.00. Shkarko thirrjen për propozime, formatin e aplikimit dhe formatin e buxhetit.

Thirrje per projekt propozime

Thirrja e Tretë për Propozime mbi ‘Çështje për advokim lidhur me mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e të drejtave të grave në Shqipëri’ në kuadër të programit trevjeçar 2019-2021 “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri”, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SIDA. Afati i fundit për aplikime është 18 Shkurt, 2021, ora 17.00. Shkarko thirrjen për propozime, formatin e aplikimit dhe formatin e buxhetit.

Thirrje per projekt propozime

Thirrja e Dytë për Propozime mbi ‘Çështje për advokim lidhur me mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e të drejtave të grave në Shqipëri’ në kuadër të programit trevjeçar 2019-2021 “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri”, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SIDA. Afati i fundit për aplikime është 10 Mars, 2020, ora 17.00. Shkarko thirrjen për propozime, formatin e aplikimit dhe formatin e buxhetit.

Thirrje per projekt propozime

Thirrja e Parë për Propozime mbi ‘Çështje për advokim lidhur me mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e të drejtave të grave në Shqipëri’ në kuadër të programit trevjeçar 2019-2021 “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri”, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SIDA. Afati i fundit për aplikime është 30 Prill, 2019, ora 17.00. Shkarko formatin e thirrjes. Shkarko formatin e aplikimit. Shkarko formatin e buxhetit.

Thirrje per projekt propozime

Në kuadër të veprimit: “Avancimi i barazisë gjinore përmes procesit të pranimit në BE”  financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar

Draft – Raport Monitorimi i Konventës së Stambollit, AWEN

Raport mbi zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familes në Shqipëri.

Terms of reference for external auditor and auditing company

Notification on the cancellation of the tender process for auditing of AWEN and members on a new opening of the tendering procedures, will be announced soon.

Renewed Competitive Tendering on the process of Auditing of the project: “Protection and Promotion of women rights in Albania” 2016 – 2018 supported by Sida- Swedish International Development Cooperation Agency

Veprimtaria

Ky është një raport i shkurtër rreth aktiviteteve të zhvilluara nga AWEN gjatë vitit 2016. Një hapësirë të veçantë zë programi “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri” mbështetur nga Sida – Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me fokus arritjet kryesore të AWEN dhe organizatave anëtare. Veprimtaria-e-AWEN-2016-Janar-2017-1.pdf Veprimtaria-e-AWEN-2017.pdf

KONTAKT

Adresa: Rr. ”Vaso Pasha”, P.16, Shk. 1/4, Tiranë

E-mail: info@awenetwork.org

Website: www.awenetwork.org