Agritra-Vizion, Dibër
Agritra-Vizion është një organizatë lokale, e cila operon në rajonin e Dibrës që në shkurt të vitit 1998. Aktiviteti i saj filloi si një projekt i SNV (si projekt Agritra). Qëllimi i projektit ka qenё forcimi i pozitës sociale dhe ekonomike të grave në rrethin e Dibrës. Projekti ka patur nё fokus tё punёs sё tij gratë dhe vajzat por pjesëmarrja e burrave ishte njё risi e cila u mirёprit.
Për katër vjet (deri 2001), aktiviteti kryesor i organizatёs tonё ka qenё trajnimi i grave në fshatrat e rrethit me qëllim, rritjen e njohurive në menaxhimin e bagëtisë dhe kultivimin e perimeve. Projekti i ka mbështetur gratё që tё organizohen në grupe joinformale komunitare dhe te ngrenë zërin për probleme të ndryshme me të cilat ballafaqohen në familje dhe komunitet.
Në kuadër të kёtij projekti gjatë kësaj periudhe, kemi patur mbështetjen e SNV-sё për ngritjen e kapaciteteve të stafit si një element kyç që do të ndikonte pozitivisht në vazhdimësinë e punës së projektit. Në fund të projektit, duke u bazuar edhe në rezultatet pozitive që kishte dhe aktivitetet e vazhdueshme nga stafi i projektit, ky projekt u regjistrua si njё organizatё lokale, qё do tё operonte në bazë të ligjit shqiptar me të njëjtin emër. Me kalimin e kohës organizata i zgjeroi shërbimet e saj nё ndihmё tё grave, në përputhje dhe në përgjigje të nevojave të tyre.
Edhe pse në kohë fokusi i shërbimeve tё ofruara ndaj grave dhe komuniteteve ёshtё rritur, vizioni i organizatës në parim ka mbetur i njëjtë. Që nga Shtatori i vitit 2003, organizata operon me emrin e saj si Agritra-Vizion.
Vizioni:
Fuqizimi i grave për zhvillimin e shoqërisë.
Misioni:
Të forcojё pozitën social-ekonomike të grave rurale në rrethin e Dibrës përmes asistencës teknike në bujqësi dhe blegtorinё e qumështit, nё organizimin e grupeve të prodhuesve, nё barazinё gjinore si dhe organizimin e vetë e grave për probleme të familjes dhe të komunitetit.
Gjatë punës së saj, organizata ka bashkëpunuar me shumё grupe gra dhe vajza, me anёtarё tё komunitetit nga 11 njёsitё administrative nё Qarkun e Dibrёs. Ajo ka krijuar një bashkëpunim tё dobishёm dhe shumё efikas në partneritet me strukturat lokale dhe rajonale, si një strukturë e shoqërisë civile me një kontribut të rëndësishëm në nivel rajonal.
Agritra-Vizion bashkёpunon ngushtё me komunitetin e Qarkut Dibёr. Suksesi i punёs sonё bazohet nё kёto aspekte:
- Partneriteti i gjerë dhe i vërtetë me komunitetet dhe përfituesit, është një nga sukseset e arritura në nivel lokal dhe rajonal. Puna me grupe në komunitet ka qenë dhe mbetet një nga arsyet kryesore për suksesin e punës së organizatës sonë. E ndërtuar në këtë mënyrë, ka shërbyer si model për pjesëmarrjen e këtyre grupeve dhe komuniteteve, në projektet dhe proçeset për ndryshime pozitive tё komunitetit.
- Ngritja e zёrit pёr çështje të grave, problemet nё familje dhe çështjet e komunitetit. Ngritja e kapaciteteve tё grave pёr tё mbrojtur tё drejtat e tyre dhe mundёsia pёr tё promovuar kёto tё drejta, duke paraqitur kontributin e tyre ne nivel lokal dhe kombёtar.
- Rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme janë një tjetër vlerё e punës sonë. Kjo është arritur nёpёrmjet vlerësimeve të nevojave si dhe duke punuar për ide tё reja bazuar në nevojat lokale. Besimi i krijuar mes stafit të organizatës, grupeve tё grave si dhe komuniteteve është një nga elementet më të vlefshёm të suksesit në punën tonë.
- Krijimi i grupeve të forta, të qëndrueshme dhe aktive të grave është një tjetёr sukses i punës sonë. Tashmё kёto grupe grash janë kthyer nё njё partner tё rёndёsishёm local, tё cilat ofrojnë kontributin e tyre për të përmirësuar jo vetëm aksesin e tyre, por edhe familjen dhe jetën e komunitetit.
- Agritra-Vizion ёshtё një organizatё me kapacitete dhe aftësi jo vetëm për të adresuar çështjet e grave, por edhe tё mbёshtesё komunitetin duke e orientuar saktё pёr nevojat dhe nё përmirësimin e situatёs sё tyre.