Aktiviteti prezantues i projektit “Shoqëria civile për qeverisjen e mirë: Një ndërhyrje kombëtare që synon forcimin e kapaciteteve, fuqizimin e partneriteteve, dhe ndërgjegjësimin e publikut”

U mbajt më datë 6 korrik 2023 aktiviteti prezantues i projektit “Shoqëria civile për qeverisjen e mirë: Një ndërhyrje kombëtare që synon forcimin e kapaciteteve, fuqizimin e partneriteteve, dhe ndërgjegjësimin e publikut”. Pas prezantimit të qëllimit dhe aktiviteteve u diskutua përfshirja e OSHC-ve në këtë iniciativë, si edhe metodologjia e projektit.
Aktiviteti u zhvillua në mënyrë hibride, me pjesëmarrje fizike dhe online.

"Shoqëria civile për qeverisjen e mirë: Një ndërhyrje kombëtare që synon forcimin e kapaciteteve, fuqizimin e partneriteteve, dhe ndërgjegjësimin e publikut" zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me IDM Albania (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.