Pjesëmarrje në diskutimin: “Dhuna si përgjegjësi individuale, instituticionale dhe kolektive”

AWEN mori pjesë në eventin e organizuar nga “Tek Bunkeri” në të cilin u diskutua mbi “Dhunën si përgjegjësi individuale, instituticionale dhe kolektive”. Ky aktivitet erdhi si “domosdoshmëri” nisur nga shtimi në rastet e fundit i dhunës në ambjente publike. Ne inkurajojmë vajzat dhe gratë që t’i denoncojnë rastet dhe mund t’i drejtohen Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri për ndihmë ligjore falas.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.