Prezantimi i studimit “Statusi i grave në punësim, arsim dhe trajnim profesional në Shqipëri”

AWEN organizoi më date 16 shtator prezantimin e studimit “Statusi i grave në punësim, arsim dhe trajnim profesional në Shqipëri”. Aktiviteti u hap me prezantimin e projektit dhe rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave si çelësi i barazisë gjinore dhe sesi treguesit për gratë në vendin e punës në Shqipëri mbeten prapa atyre të rajonit dhe nën mesataren e Bashkimit Evropian. Në vijim u nda me pjesëmarrësit analiza katër nivelëshe (meta, makro, meso dhe mikro – analizë) e realizuar dhe disa nga gjetjet më me rëndësi. Po ashtu, u prezantuan infografikë të përgatitur me të dhënat e studimit. Aktiviteti u përmbyll me diskutime nga pjesëmarrësit.

Ky studim është realizuar në kuadër të nismës rajonale “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes procesit të anëtarësimit në BE”, implementuar nga “Reactor - Research in Action” Reactor Research in Action dhe partnerët, dhe financuar nga Bashkimi Evropian si dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.