Retreat i rrjetit AWEN

Në datat 13 dhe 14 korrik AWEN organizoi një retreat me organizatat anëtare të rrjetit. Përgjatë dy ditëve patëm mundësi të shkëmbenim eksperienca dhe praktika të mira mbi çlirimin e stresit në punë, të marrit kohë për të reflektuar mbi gjendjen tonë emocionale e psikologjike, të qenurit mirënjohëse për ato që gëzojmë, njohjes së kufijve tanë të sigurisë e metodave të vetëmbrojtjes. Këto dy ditë në bregdetin e Radhimës shërbyen për të qenë me njëra-tjetrën e për tu qetësuar paksa pas një periudhe të ngarkuar e për të rinisur me energji punën tonë të përbashkët për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në Shqipëri.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.