Sesion trajnimi: “Ngritja e një plani konkret veprimi për përmirësimin e reagimit ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”

AWEN në bashkëpunim me Agritra-Vizion Peshkopi, organizoi një sesion trajnimi me pjesëmarrës të ETN-së Dibër mbi “Ngritja e një plani konkret veprimi për përmirësimin e reagimit ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”. Ky trajnim u zhvillua në kuadër të Projektit ‘’Forcimi i përgjigjes së koordinuar të ofruesve të shërbimeve nga policia, shëndetësia, arsimi dhe sektorët e qeverisjes vendore për të menaxhuar rastet që lidhen me të gjitha format e VAW, në përputhje me standardet e CEDAW dhe Konventës së Stambollit” financuar nga BE mbështetur nga UN Women dhe zbatuar nga AWEN’’.

Diskutimi gjatë këtij sesioni trajnimi u fokusua mbi shërbimet dhe burimet ekzistuese në nivel lokal për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe me bazë gjinore, ku pjesëmarrësit u njohën me konkluzionet dhe rezultatet e studimit mbi funksionimin dhe efektivitetin e MKR-ve në 6 bashkitë ku shtrihet projeki.

Gjatë trajnimit vëmendje e veçantë ju kushtua nxjerrjes së rekomandimeve për përmirësimin e shërbimeve duke ju referuar pikave të forta dhe të dobëta si dhe nevojat për përmirësime të shërbimeve nga secili institucion anëtar i ETN-së në bashkinë Dibër. Konkluzionet dhe rekomandimet e trajnimit do të ndihmojnë në ngritjen e një plani konkret veprimi për përmirësimin e reagimit ndaj dhunës në familje, që do ju ofrohet bashkisë Dibër dhe do të jetë pjesë e planit social në këtë bashki.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.