Shkëmbim i përvojave mbi Rezolutën 1325 në Kosovë dhe Shqipëri

U zhvillua më 9 nëntor aktiviteti i përbashkët mes rrjetit AWEN dhe Rrjetit të Grave të Kosovës mbi shkëmbimin e përvojave mbi Rezolutën 1325 në Kosovë dhe Shqipëri, e po ashtu, u prezantua botimit të dytë i “Fakte dhe fabula mbi Rezolutën 1325”. Përpos prezantimit të botimit u diskutua mbi eksperiencën e Koalicionit Shqiptar “Gratë, Paqja dhe Siguria” lidhur me procesin e hartimit të PKV të parë për Rezolutën 1325 dhe përpjekjet e tyre në monitorimin dhe çuarjen përpara të zbatimit të saj në nivel kombëtar. 

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.