Takim informues mbi nivelin e përfshirjes së grave në pozicione vendimmarrëse në nivelet qendrore dhe lokale të qeverisjes

Në bashkëpunim me KQZ Shqiperi dhe Shoqata Gender, Paqe e Siguri - Shoqata e Grave me Probleme Sociale, AWEN zhvilloi më 10 korrik 2023 takimin informues me gra dhe burra të komunitetit në Porto Romano lidhur me rëndësinë e përshirjes së grave dhe burrave përgjatë të gjitha fazave të procesit zgjedhor.

Ky aktivitet ishte i pari i këtij cikli aktivitetesh që do të shtrihen në disa qytete të ndryshime të Shqipërisë, të cilat synojnë rritjen e diskutimit rreth nivelit të përfshirjes së grave në pozicione vendimmarrëse në nivelet qendrore dhe lokale të qeverisjes, të rrisin ndërgjegjësimin dhe angazhimin e grupeve të interesit në përpjekjet për të siguruar përmirësimin e përfaqësimit të grave në vendimmarrje.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.