Takim me aktorët vendor, Vlorë

Më 18 shkurt 2022 në bashkëpunim me UN Women Albania zhvilluan një takim me aktorët vendor në Vlorë për të kuptuar dhe trajtuar më mirë boshllëqet që kanë shërbimet mbështetëse për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore. U finalizua plani i veprimit i cili do të përdoret për të forcuar përgjegjshmërinë institucionale. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të programit rajonal të UN Women për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, e mbeshtetur nga Bashkimi Europian.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.