Takim rajonal

28 shtator- 1 tetor 2022: Puna në nismën e përbashkët rajonale gjatë pandemisë Covid-19 vetëm sa na ka bërë më krijuese dhe të afta për t'u përshtatur. Partneret e nismës “Përparimi i Barazisë Gjinore në Procesin e Anëtarësimit në BE” më në fund patën mundësinë të takohen, të diskutojnë dhe të kalojnë kohë së bashku gjatë takimit që u zhvillua javën e kaluar në Budva, Mal të Zi, nga data 28 shtator deri më 1 tetor. Jemi të vendosura të ecim përpara drejt perspektivave të reja, të gatshme për t’i përballuar së bashku të gjitha sfidat, dhe po aq të gatshme të zbatojmë me sukses aktivitetet e nismës sonë.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.