Takime ndërgjegjësuese

Së bashku me Shoqata Une, Gruaja AWEN ka vijuar me takimet ndërgjegjësuese të realizuara në kuadër të projektit ‘’Forcimi i përgjigjes së koordinuar të ofruesve të shërbimeve nga policia, shëndetësia, arsimi dhe sektorët e qeverisjes vendore për të menaxhuar rastet që lidhen me të gjitha format e VAW, në përputhje me standardet e CEDAW dhe Konventës së Stambollit” financuar nga BE mbështetur nga UN Women dhe zbatuar nga AWEN.

Takimet ndërgjegjësuese u realizuan me studentet në profilet Sociologji dhe Politika Sociale pranë Universitetit Fan Noli në Korcë. Diskutimet në këto takime u përqëndruan në fenomenin e dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore si dhe kategoritë që preken kryesisht nga to. Patëm rastin të ndanim me këta grupe studentësh dhe informacion mbi shërbimet që UG dhe AWEN ofron në të gjithë vendin.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.