Trajnimi: “Integrimi gjinor me interes në procesin e anëtarësimit në BE”

U mbajt trajnimi me temë “Integrimi gjinor me interes në procesin e anëtarësimit në BE”. U trajtua me të gjithë pjesëmarrësit nga organizatat lokale sesa e rëndesishme është te jesh i informuar mbi sa dhe pse integrimi gjinor është i rëndësishëm në nivel instituticional, politik, sektorial si dhe organizativ si dhe si mund te aplikohet në procesin e anëtarësimit në BE. Trajnimi u fokusua gjithashtu në një analizë gjinore dhe monitorimin e përgjegjësive gjinore. Informacione praktike si bëhet integrimi gjinor në projekte u trajtua gjatë këtij trajnimi.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.