Workshop: “Ngritja e një plani konkret veprimi për përmirësimin e reagimit ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinorë"

Përgjatë fund shkurtit të 2022 AWEN në bashkëpunim me Qendra Psiko-Sociale "Vatra" mbajti një workshop me temë “Ngritja e një plani konkret veprimi për përmirësimin e reagimit ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinorë", në Fier me pjesëmarrjen e anëtarëve të Ekipit Teknik Ndërsektorial.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i përgjigjes së koordinuar të ofruesve të shërbimeve nga policia, strukturat e shëndetit, arsimi dhe sektori lokal për menaxhimin e rasteve të të gjitha formave të dhunës kundër grave, në përputhje me standardet e CEDAW dhe Konventës së Stambollit", financuar nga BE mbështetur nga Un Women dhe zbatuar nga AWEN.

Aktiviteti u krye për të kuptuar dhe trajtuar më mirë boshllëqet që kanë shërbimet mbështetëse për të mbijetuarat e dhunës në familje /dhunës me bazë gjinore. Gjithashtu u finalizua plani i veprimit i cili do të përdoret për të forcuar përgjigjen e institucioneve si pjesë e programit tonë rajonal për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, mbështetur nga Bashkimi Europian.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.