“Praktika premtuese të ngritjes dhe ofrimit të shërbimeve të mbështetjes së specializuar për gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale”.

Një panoramë ligjore dhe praktike për OJF-të e grave dhe politikbërërsit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Me rritjen e dhunës kundër grave dhe vajzave në nivele të reja në të gjithë botën si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, është me shumë rëndësi që gratë dhe fëmijët të mbrohen në mënyrë të përshtatshme nga dhuna, çka kërkon angazhim politik serioz dhe të vazhdueshëm për mbrojtjen, veçanërisht nga dhuna seksuale. Kështu, WAVE vijon të rekomandojë zbatimin e standardeve të cilat do t’i gjeni në këtë dokument.