“Dashuria nuk të bën të vuash”, gruaja që rifilloi të jetojë pas gati 20 vitesh xhelozi e dhunë

Kur Entela Gjoni, drejtuese e shoqatës “Jona” në Sarandë më tregoi pak historinë e Ninës, nuk e mohoj që prisja të takohesha me një gruatë “vrarë” në fytyrë dhe isha gati e sigurt se vuajtja do të ishte krejt e lexueshme tek ajo. “Një grua që vuan prej 20 vitesh me një burrë xheloz deri në sëmundje edhe të dhunshmëm”, mendova, “duhet të jetë e sfilitur”.Por kur hymë në dyqanin ku punon Nina, një grua flokë gështenjë e buzëqeshur, madje me një shkëlqim të syve gjithë shpresë, m’irrëzoi të gjitha paragjykimet. Nina është lindur e rritur në një fshat të Tepelenës dhe nuk arriti dot të shkollohej në ato kushte të vështira ku jetonte familja e saj.

“Jemi martuar me mblesëri. Kemi qenë si i thonë të parët “unë s’dija ç’ishte, edhe ai s’dinte”- më thotë duke buzëqeshur ndërsa ulemi në një qoshe të dyqanit e unë jam gjithë sy e veshë për të dëgjuar historinë e saj. Problemet me të shoqin nisën qëkur u martuan e madje që herët ajo kishte dashur të ndaheshin,por pritja e fëmijës së parë e detyroi të qëndronte me të, me shpresën që gjërat do të ndryshonin.

“Ishte shumë xheloz, i fiksuar, gati i sëmurë, mos dil, mos bëj. I thosha gjithmonë, po të kishe ndonjë grua të bukur ç’do bëhej, se nuk isha as ndonjë tip që kam pas qejf të vishesha”. Në përpjekje për të ndryshuar sado pak jetën e tyre, familjarët e saj i ndihmuantë zhvendosën në fshatin Gjashtë në Sarandë.Por sërish, bashkëshort ijo vetëm që “i nxinte jetën” nga xhelozia por edhe nuk punonte. Ndërkohë pas vazjës, kishte ardhur në jetë fëmija e tyre i dytë, një djalë.

“Nuk punonte, kishte atë fiksimin, nuk po iki të punoj se mos më ikën kjo. E shtymë si e shtymë për qeranë, për të ngrënë dhe hanim dhes’ hanim. Pastaj u sëmur dhe djali, filloi të mbyllte dhe derën me kyç. Natën zinte derën se kishte hall se mos e zinte gjumi dhe dilja unë përjashta”.

Fiksimi i të shoqit se ajo mos largohej natën, gati i mori jetën djalit të tyre një natë ndërsa fëmija u sëmur me temperaturë të lartë. Hallet u shtuan dhe për 3 vite u deshën kura të vazhdueshme mjekësore. Veç kësaj, xhelozia vazhdonte ndërsa i shoqi thuajse nuk punonte fare ndërsa nisi të bëhej i dhunshëm.

Një moment i vështirë dhei keq për të shoqin, duket se ndryshoi rrjedhën e jetës për Ninën dhe fëmijët veçanërisht.Atë e burgosën (jo për dhunë) dhe kështu Nina mundi të fillojë punë. Më pas, përmes disa shoqeve, ajo u njoh me vajzat dhe gratë e Shoqatës “Jona” në Sarandë të cilat jo vetëm e këshilluan si të vepronte, por i ofruan ndihmë ligjore dhe psikologjike.

“Vajzat e shoqatës më dhanë guximin, më kanë ndihmuar jashtë mase.Më kanë ndihmuar edhe me avokatë, psikologë. E takuan dhe atë (burrin) 2-3 herë dhe sikur janë qëtësuar, janë më ndryshe gjërat. Shyqyr gjeta punë, gjeta përkrahjete Entela, te Xheni, shumë mbështetje. Më ndihmuan edhe të gjeja shtëpi.Kam punën këtu afër, kam edhe psikologen që çoj vajzën se janëstresuardheata se gjithmonë sherr”.

Ndihma psikologjike iu ofrua edhe 2 fëmijëve, të cilët siç tregon vetë Nina ishin të dërrmuar nga problemet e vazhdueshme brenda familjes. Por pavarësisht gjithëç’ ka hequr, Nina nuk është e sigurt nëse do që të divorcohet nga i shoqi. Për më tepër, ajo mendon se fëmijëve u nevojitet babai dhe shpreson që ai të ndryshojë.

“Kur mendoj për fëmijët, nuk e mendoj ndarjen. E shikoj që është tjetër gjë kur është ai.Edhe unë jam më e sigurt për fëmijët kur kam atë në shtëpi. Por nëse ai nuk do ndryshoj. Tani nuk bën më naze, po unë akoma vazhdoj të paguaj çdo gjë. Është shumë më ndryshe ngaç farë ishte 20 vjet më përpara”.

Mes rrëfimit që ajo përpiqet ta justifikojë, mbase nga mënyra dhe ambjenti ku është rritur. Mbase kështu e kanë mësuar që “gruaja duhet të rrijë e mbyllur në shtëpi”.Por kur e pyes se si mund të quhet ajo që ndien i shoqi, për Ninën kjo nuk është dashuri.

“Dashuria nuk të bën të vuash. Ai mua më bën të vuaj, ndaj nuk e quaj dashuri. Ia kam thënë shumë herë, por më thotë që ty dua të të kem vetëm për vete. Unë nuk mendoj se është dashuri, fiksim po”. Sot Nina është më e qetë, fëmijët po rriten dhe e ndihmojnë.Por ajo që e bën të buzëqeshë sërish është pikërisht puna dhe njerëzit që e rrethojnë.

“Më bën të ndihem mirë puna, shoqëria, ambienti që kam gjetur. Kur isha e mbyllur në shtëpi, kam qenë tjetë rnjeri dhe gati arrita në depresion. Tani kame dhe punën që më pëlqen.Përveç anës financiare ndihem mirë dhe nga pronarët, më respektojnë. Që kur kam ardhur në punë kam ndryshuar edhe si njeri, jam më e qeshur”.

Ajo vazhdon të takohet me Entelën dhe Xhenin, apo edhe anëtarete tjera të Shoqatës “Jona” dhe falë përkrahjes së tyre, ndryshe nga shumë vite më parë, Nina nuk i trembet më opinionit apo gjykimit të njerëzve. Ajo madje dëshiron ta tregojë historinë e saj për të gjitha ato gra që si ajo, nuk dinë ku të gjejnë mbështetje. “Jona” është një shoqatë jo-fitimprurese, e cila vepron në Sarandë që nga viti 2001 dhe është pjesë e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri(AWEN). Me më shumë se 50 anëtare, kjo shoqatë ka 18 vite që kontribuon në mbrojtjen e të drejtave të grave si pjesë e të drejtave të njeriut, rritjen e imazhit publik të gruas përmes pjesëmarrjes së saj në jetën politike e publike dhe zhvillimin e mundësive për të forcuar pozicionin e grave në komunitet.