Forum i Gruas, Elbasan

INFORMACIONI I FGE

Shoqata, eshte krijuar ne gusht te vitit 1991, dhe riregjistruar ne vitin 1995 si nje dege e Forumit te Pavaruar te Gruas Shqiptare, dega Elbasan.
Eshte regjistruar si shoqate me vete me 07.01.2000 me vendim 4030 te Gjykates Rrethit Elbasan dhe riregjistruar me date 10.07.2003 me vendim nr 4030/1 te Gjykates se Rrethit Tirane. Ne baze te statutit ,organizata quhet “Forumi I Gruas Elbasan” Mund te njihet dhe si FGE (akronimi). Organizata eshte formuar si shoqate me anetaresi
Rajoni ku shtrihet veprimtaria e shoqates eshte rrethi i Elbasanit i cili perbehet nga 3 bashkite Elbasan, Cerrik Belesh si dhe 20 komuna rurale.
Me statut kemi te drejte te shtrijme veprimtarine ne gjithe Qarkun e Elbasanit e me gjere.

MISIONI I SHOQATES SIPAS STATUTIT

– Mbrojtja e te drejtave te grave, perfaqesimi I tyre ligjor perpara organeve te drejtesise, ngritja e studios avokatore per ofrimin e asistences juridike dhe perfaqesimit ligjor te grave dhe vajzave.
– Rritja e vetedijes se tyre per rolin dhe te drejtat qe kane ne shoqeri dhe familje nepermjet fushatave sensibilizuese.
– Kundershtimi I te gjitha formave te ushtruara mbi to, hapja e qendrave te keshillimit per grate dhe vajzat e dhunuara.
– Mbrojtja e jetes se gruas nga dhuna ekstreme dhe ngritja e qendrave te strehimit te perkohshem te tyre.
– Edukimi dhe mbrojtja e te drejtes se riprodhimit, shendetit te nenes dhe femijes dhe planifikimi familjar.
– Nxitja dhe perfshirja e grave ne ekonomine e tregut nepermjet inkurajimit dhe krijimit te shoqerive te ndryshme te grave me mjetet e tyre apo nepermjet fondeve te dhuruara shoqates dhe fondeve te projektit

Ne realizimin e misionit tone ne jemi fokusuar ne tre drejtime kryesore qe jane:

– Sherbime konkrete ne favor te grave dhe vajzave
– Fushate sensibilizimi
– Trajnime dhe ngritje kapacitetesh

A. SHERBIMET

Ne fushen e sherbimeve jemi fokusuar ne dhenien e sherbimeve konkrete grave e vajzave te cilat kane probleme dhune nepermjet:

Qendres se Keshillmit per Gra dhe Vajza te Dhunuara Elbasan/Cerrik
Kjo qender ka filluar sherbimet e saj ne Qytetin e Elbasanit fillimisht ne 1.10.1999 ne ndihme te grave dhe vajzave me probleme dhune. Me vone ne vitin 2001 ky sherbim shtrihet dhe ne Qytetin e Cerrikut Qellimi i ketyre qendrave eshte “ Te zvogelojne numrin e grave viktima te dhunes ne familje. Per te realizuar qellimin afrohen me profesionalizem keshillime ne telefon dhe balle per balle ku grave te dhunuara u afrohen falas
– Mbeshtetje emocionale
– Orientim per te marre vendim
– Informacion i sakte juridik dhe mjeksor

Ne keshillimet balle per balle afrohet:
– Anonimitet i plote
– Mbeshtetje emocionale
– Informacion i sakte juridik dhe mjeksor

Keto sherbime ofrohen nga nje staf mjaft i pergatitur dhe mire trajnuar per punen me kete kategori grash dhe vajzash..Sherbimi yne ofrohet çdo dite nga e Hena ne te Premte nga ora 8:00 – 16:00.
.
Studio avokatore per gra dhe vajza te dhunuara.
Eshte hapur ne 1 dhjetor te vitit 2002, ofron sherbimin e saj cdo dite nga e Hena ne te Premte nga ora 8:00 – 16:00. Kjo studio iu vjen ne ndihme te gjitha grave dhe vajzave me probleme dhune duke bere mbrojtjen ne gjykate te atyre me mundesi te pakta financiare
– Ofrohen konsulenca juridike falas,
– Asistence juridike dhe mbrojtje ligjore falas
– Perfaqesim ne gjykate nga nje avokate falas.

FUSHATA SENSIBILIZUESE

a. Takime me grupe te vogla grash / vajzash ose me grupe te perzjere ( burra dhe gra/vajza ) Takimet me grate/vajzat kane patur si qellim ndergjegjesimin e vete grave/vajzave per te drejtat ligjore qe ato gezojne me qellim qe ti mbrojne me force keto te drejta, informacione mbi shoqaten, sherbimet qe ofron etj Takimet me grupe miks kane patur si qellim ndergjegjesimin e te gjithe shoqerise per te drejta te barabarta ne nje shoqeri demokratike
b. Fushate nepermjet medias elektronike dhe asaj te shkruar. Rregullisht transmetojme spote te ndryshme televizive, emisione me tema te ndryshme
c. Pregatitje she shperndarje materialesh sensibilizuese si fletepalosje, postera etj
d. Tavolina te rrumbullaketa per probleme te ndryshme me te ftuar aktore te ndryshem
e. Ne menyre individuale nga kontakti direkt me gra e vajza qe vijne tek ne dhe marrin pjese ne veprimtarite e ndryshme qe ne organizojme.
f. Grate dhe vajzat, perfituese te sherbimeve tona, me njera tjetren, perhapin idete dhe informacionin mbi sherbimet, te drejtat, menyrat e nderhyrjes duke realizuar metoden e sensibilizimit zinxhir.
g. Antaret e veprimtaret e shoqates ne institucionet ku punojne, apo banojne , ne biseda te lira propogandojne sherbimet tona.

TRAINIMET

Po permendim disa nga trajnimet me kryesore qe ne kemi realizuar me aktore te tjere:

– Trajnimi i forcave te policise per nocionet e barazise gjinore dhe menyren e trajtimit te rasteve te grave te dhunuara.
– Trajnimi i punonjesve te administrates publike te bashkise dhe prefektures dhe te punonjesve te Gjendejve Civile ne lidhje me Normat e reja ligjore te Kodit te Ri te familjes.
– Trajnimi i grave dhe vajzave me probleme te dhunes ne qytetin e Cerrikut dhe aftesimi i tyre profesional per rrobaqepesine.
– Trajnimi i grave anetare, aktiviste te forcave politike dhe potenciale per kandidate te ardhshme per keshilltare lokale, deputete, per aftesimin e tyre per lidershipin dhe pjesemarrjen ne politike.
– Trajnimi i drejtuesve te forcave politike per barazine gjinore, rolin dhe te drejtat e grave ne politike dhe vendimarrje, etj.
– Trenim me mesuesit e shkollave te mesme per rritjen e rolit te shkolles ne parandalimin e trafikimit.
– Trenim me 54 gra e vajza perfaqesuese te forcave te ndryshme politike, per ti aftesuar si kandidate te mundshme per keshilltare apo kryetare komune e bashkie.
– Trajnim i te zgjedhurve vendore, antareve te keshillave ne 20 komunat rurale Elbasan, per ligjin e ri te dhunes ne familje dhe Strategjine Kombetare Plani per Veprim i Qeverise Shqiptare per parandalimin e dhunes ne familje.

Stafi i Forumit te Gruas ka marre shume trainime per :
a. Konceptet gjinore, nga konceptet elementare ne ato te avancuara
b. Per rolin e gruas ne jeten publike
c. Per dhunen e ushtruar mbi gruan

Stafi ka marre pjese edhe ne trainime , konferenca e vizita per shkembim pervoje edhe jashte Shqiperise si USA, Itali, Bullgari, Maqedoni, Suedi, Greqi, Bruksel, Vjene, Portugali etj.