“Nuk kisha as zanat e as shkollë. Mezi i fitoja 80 mijë lekë të vjetra kur punoja si pastruese”- më thotë ndërsa i dridhet zëri…
HISTORI SUKSESI

“Pa arsim e profesion”, një organizatë e vogël ndihmon nënat kryefamiljare të fitojnë bukën e gojës përmes kurseve profesionale

“Alo 116117-a më ndihmoni”, t’i shpëtosh jetën dikujt vetëm me një telefonatë
“Alo, kam shumë frikë. Më shpëtoni se nuk dua të vdes”. Ishte kjo telefonata që tronditi Artën në orët e vona të mbrëmjes së fund të marsit të kaluar. Ishte koha kur e gjithë Shqipëria u izolua në shtëpi…

“Mund të më kishin shitur ose rrëmbyer”, 21 vjeçarja rrëfen si ndryshoi jeta e saj në qendrën “Vatra”
“Gjithë rrugës vetëm kam qarë. Isha shumë e frikësuar. Qaja se nuk e dija se çfarë do t’më priste. Polici as nuk e dinte se çfarë ishte “Vatra”.

“Me paratë e jufkave”, historia e dibranes që ngriti një biznes edhe falë mbështetjes së
Agritra-Vizion, Peshkopi
Kur e sheh ashtu të qeshur, as që mund të imagjinosh se ka rritur e vetme 3 fëmijë dhe ka kaluar aq shumë në jetë saqë, sërish duke qeshur të thotë: “Vetëm guri i mullirit s’më ka blu”.

“Dashuria nuk të bën të vuash”, gruaja që rifilloi të jetojë pas gati 20 vitesh xhelozi e dhunë
Kur Entela Gjoni, drejtuese e shoqatës “Jona” në Sarandë më tregoi pak historinë e Ninës, nuk e mohoj që prisja të takohesha me një grua të “vrarë” në fytyrë dhe isha gati e sigurt se vuajtja do të ishte krejt e lexueshme tek ajo.

“Më vuri thikën në fyt, por vendosa të jetoj për fëmijët e mi”
Sa herë takoj një grua të dhunuar më habit forca e tyre për të rrëfyer muaj, e madje edhe vite nën presion, frikë e dhunë psikologjike apo fizike. Shpesh jam përballur me gra që nuk i mbajnë dot lotët ndërsa më tregojnë, dhe besoj është mëse normale.

Shkodër, 4 burra “në luftë” kundër dhunës dhe mentalitetit patriarkal
Kur Gjoni hyri në derën e Zyrës për Djem dhe Burra (ZDB), nuk arrija t’i besoja syve. I gjatë, i bukur dhe jo më shumë se 25 vjeç, ky djalë/burrë është tashmë i divorcuar me një fëmijë dhe mbi të gjitha me damkën e një dhunuesi.

“Të punosh si kafshë”, gratë e fasonerive që luftojnë për të drejtat e tyre
“Mund të themi që kemi përjetuar edhe tmerrin. Kemi punuar si kafshë, ndërsa ata (pronarët) e kanë shfrytëzuar faktin që ne nuk dinim asgjë nga të drejtat në punë”. Zonja me inicialet B.G është vetëm një prej 15 grave që janë mbledhur për një trajnim pranë zyrave të Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC).ën e një dhunuesi.

Shkoi të denonconte dhunën e bashkëshortit, përballet me ngacmimin e prokurorit: Unë s’do të të lija kurrë po të të kisha grua
Në një kohë kur shoqëria shqiptare është tronditur nga dhuna brenda familjes që vazhdon të marrë jetë njerëzish, një grua viktimë e dhunës, rrëfen indiferencën dhe talljen që i bëhet këtij fenomeni nga funksionarët e drejtësisë. Ata që duhet të jenë të parët për të mbrojtur viktimat e dhunës e për të veprua rmenjëherë për ndalimin e dhunuesve, shndërrohen në bashkëfajtorë.

“Iku nga shtëpia me rroba të grisura”, ja se si turpi “fsheh” dhunën seksuale të bashkëshortëve
“Sa budallaqe paskam qenë, sa shumë kam duruar. Duroja drurin, pijen, të sharat. E kam duruar për vite e vite me radhë”. Vetëm sot, pasi ka kaluar gati një vit nga vendimi i saj për të lënë burrin, Lida ka fituar qetësinë dhe arrin të tregojë ngadalë gjithë vuajtjet e përjetuara.

“Fitore në karantinë”, avokatet e QNLQ sigurojnë mbrojtjen me ligj të viktimave të dhunës
Izolimi dhe e gjithë situata e krijuar si pasojë e epidemisë së koronavirus në Shqipëri, nuk i ka penguar aspak avokatet e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ) të mbrojnë viktimat e dhunës me bazë gjinore përpara ligjit. Vetëm pak ditë më parë kjo organizatë shënoi dy histori të tjera suksesi duke mbrojtur jo vetëm gratë e dhunuara por edhe fëmijët e tyre të mitur falë impelementimit të Konventës së Stambollit që garanton mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna e asistuar.