Konventa e Stambolit

Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje Stamboll, 11.V.2011 www.coe.int/conventionviolence 2 The official languages of the Council of Europe are English and French ( Article 12 of the Statute of the Council of Europe). Only the treaties published by the Secretary General of the Council of Europe, each in a separate booklet of the “European Treaty Series” (ETS) continued since 2004 by the “Council of Europe Treaty Series” (CETS), are deemed authentic. The translation presented here is for information only. 3 Hyrje Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe shtetet e tjera nënshkruese të kësaj Konvente, Duke rikujtuar Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (ETS Nr. 5, 1950) dhe Protokollet e saj, Kartën Sociale Europiane (ETS Nr. 35, 1961, të rishikuar në 1996, ETS Nr. 163), Konventën e Këshillit të Europës mbi Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (CETS Nr. 197, 2005) dhe Konventën e Këshillit të Europës mbi Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual (CETS Nr. 201, 2007);