Shumë pak flitet për NGACMIMIN SEKSUAL në vendin e punës, ndërkohë që studimet nga vendet e BE-së tregojnë që ky fenomen prek 40 deri në 50% të vajzave e grave që punojnë! Ngacmimi seksual është një sjellje e padëshiruar, jo e mirëpritur e një natyre seksuale, që e bën personin të ndihet e/i sulmuar, poshtëruar, dhe ose i/e frikësuar.
NGACMIMI SEKSUAL NË VENDIN E PUNËS ËSHTË SHKELJE E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE CËNIM I DINJITETIT!
SI TË REAGOSH NËSE NGACMOHESH SEKSUALISHT NË VENDIN E PUNËS?
1. Mos fajëso veten tënde!
2. Thuaj ‘JO’ qartë dhe prerë!
3. Mos ki pritshmëri jo-realiste rreth reagimeve që mund/duhet të kenë të tjerët!
4. Gjej një mënyrë për të shprehur shqetësimin tënd!
5. Dokumento çdo incident në detaje dhe ruaj të gjitha provat!
6. Dokumento performancën tënde në punë dhe evito çdo sjellje të mundshme të rregulloreve apo ligjeve!
7. Përdor sistemet e ankimimit që egzistojnë!
8. Bëj kallëzim në polici!
Për më shumë lexoni broshurën tonë informuese rreth ngacmimit seksual në vendin e punës dhe institucionet arsimore! (attach broshura)