Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri prej vitesh zbaton projekte të ndryshme me mbështetjen dhe bashkëpunimin e aktorëve të tjerë që luajnë një rol të rëndësishëm në fushën e të drejtave të grave në Shqipëri, si: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Parlamenti Shqiptar, Drejtoritë Arsimore të 8 rretheve të Shqipërisë ku anëtarët e rrjetit punojnë, Bashkitë e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës, Elbasanit, Sarandës, Peshkopisë dhe Pogradecit, donatorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë si: Sida – Agjensia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Kvinna Till Kvinna, Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, OSBE, IOM, USAID.
Partnerë dhe Donatorë
Fondi i Kanadasë për Nisma Lokale (CFLI) po mbështet AWEN në adresimin e fenomeneve të dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri përmes avokimit në nivelit kombëtar, ngritjes së kapaciteteve të palëve të interesuara dhe shpërndarjes së informacionit midis të rinjve dhe komunitetit. Këto iniciativa do të mbështeten nga gushti 2020 deri në shkurt 2021.
Projekti do të zbatohet në Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër – 4 rajone të Shqipërisë në partneritet me Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Linjën Kombëtare të Këshillimit për Vajzat dhe Gratë.
Donatorë




