Pjesemarrjen ne Forumin e AWID 2012 (Shoqata/Organizata per te Drejtat e Grave ne Zhvillim)
Forumi AWID për vitin 2012 u organizua në Stamboll në datat 19-22 Prill dhe ishte forumi i 12-të i organizuar nga AW ID. Tema e forumit të 12-të ishte: Transformimi i Fuqisë Ekonomike për të Zhvilluar të Drejtat e Grave dhe Drejtësinë . Forumi i mëparshëm është organizuar në vitin 2008 në Afrikën e Jugut, Cape Toë n. Në Forumin e këtij viti morrën pjesë më shumë se 2300 gra dhe vajza, por edhe një numër i vogël burrash nga e gjithë bota.
Pjesëmarrësit nga Shqipëria këtë vit ishin:
- Mirela Arqimandriti, QAGjZH
- Ines Leskaj, AWEN
- Ariola Panteqi, Shoqata e Grave me probleme sociale, Durrës
- Teuta Hoxha, Forumi i Gruas, Elbasan
- Mimoza Malushaj, Forumi i Gruas, Elbasan
Gjatë gjithë ditëve të Forumit ishin planifikuar edhe sesione me donatorë të mundshëm dhe diskutime të ndryshme lidhur me burimet dhe mbështetjen financiare.
Duke qenë se në forum mundësohej edhe anëtarësimi i organizatave të ndryshme, AWEN u regjistrua për të qenë një nga organizatat anëtare të AWID-it që janë të shpërndara në të gjithë botën.
Në datë 22 Prill, të dielën që ishte edhe dita e fundit e Forumit në Sheshin Taksim në Stamboll u organizua një protestë madhështore në mbrojtje të gjithë të drejtave të grave nga e gjithë bota.
Forumi ishte një mundësi shumë e mirë e marrjes së informacionit, shkëmbimit të eksperiencave, takimi dhe njohje me organizata të ndryshme, përjetimi momentesh unike dhe të papërjetuara më parë në takime të kë tij lloji, etj.