Skip to content
AWEN NETWORK
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri
AWEN NETWORK
  • HOME
  • RRETH NESH
    • Historia & Misioni
    • Statuti
    • Veprimtaria
  • PUBLIKIME
    • Studime
    • Raporte
    • Te Tjera
  • LIGJE DHE KONVENTA
  • ARKIVI I LAJMEVE
  • LOBIM DHE AVOKACI
    • Letra të hapura
    • Materiale Ndërgjegjsuese
  • PARTNERË DHE DONATORË
  • HISTORI SUKSESI
  • sq
  • en
 
  • HOME
  • RRETH NESH
    • Historia & Misioni
    • Statuti
    • Veprimtaria
  • PUBLIKIME
    • Studime
    • Raporte
    • Te Tjera
  • LIGJE DHE KONVENTA
  • ARKIVI I LAJMEVE
  • LOBIM DHE AVOKACI
    • Letra të hapura
    • Materiale Ndërgjegjsuese
  • PARTNERË DHE DONATORË
  • HISTORI SUKSESI
  • sq
  • en
null
null

Fuqizimi i qytetarëve në nevojë lidhur me aksesin në drejtësi

Data e fillimit:01 Mars 2017 – Data e perfundimit: 28 Shkurt 2018

Qëllimin strategjik: Zgjerimi dhe përmirësimi i aksesit në drejtësi për individët në nevojë dhe grupet e tilla si romët, gratë, fëmijët, njerëzit me aftësi të kufizuara, viktima të trafikimit dhe të dhunës, LGBTI, etj.

Objektivat:

Aktiviteteve informuese dhe edukuese nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit dhe metodave (ballë për ballë dhe audio-vizuale), me grupe të ndryshme me të cilat punojnë organizatat anëtare të AWEN.

Monitorimi i zbatimit të kuadrit ligjor dhe vlerësimin e pengesave të aksesit në drejtësi, me qëllim identifikimin e problemeve në lidhje me nevojat e veçanta të grupeve të pafavorizuara.

Avokimi për kompletimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor për të adresuar çështjet kryesore në lidhje me nevojat e veçanta të grupeve të pafavorizuara, nëpërmjet takimeve me institucionet zbatuese dhe vendimmarrëse, si dhe institucionet ndërkombëtare.

Close
null
null

Avokimi për barazinë gjinore dhe proçeset e integrimit në BE

Kohëzgjatja e projektit: 01.01.2017 – 31.12.2018

Buxheti:  37,563 Euro

Ky projekt adresoi nevojat duke u fokusuar në nismat e advokimit të BE-së për të drejtat e  grave, në përputhje me udhëzimet dhe politikën e BE-së. Kjo u arrit duke  adresuar mungesën e informacionit mbi rolin e BE-së në rritjen e barazisë gjinore në Shqipëri, nëpërmjet informimit publik mbi politikat e BE-së dhe legjislacionin mbi të drejtat e grave; rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e rolit të BE-së në zhvillimin e vendit dhe avancimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri; dhe të advokoje me entitetet e BE-së, si dhe me strukturat qeveritare për avancimin e të drejtave të grave sipas kërkesave të politikave të BE-së. Përveç kësaj, projekti synoi të rrisë rolin e Rrjetit tё Fuqizimit tё Gruas nёShqipёri (AWEN) dhe anëtarëve të saj, për t’u bërë një nga aktorët kryesorë në nismat e advokacisë së BE-sё për të drejtat e njeriut  dhe të grave në Shqipëri.

Projekti u zbatua nga AWEN në partneritet të ngushtë me 9 organizatat anëtare në 8 rajone të ndryshme të Shqipërisë. AWEN gjithashtu ka bashkëpunuar ngushtë me Delegacioni e KE-së në Tiranë dhe anëtarët e rrjetit, rrjete të tjera dhe OSHC  të grave në Shqipëri.

Close
null
null

Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri

Periudha e projektit:36 muaj (janar 2016 – dhjetor 2019)

Financimi i projektit në EUR: 984 600, 00 EUR në total

Përmbledhje e projektit:Nëpërmjet programit tre-vjeçar të mbështetur nga Sida, përmes punës së bërë nga AWEN dhe organizatat anëtare në 7 rajone të ndryshme të Shqipërisë, AWEN është bërë një aktor gjithnjë e më i rëndësishëm në fushën e të drejtave të grave në Shqipëri, përmes: shërbimeve të ndryshme të ofruara nga organizatat anëtare të AWEN; rritjes së informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut në nivel kombëtar dhe vendor lidhur me të drejtat e grave; promovimin e modeleve pozitive të suksesit; lobimin dhe avokimin për të drejtat e viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të trafikimit, etj. Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi me subjektet ndërkombëtare, si dhe me institucionet publike qendrore dhe vendore është intensifikuar. AWEN si një rrjet i mirëorganizuar, po shërben gjithnjë e më shumë si një forum për ndarjen e përvojave, si një platformë advokuese dhe si një “strukturë” e konsoliduar për zhvillimin e kapaciteteve të organizatave anëtare.

Rezultati 1. Pushteti qendror dhe ai vendor promovojnë gjithnjë e më shumë mbrojtjen e të drejtave të grave. Disa arritje kyçe janë:

  • Inpute për të përmirësuar legjislacionin dhe politikat në nivel qendror dhe vendor / Nisma advokuese: Disa inpute kryesore të AWEN dhe anëtareve janë përfshirë në draftin përfundimtar të ligjit për Ndihmën Juridike të Garantuar dhe ndryshimet në Ligjin për Dhunën në Marrëdhëniet Familjare (dhe aktet nënligjore); Rritja e buxhetit të bashkisë për shërbimet sociale ndaj grave (Selenicë, Vlorë); Krijimi i aleancës së grave në Këshillat Bashkiakë të Himarës dhe Selenicës; Strehëza e emergjencës në Dibër e themeluar në bashkëpunim me partnerë vendorë; Nëntë (9) Mekanizma Referimi janë mbështetur gjatë vitit 2016-2018[1]; Krijimi i 5 Mekanizmave Referimi  për rastet e Dhunës në Familje[2] të rinj është mbështetur nga organizatat anëtare;
  • Studim Kombëtar mbi Dhunën në Marrëdhëniet Intime (DhMI) në Adoleshencë – Gjatë vitit 2018, ekipi i përzgjedhur i kërkuesve[3], në bashkëpunim të ngushtë me stafin e programit të AWEN dhe organizatat anëtare[4], realizoi dhe finalizoi studimin. Gjetjet e tij po përdoren gjatë nismave ndërgjegjësuese dhe advokuese për adresimin e DhMI në adoleshencë .
  • Aktivitete ndërgjegjësuese: Fushatat ndërgjegjësuese të AWEN u përqendruan kryesisht në dy periudha gjatë secilit vit: Muaji i Grave (Mars) dhe gjatë 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me bazë Gjinore. Të paktën 13.919 vajza dhe gra, burra dhe djem (objektiv i tejkaluar) janë më të informuar lidhur me shkeljet e të drejtave të grave duke marrë pjesë në evente/aktivitete ndërgjegjësuese të AWEN dhe  organizatave anëtare gjatë 2016-2018.
  • Advokim dhe lobim i vazhdueshëm në lidhje me zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit dhe politikave aktuale për barazinë gjinore – Input-e zyrtare dhe rekomandime (të mbledhura nga AWEN dhe anëtaret, të integruara e konsoliduara në një dokument dhe të paraqitura/ të dërguara në instancat përkatëse) – GREVIO, CEDAW, Delegacioni i KE, DG në Bruksel dhe Parlamentarë Evropianë, MShMS, Bashkitë, Komisionet Parlamentare, Ministritë; Letra të Hapura drejtuar publikut të gjerë, mediave, hartuesve të politikave e ligj-zbatuesve.

Rezultati 2. Anëtaret  e AWEN janë të afta të zbatojnë projekte dhe nisma për mbrojtjen e të drejtave të grave. Disa arritje kyçe janë:

  • 34 projekte të zbatuara me mbështetjen financiare të Sida-s gjatë 2016-2018 (25 projekte vjetore dhe 8 iniciativa advokuese emergjente);100% e projekteve advokuese janë zbatuar me sukses.
  • 433 vajza dhe gra janë ndihmuar drejtpërdrejt (akomodim, rehabilitim, riintegrim, ndihmë ligjore, këshillim social dhe psikologjik etj.) përmes ofrimit të shërbimit nga anëtaret e rrjetit (tregues i tejkaluar).
  • 489 aktorë lokalë janë përfshirë gjatë nismave advokuese e fuqizuese në projektet e zbatuara (tregues i tejkaluar).
  • Nismat advokuese nga projektet eanëtarevekanë patur rezultate konkrete (autoritetet lokale kanë vepruar sipas rekomandimeve – Është themeluar Strehëza Emergjente në Dibër; 5 Mekanizma të reja Referimi të ngitura në 5 Njësi Administrative;  Është siguruar ushqimi për fëmijët që ndjekin kopshtin e në zonën e Spitallës, si rezultat i takimeve lobuese me Aleancën e Grave, etj.

Rezultati 3. Anëtaret e AWEN janë organizata të konsoliduara dhe të qëndrueshme, si dhe kanë kapacitete për të kontribuar në promovimin e të drejtave të grave. Disa arritje kyçe janë:

  • Zhvillimi organizativ: Krijimi dhe konsoidimi i praktikave monitoruese në 9 organizata anëtare; 9 organizata kanë politika dhe procedura funksionale dhe të përmirësuara (AWEN dhe 8 anëtaret); Plane strategjike të rishikuar / zhvilluar (AWEN dhe 8 anëtaret);
  • Rritja e numrit të bashkëpunëtorëve: Numri i bashkëpunëtorëve të synuar nga programi (AWEN dheanëtaret) është rritur së paku me 30% (objektivi 20%).
  • Rritja e numrit të grupeve të synuara dhe përfitueseve është rritur me 30% gjatë këtyre tre viteve (objektivi 10%).
  • Të paktën 1 fushë e re ekspertize është shtuar nga secila organizatë anëtare; Agritra-Vizion (shërbim psikologjik); Unë, Gruaja (shërbime psikologjike dhe ligjore); Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (linja telefonike kombëtare); Jona (krijimi i mekanizmave të rinj referues + shërbime psikologjike dhe ligjore); Gruaja tek Gruaja – krijimi i mekanizmave të rinj të referimit + krijimi i grupeve lokale të agjentëve të ndryshimit; Forumi i Gruas Elbasan – bashkëpunim me stafin shëndetësor); Agritra Vizion – Shërbimet e strehimit emergjent; Qendra e Grave me Probleme Sociale – mbështetje telefonike psikosociale për rastet e DhF në njësitë vendore;
  • 50% e anëtarëve kanë më shumë se një burim financimi; 9 organizatat anëtare AWEN kanë pasur më shumë se një burim financimi. Vetëm një organizatë (Jona, Sarandë) ka pasur vetëm një burim financimi për vitin 2018.

[1] Tiranë, Shkodër, Pogradec, Peshkopi, Bulqizë, Sarandë, Vlorë, Elbasan, Durrës

[2] Njësitë administrative: Delvinë, Finiq, Konispol, Malësi e Madhe and  Vau  i Dejës.

[3] Arqimandriti, M., Uka, A., Lena, O., Kapllanaj, M.

[4] Punë në terren: plotësim i pyetësorëve

Close
null
null

Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri

Kohëzgjatja e projektit: 36muaj (janar 2019–dhjetor 2021)

Buxheti: 1,162,403.41 Euro

Ky program i ri është konceptuar si një vazhdimi ndërhyrjeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme gjatë viteve 2016-2018, duke u bazuar në objektivin e përgjithshëm strategjiktë AWEN për 2019-2021 që shprehet se “Gratë dhe vajzat shqiptare janë fuqizuar nga pikë pamja sociale, ekonomike dhe politike dhe po realizojnë të drejtat e tyre të njeriut” dhe tre rezultatet strategjike për periudhën strategjike 2018-2021. Hartimi i qasjeve strategjike dhe rezultateve për fazën e ardhshme, është ushqyer edhe nga disa mësime kryesore të nxjerra gjatë këtyre tre viteve.

Qëllimi I përgjithshëm:

Të drejtate  grave gjithnjë e më shumë mbrohen, promovohen dhe respektohen në Shqipëri.

Objektivat specifike:

  1. Të kontribuojë në përmirësimin dhe zbatimin e politikave dhe kuadrin ligjor nga bartësit e detyrave për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtavetë grave.
  2. Forcimi i kapaciteteve institucionale / organizative të AWEN dhe anëtarëve të saj për të promovuar dhe mbrojtur gratë e të drejtave të njeriut.
  1. Mbrojtja dhe fuqizimi i grupeve vulnerabël të vajzave dhe grave, me fokus të veçantë dhunën me bazë gjinore dhe të mbijetuarat e trafikimit. 

 

Teoria e ndryshimit

Së pari, nismat advokuese dhe lobuese me fokus politikat dhe legjislacionin kombëtar që do të zbatohen në nivel vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar, institucionet publike që gjithnjë e më shumë i përmbushin obligimet e tyre sipas legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, rritja e llogaridhënies dhe funksionimi I sistemeve të monitorimit, do të kontribuojnë në përmirësimin dhe zbatimin e politikave dhe kuadrit ligjor nga ligj-zbatuesit e angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave.

Së dyti, zhvillimi institucional dhe përpjekjet për forcimin e kapaciteteve organizative, si mentorimi dhe asistenca teknike për anëtarët AWEN në zhvillimin e mëtejshëm organizativ, përveç ndërhyrjeve të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve profesionale për AWEN dhe anëtarët e saj, do të kontribuojnë që AWEN dhe anëtarët të bëhen më demokratike, të qëndrueshme dhe të afta për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e vajzave dhe grave.

Së treti, mbështetja për anëtarët e AWEN për të ofruar shërbime të specializuara mbështetëse dhe për të ndërmarrë nisma për sensibilizimin, avokimin dhe ngritjen e kapaciteteve për të mbrojtur dhe për të çuar përpara respektimin e të drejtave të grave në nivel lokal, do të rezultojë në të paktën 4000 vajza dhe gra që përfitojnë nga paketa e shërbimeve, gjithnjë e më shumë aktorë vendor të aftësuar në adresimin e çështjeve të grave, dhe një komunitet që përkrah vazhdimisht dhe ështëreagues ndaj të drejtave të grave e vajzave. Këto ndërhyrje do të çojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e grupeve vulnerabël të vajzave dhe grave, me një fokus të veçantë dhunën me bazë gjinore dhe të mbijetuarat e trafikimit.

 

Ndryshimi  që ne synojmë të arrijmë është që të drejtat e vajzave e grave në Shqipëri të jenë gjithnjë e më të mbrojtura, promovuara dhe respektuara.

 

 

 

Close
null
null

Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve për të monitoruar zbatimin e aktiviteteve të lidhura me reduktimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Barazi Gjinore 2016-2020, në kuadër të Programit Rajonal ``Fund Dhunës ndaj Grave: Zbatimi i normave, ndryshimi i mendjes ``

Zbatuar nga: GADC – Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri.

Buxheti Total: 4.595.650 lek

Objektivi: Krijimi i një mjedisi legjislativ dhe politik të përshtatshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe të gjitha format e diskriminimit.

Partneritetet: Partneri i drejtpërdrejtë i projektit për këtë iniciativë është AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, pjesë e të cilit është edhe GADC. Organizatat e tjera anëtare të AWEN që veprojnë në nivel lokal janë: “Shoqata e Grave dhe Vajzave me Probleme Sociale”, Durrës; “Unë, Gruaja”, Pogradec; “Agritra Vision”, Peshkopi; “Gruaja tek Gruaja”, Shkodër; “Forumi i Gruas Elbasan”, Elbasan; “Qendra Psiko-Sociale” Vatra “, Vlorë; Shoqata “Jona”, Sarandë; “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, Tiranë.

Projekti ka bashkëpunuar ngushtë me organizatat dhe institucionet e tjera partnere:

– Bashkitë (dhe njësitë e tyre administrative) ku është fokusuar projekti, sidomos anëtarët e Mekanizmit Kombëtar të Referimit;

– Ministritë përkatëse të sapoformuara që mbulojnë aspektet socio-ekonomike për zbatimin e SKBGJ 2016-2020. (prioritet i mbuluar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë);

– OSHC-të në nivel lokal dhe qendror të përfshirë në dhunën me bazë gjinore dhe punën e dhunës në familje.

Close
null
null

Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave përmes ndërhyrjeve në 7 rrethe në Shqipëri.

Afati i  Projektit: 11 muaj

Objektivi i përgjithshëm

Fuqizimi i grave lokale përmes promovimit aktiv të të drejtave të grave duke angazhuar në mënyrë aktive vajzat dhe gratë e reja si agjentë të ndryshimit në zonat e synuara.

Objektivat e projektit janë:

  • Të promovojë në mënyrë aktive gratë e të drejtave të njeriut në nivel lokal, me një fokus të veçantë në zonat më pak të kapshme, si Ulёz, Divjakё, Krujё-Fushё Krujë, Lezhë;
  • Të rritet ndërgjegjësimi i shoqërisë për të drejtat e grave si të drejta të njeriut.

Projekti synoi një ndërhyrje gjithëpërfshirëse kryesisht në nivel lokal në zonat e synuara – Ulёz, Divjakё, Krujё-Fushё Krujë dhe Lezhё dhe gjithashtu në nivel kombëtar për të kontribuar në fuqizimin e grave përmes avancimit të të drejtave të tyre njerëzore dhe çrrënjosjes së dhunës me bazë gjinore .

Projekti ka kontribuar në fuqizimin e grave në rajonet e synuara dhe në promovimin e të drejtave të tyre, veçanërisht të drejtat e grave viktima të dhunës në familje.

Close
null
null

Wave

Projekti: Mbështetje për krijimin dhe forcimin e platformave rajonale të organizatave të shoqërisë civile (me fokus të veçantë organizatat që përfaqësojnë gratë e grupeve minoritare dhe të pafavorizuara) për të avokuar për zhvillimin dhe zbatimin e ligjeve dhe politikave në përputhje me CEDAW dhe Konventën e Stambollit. Programi “Zhdukja e Dhunës ndaj Grave: Zbatojmë Norma, ndryshojmë mendësitë”

Afati i zbatimit: Shkurt – Tetor 2019

Buxheti: 11.500 Euro

Qëllimi i projektit është forcimi i zërave dhe grupimeve të grave, duke përfshirë organizatat e grave që punojnë me dhe përfaqësojnë gratë nga grupet e pafavorizuara, në nivel rajonal. Rezultati i pritur është forcimi i kapaciteteve të platformave dhe rrjeteve të organizatave të grave si një mjet për të mbështetur angazhimin qytetar të grave në monitorimin dhe raportimin e Konventës së CEDAW dhe Konventës së Stambollit.

Close
null
null

Projekti i shërbimeve mjedisore të Shqipërisë: Zbatimi i konsulencës mbi caktimin ``Zbatimi i Planit të Veprimit Gjinor (GAP)``.

Kohëzgjatja: 10 Muaj

Objektivat e kontratës: Zbatimi i Planit të Veprimit Gjinor (GAP) (Kontrata e Dytë) janë dypaleshe:

  1. Rajoni Jugor dhe Qendror: të ketë qasje më të madhe për gratë në vendimmarrje në Shёrbimin e Pёrdoruesve tё Pyjeve dhe Kullotave (SHPPK) në Jug dhe nё Shqipërinë Qendrore, të përmirësojë mundësitë e grave dhe të rinjve për të marrë grantet e parashikuara në Projektin pёr Shёrbimet Mjedisore (PSHM) dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rezultatet pozitive të barazisë gjinore në organet relevante vendimmarrëse, të tilla si Njёsitё Qendrore Vendore (NJQV).
  2. Rajoni i Veriut: Sigurimi i mbështetjes nё vazhdimёsi për SHPPK dhe gratë në veri të Shqipërisë, ku një aktivitet i Planit Gjinor tё Veprimit (PGJV) ёshtё realizuar në vitet 2015-2017.

Në kuadër të kësaj konsulence, është hartuar njёbaseline/bazё mbi të cilin puna mund të planifikohet në më shumë detaje për rajonin Jugor dhe Qendror (bazuar në përvojën dhe qasjen e përdorur për Rajonin e Veriut). Baseline përfshin informacion në lidhje me pozitën sociale dhe ekonomike, situatën e ndërgjegjësimit dhe aksesin e grave në vendimmarrje në fushat e synuara. Raporti bazë(baseline) pёr vlerёsimin e nevojave nuk do të mbivendoset nё baseline-n social të  Projektit pёr Shёrbimet Mjedisore (PSHM), por do të kontribuojë në zhvillimin e metodologjisë së nevojshme të ndёrhyrjes dhe do të bëjë rregullimet e nevojshme, nëse puna nuk arrin rezultatet e pritshme. Kjo konsulencë do të përfshijë gjithashtu: aktivitete ndërgjegjësimi për vajzat, gratë dhe të rinjtë; dhe ngritjen e kapaciteteve në zhvillimin organizativ dhe funksionimin e brendshëm të organizatave.

Close
null
null

Projekti “Lobimi dhe avokimi për çështje të fuqizimit të grave”, Nëntor 2015 – Dhjetor 2016

Ky projekt kishte për qëllim të adresonte disa nevoja në fushën e fuqizimit të gruas duke u fokusuar në iniciativat advokuese të BE-së për gratë dhe tё drejtat e njeriut, në përputhje me udhëzimet dhe politikat e BE-së.

Kjo është arritur duke trajtuar mungesën e informacionit mbi rolin e BE-së në rritjen e barazisë gjinore në Shqipëri, nëpërmjet informimit publik mbi politikat e miratuara tё BE-së dhe legjislacionit për gratё dhe të drejtat e njeriut; ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e rolit të BE-së në avancimin e zhvillimit të të drejtave të njeriut dhe të grave në Shqipëri; dhe avokimin me subjektet e BE-së si dhe me strukturat qeveritare, në avancimin e të drejtave të njeriut dhe të grave si dhe për kërkesat e politikave të BE-së.

Përveç kësaj, projekti synon rritjen e rolit të Rrjetit tё Fuqizimit tё Gruas nё Shqipёri (AWEN) për t’u bërë një nga aktorët kryesorë në iniciativat advokuese të BE-së për grate dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Close
null
null

Programi 3-vjeçar “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Grave” mbështetur nga Sida, Janar 2016 – Dhjetor 2018.

Ky program është duke u zbatuar në bashkëpunim me të gjitha organizatat anëtare të rrjetit AWEN në të gjithë Shqipërinë dhe është i ndarë në tre komponentë:

Lobim dhe avokim me pushtetin qendror dhe vendor pёr promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.
Aktivizimi i anëtareve të rrjetit AWEN për të realizuar projektet dhe nismat për mbrojtjen e të drejtave të grave, përmes mbështetjes financiare dhe asistencës teknike.
Ngritje e kapaciteteve të organizatave anëtare të rrjetit AWEN për të kontribuar në promovimin dhe mbrojtjen e grave dhe të drejtave të njeriut.

Close
null
null

Projekti “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Grave” mbështetur nga Sida, Maj – Nëntor 2015.

Ky projekt ka synuar hartimin dhe rishikimin e proçedurave dhe manualeve të AWEN (monitorim dhe vlerësim, Manualit të Granteve, Manualit të Politikave dhe Proçedurave, etj.

Close
null
null

Projekti “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Grave nëpërmjet ndërhyrjeve në 7 rrethe të Shqipërisë”, i financuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Shtator 2014 – Korrik 2015.

Ky projekt synonte një ndërhyrje të plotë në nivel vendor për të kontribuar në çështjen e dhunës në familje nëpërmjet: monitorimit të plotë të rasteve të dhunës në familje të shqyrtuara nga gjykatat e qarkut në shtatë rajone; informim dhe realizim i aktivitete ndërgjegjësuese në këto rajone. Anëtaret e rrjetit AWEN kanё realizuar aktivitetet e projektit në nivel vendor; tre organizata/grupe janë përzgjedhur në Shkodër, Dibër dhe Sarandë për të marrë pjesë në një program pёr ngritjen e kapaciteteve.

Close
null
null

Projekti “Fuqizimi i Rrjetit AWEN, fuqizimi i lëvizjes së grave në Shqipëri dhe promovimi i të drejtave të grave”, financuar nga Kvinna till Kvinna, Janar – Tetor 2014.

Fokusi i këtij projekti është forcimi dhe fuqizimi i rrjetit nëpërmjet një bashkëpunimi tё gjerë, mes vetё rrjetit dhe anëtareve tё saj; Ngritja e kapaciteteve përmes organizimit të një vizite studimore për të gjitha anëtaret e rrjetit; zhvillimi i planit strategjik të AWEN 2015-2018, etj.

Close
null
null

Projekti “Fuqizimi i grave pёr pjesëmarrje në vendimmarrje dhe jetën politike në tetë rrethe të ndryshme të Shqipërisë, si ndryshim kyç për një zhvillim demokratik”, i mbështetur nga Fondi i Grave të Mesdheut, Janar-Qershor 2013.

Ky projekt shënon një rezultat të rëndësishëm së bashku me kontributin e rrjetit per avokim dhe lobim, për pjesëmarrje të shtuar të grave në vendimmarrje dhe politikë. Fondi i Grave tё Mesdheut është i pari nga donatorët, përveç Kvinna Till Kvinna.

Close
null
null

Projekti “Fuqizimi i Rrjetit AWEN për të promovuar të drejtat e grave në Shqipëri”, financuar nga Kvinna till Kvinna, Janar – Dhjetor 2013.

Fokusi i këtij projekti ka qenë: Rritja e vizibilitetit dhe besueshmërisë së Rrjetit AWEN në nivel kombëtar dhe rajonal përmes takimeve të rrjetit; Bashkëpunimi midis vetë organizatave anëtare, si dhe mes organizateve anëtare dhe AWEN është rritur ndjeshëm; Rrjeti ёshtё zgjeruar me një organizatë të re anëtare; përveç Kvinna till Kvinna, AWEN gjatё këtij viti ka bashkëpunuar me tre donatorë të tjerë: UN Women, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe Fondi i Grave të Mesdheut.

Close
null
null

Projekti “Fuqizimi i Rrjetit AWEN për të promovuar të drejtat e grave në Shqipëri”, financuar nga Kvinna till Kvinna, Janar – Dhjetor 2012.

Rrjeti AWEN ёshtё bërë gjithnjë e më i njohur për opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Numri i takimeve dhe pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme me donatorët, strukturat qeveritare, organizatat ndërkombëtare dhe aktivitete të ndryshme kanë kontribuar në rritjen e vizibilitetit të AWEN. Gjatë zbatimit të projektit, AWEN ka arritur të rrisë partneritetin midis rrjeteve, koalicioneve dhe organizimin e grave në vend dhe rajon. Disa shembuj që tregojnë rritjen e vizibilitetit, partneritetet mes AWEN dhe aktorëve të ndryshë, janë: Protesta e AWEN në bashkëpunim me organizata dhe partnerë të tjerë në nëntor, në kuadër të fushatës 16-ditore kundër dhunës; AWEN kishte një rol koordinues për Shqipërinë në Forumin Freja, organizuar në Prill 2012 në Stamboll; AWEN ishte një nga aktorët kryesorë të koalicionit ad hoc për reformën zgjedhore në Shqipëri dhe rishikimin e Kodit Zgjedhor.

Close
null
null

Projekti: “Krijimi i rrjetit AWEN, promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri”, financuar nga Fondacioni Suedez Kvinna till Kvinna, Janar – Dhjetor 2011.


Nëpërmjet këtij projekti u krijua Rrjeti AWEN duke u plotësuar me stafin dhe ekspertёt e nevojshëm, si dhe u përfundua proçesi i regjistrimit ligjor në Gjykatë. Për të arritur te kjo e fundit janë organizuar njё sёrё takimesh të Rrjetit dhe është përgatitur i gjithë dokumentacioni i nevojshëm, si: statuti i shoqatës, rregullorja, kërkesa për regjistrim, etj. Sot AWEN ka stafin dhe zyrёn e saj që drejtpërsëdrejti kontribuojnë në forcimin e rrjetit. Nëpërmjet këtij projekti, AWEN u bë një rrjet i konsoliduar që filloi të funksionojë si një monitorues për të drejtat e grave në Shqipëri. Në kuadër të këtij projekti, anëtarët e AWEN në bashkëpunim me ekspertë përgatitën një raport monitorimi për zbatimin e CEDAW në Shqipëri.

Close
Copyright © AWEN All Rights Reserved

Powered by AlbWeb

Go to Top