TERMA REFERENCE
PËR EKSPERT TË JASHTËM IT / KOMPANI IT
Projekti: “ Mbrojtja dhe Promovimi i të drejtave të Grave në Shqipëri” mbështetur nga
Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Sida.
I. Parathënie
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) punon në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në veçanti të të drejtave të grave dhe vajzave. Qëllimi kryesor i këtij rrjeti është fuqizimi social, ekonomik, kulturor dhe politik i grave shqiptare. Rrjeti tashmë funksionon në bazë të një misioni të mirë-përcaktuar, një bord të drejtorëve, planeve gjashtë-mujore dhe vjetore, etj
Rrjeti përbëhet nga 9 organizata, të cilat janë të vendosura në të gjitha rrethet e Shqipërisë nga veriu në jug, konkretisht:
- “Agritra Vizion”, Peshkopi
- “Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim”, Tiranë
- “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” (LKGV), Tiranë
- “Jona”, Sarandë
- “Unë Gruaja”, Pogradec
- “Shoqata e Grave me Probleme Sociale”, Durrës
- “Qendra Psiko – Sociale Vatra”, Vlorë
- Forumi i Gruas Elbasan,
- “Gruaja tek Gruaja”, Shkodër,
II. Informacion i përgjithshëm
Organizatat anëtare të AWEN dhe rrjeti vetë kanë përfituar gjatë këtij viti nga mbështetja e Agjensise Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Sida.
Në kuadër të këtij projekti Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) kërkon që të angazhojë një Ekspert i Teknologjisw së Informacionit – IT për qëllimin e mbështetjes gjatë zbatimit të:
“Mbrojtja dhe Promovimi i të drejtave të Grave në Shqipëri, siç parashikohet në planin e punës së AWEN/Sida.
III. Periudha e mbuluar nga eksperti IT
Eksperti IT duhet të mbulojë periudhën vjetore të zbatimit të projektit nga data 01 Janar 2019 deri në 31 Dhjetor 2021 për AWEN.
IV. Objekti i Ekspertizës IT
Objekti i ekspertizës është të vlerësoje strukturën ekzistuese te faqes se Website AWEN, ta rishikojë faqen si edhe te kryej mirëmbajtjen e saj. Shërbimi duhet te perfshije hostimin e faqes se website, domain si edhe shërbimin e mirembajtes dhe pageses se emaileve te stafit te organizates. Nga eksperti IT do të kërkohet asistence përgjate zbatimit të projektit sipas afateve dhe sipas marrëveshjes me AWEN.
V. Qëllimi i ekspertizës
Ekspertiza do të kryhet në përputhje me nevojat e organizatës si edhe kerkesat e ofruesve te sherbimit paresor si: domain, hostimi, emaile, etj. Eksperti IT do ti kushtojë vëmendje të veçantë:
- Rishikimit te faqes ekzistuese te AWEN dhe ndërhyrja/ndryshimi sipas nevojës dhe ne perputhje me kërkesat e organizatës;
- Mirëmbajtje periodike te faqes së website;
- Shërbimin per hostimin dhe domain-in e faqes se website;
- Mirëmbajtje periodike dhe asistence për emailet e 5 anëtareve të stafit, duke përfshire edhe blerjen
- Shërbime te tjera sipas kerkesave dhe nevojes se AWEN
VI. Afatet kohore
Eksperti do të ofrojë shërbimet sipas afateve kohore dhe specifikimeve te sipërpërmendura.
VII. Informacione të përgjithshme
Eksperti do të ketë akses në të gjitha adresat zyrtare te organizates dhe stafit si edhe ne faqen e website, dhe çdo informacion tjetër lidhur me projektin te cilat konsiderohen të nevojshme nga ana e tyre.
VIII. Proçesi i aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të përfshijnë në aplikimin e tyre dokumentet e mëposhtme:
- Ofertën financiare në euro për ofrimin e shërbimit
- Specifikimet teknike
Propozimet duhet të dërgohen brenda datës 20 Dhjetor 2018 në adresat e mëposhtme:
Email: info@awenetwork.org
rezarta.qerimi@awenetwork.org
Mob: +355672052868