Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH), Tiranë

PREZANTIMI I QAGJZH

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është një organizatë jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 1995. Ne punojmë për barazinë midis grave dhe burrave në Shqipëri. Ne e arrijmë këtë qëllim nëpërmjet advokacisë, lobimit dhe trajnimeve. Nëpërmjet advokacisë dhe lobimit në synojmë të përmirësojmë barazinë gjinore në vendim-marrje dhe të parandalojmë diskriminimin ndaj grave. Nëpërmjet trajnimeve në shpërndajmë dijet tona mbi përkatësinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGjZh) është e liçencuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në Shqipëri, si një qendër burimore mbi barazinë gjinore. Si një qendër burimore vazhdimisht na kërkohet të rishikojmë dhe komentojmë mbi ligjet dhe politikat lidhur me Ministrinë.

Ne jemi një organizatë me eksperiencë; ne kemi punuar për thuajse 15 vite. Gjatë kësaj kohe ne kemi zbatuar në mënyrë të suksesshme më shumë se 70 projekte. Çdo projekt që ne organizojmë monitorohet dhe vlerësohet duke përdorur indikatorë specifikë. Kjo siguron që projektet tona janë ndërmarrë bazuar në standardet më të larta profesionale. Kjo gjithashtu ndihmon që puna jonë e vazhdueshme të jetë e matshme. Janë realizuar shumë aktivitete nëpërmjet zbatimit të shumë projekteve gjatë viteve dhe disa prej tyre janë listuar më poshtë:

Në punojmë kryesisht në fushat e integrimit të përkatësisë gjinore, Integrimin Evropian, fuqizimin ekonomik, qeverisjen në bazë të gjinisë, dhunën ndaj grave, arsimimin dhe median. Eksperienca e fituar nga puna jonë na ka ndihmuar të përmirësojmë organizatën tonë dhe të gjejmë mënyra dhe metodologji që funksionojnë dhe prodhojnë rezultate të vërteta për gratë në Shqipëri.
Përgjatë viteve ne kemi ndërmarrë trajnime mbi përkatësinë gjinore në shumë nivele të ndryshme. Ne kemi organizuar trajnime në fusha që përfshijnë nga qeverisja deri të arsimimi, prej buxhetimit deri në fuqizimin e grave të reja.

HISTORIKU DHE MISIONI

Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim (QAGjZh) (ish-Qendra e Gruas) është themeluar në vitin 1994 nga shoqata Refleksione, financuar nga Fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”-Programi i Gruas. Në qershor 1995 me vendim të Gjykatës së rrethit Tiranë, është regjistruar zyrtarisht bazuar në nenin 55 të ligjit 7850 më datë. 28.07.1994 sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim është ri-regjistruar më dt. 4 Mars 2002 bazuar në Ligjin e ri për Organizatat Jo-fitimprurëse në Shqipëri.

Ajo synon krijimin e mundësive të barabarta midis gjinive nëpërmjet: informimit, studimeve, advokacisë, lobimit dhe trajnimeve, të trajtuara këto nën perspektivën gjinore.

Misioni i QAGjZh-së realizohet përmes:
– Vlerësimit të nevojave dhe Zhvillimin me pjesëmarrje të projektit;
– Rritje të ndërgjegjësimit të grupeve të ndryshme rreth çështjeve gjinore, duke u ofruar atyre një perspektivë të re; për të adresuar problemet me të cilat përballen gratë shqiptare, në zona të ndryshme, si; varfëria, pjesëmarrja e ulët në vendimmarrje, dhuna në familje, trafikimi, aksesi i ulët ndaj informacionit, etj.
– Kontribuimit në draftimin e politikave sociale lidhur me çështjet e përkatësisë gjinore në Shqipëri;
– Mbledhjes, përpunimit dhe shpërndarjes së informacionit lidhur me çështjet sociale, nën këndvështrimin e përkatësisë gjinore;
– Konsolidimit të një rrjeti bashkëpunëtorësh, përfaqësues të OJF-ve të ndryshme, në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar;
– Ofrimit të asistencës, trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve për gratë, përfaqësuese të organizatave joqeveritare.

EKSPERTIZA

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është e mirënjohur në Shqipëri dhe në Rajon, kjo falë një numri eventesh të zbatuar gjatë viteve, përfshi, analizë, monitorim, dhe vlerësim të politikave dhe strategjive; programe trajnimi; ekzistenca e një ekipi trajnerësh në nivel kombëtar; organizim konferencash në nivel rajonal, gjithashtu dhe botime në fushën e Barazisë Gjinore dhe Zhvillimit.

Puna e stafit të Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim është e bazuar në një metodologji specifike, e cila bën rezultatet e punës tonë vazhdimisht të matshme. Çdo projekt është i monitoruar dhe vlerësuar në bazë të indikatorëve/treguesve specifikë. Kështu, aktivitetet/puna është realizuar me standartet më të larta dhe profesionale të mundshme. Nëpërmjet punës së tij, stafi synon të arrijë efektivitet dhe eficencë, duke përdorur një metodologji që arrin nevojat dhe interest e përfituesve, dhe që çon në ndërhyrje profesionale.

Duke marrë parasysh që Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka rritur kapacitetet, veçanërisht ato lidhur me burimet njerëzore, një nga rezultatet ka qenë asistenca e vazhdueshme për organizatat dhe institucionet në Shqipëri. Një sërë organizatash, veçanërisht ato që punojnë në fushën e të drejtave të grave, kanë marrë asistencë për të ndërtuar kapacitet e tyre.

Gjatë viteve të fundit, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është bërë qendra më e mirë për të ofruar trajnimet gender në Shqipëri. I njëjti konkluzion është i vlefshëm për mbledhjen dhe shpërndarjen e botimeve në lidhje me Barazinë Gjinore, gratë dhe problemet sociale në Shqipëri, gjithashtu për realizimin e publikimeve dhe manualeve që i janë shpërndarë publikut të gjerë.

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është ndër të paktat organizata në Shqipëri që punojnë në fushën e gender mainstreaming, draftimin e manualeve, strategjitë, dhe programe se si barazia gjinore mund të integrohet/përfshihet në fusha të ndryshme.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në 30.06.2005, u liçensua nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale si Qendër Burimore në Çështjet Gjinore. Ky fakt thekson edhe njëherë kredibilitetin, efiçensën dhe efektivitetin e punës të stafit të Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim. Plotësimi dhe perfeksionimi i standarteve bashkëkohore dhe respektimi i legjislacionit vendas është një tjetër faktor që ka ndikuar dhe ndikon në forcimin e marrëdhënieve me autoritetet shtetërore, donatorët, bashkëpunëtorët dhe përfituesit e shërbimeve që ne ofrojmë.

PARTNERET

Puna e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim realizohet në bashkëpunim me aktorë të tjerë, të cilët kontribuojnë në fushën e barazisë gjinore në Shqipëri. Aktorë kyç nga fusha ekonomike, sociale dhe politike janë partnerë të vazhdueshëm në projektet dhe aktivitetet e realizuara nga kjo qendër.

Ndërmjet tyre, mund të përmenden:
Drejtoria për Shanset e Barabarta, Fakulteti i Shkencave Sociale – Instituti i Studimeve Gjinore; Instituti Shqiptar i Statistikave; Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë; Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Universiteti i Tiranës, Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Elbasanit; Qendra e Trajnimit dhe Kualifikimit për Arsimin; Instituti i Kurrikulës dhe Standardeve; Organizatat që mbrojnë të Drejtat e Grave, Forumet e Grave dhe Forumet Rinore pranë Partive Politike, etj.

RRJETEZIMI

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është përfshirë në një sërë rrjetëzimesh formale dhe joformale. Ajo luan një rol themelor në krijimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me një sërë organizatash dhe rrjetesh, të cilat janë të përfshira në mbrojtjen e të drejtave të grave.

QAGJZH luan një rol të rëndësishëm në dy rrjete: Rrjeti Shqiptar Kundër Dhunës me Baza Gjinore dhe Trafikimit dhe Rrjeti për Fuqizimin e Gruas në Shqipëri (AWEN).
Aleanca Gjinore për Zhvillim ka marrëdhënie të forta bashkëpunimi me organizata jo-fitimprurëse në të gjithë rajonin dhe më gjerë, si në Bullgari, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci, etj. Aleanca Gjinore për Zhvillim është përfshirë në koalicionin rajonal SEELIDA (Southeast Europe Leadership), një koalicion që përfshin përfaqësues nga Kroacia, Bosnia dhe Hercegovina, Rumania dhe Greqia. Ajo është anëtare e Koalicionit KARAT për Veprim në nivel rajonal. Duke filluar vite më përpara, Aleanca Gjinore për Zhvillim vazhdon të jetë pjesë e Rrjetit të Grave Lindje – Perëndim (NEWW), rrjet i cili në vazhdimësi ka mbështetur bibliotekën e Qendrës së Informacionit dhe Dokumentacionit. Aleanca Gjinore për Zhvillim është pjesë e Rrjetit të Programit të Gruas të Fondacionit Soros. Që prej vitit 1996 ajo është pjesë e “Zërave Vitalë” – Rrjeti i Grave pjesëmarrëse në Konferencën e Vienës. Mes organizatave me të cilat ajo bashkëpunon vlen të përmenden REWIND – Rrjeti Rajonal i Qendrave të Dokumentacionit dhe Informacionit për Çështjet e Grave dhe Rrjeti Rajonal i Antitrafikimit.

DONATORE
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim bashkëpunon me shumë organizata dhe institucione ndërkombëtare dhe rajonale, të cilat punojnë në çështjet e përkatësisë gjinore dhe zhvillimit, veçanërisht vitet e fundit, ky bashkëpunim ka qenë shumë i suksesshëm. Ndërmjet tyre ndër donatorët më kryesorë mund të përmendim: FONDACIONI KING BAUDOUIN, CORDAID, NOVIB, SIDA, KVINNA TILL KVINNA, OSFA, IWP, CCFD , MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME AUSTRIAKE, WELTHAUS DIÖZESE GRAZ-SECKAU, HORIZONT 3000, SDC, AECID, KOMISIONI EUROPIAN, UNICEF, AMBASADA AMERIKANE NË TIRANË, UNDP/LGP, UNWOMEN, PREZENCA E OSBE NË SHQIPËRI, USAID, KËSHILLI BRITANIK , OSFA etj.

PROJEKTE NË 2011
1. Projekti ‘Rrugë për Fuqizimin e Gruas’ mbështetur nga USAID/World Learning,
(Shkurt –Mars 2011).
2. Projekti “Zhvillimi i Skedave të Rezultateve në Komunitet në Bashkitë e Lushnjës, Beratit, Laçit, Gramshit, si pjesë e projektit “Barazi në Qeverisje”, financuar nga HORIZONT3000, Organizata Austriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Welthaus Diözese Graz-Seckau. (Mars-Nëntor 2011).
3. Projekti “Nxitja e Fuqizimit Politik të Grave në Zonat Rurale të Tiranës”, financuar nga UNWOMEN dhe UNDP. (Gusht 2010 – Korrik 2011).
4. Projekti “Fuqizimi i Rolit të Gruas në Qeverisje (Task I) –Rritje e kapacitetit të grave si kandidate dhe votuese dhe veprimi si një forcë lobuese e dukshme në zgjedhjet për pushtetin lokal të vitit 2011”, financuar nga Prezenca e OSBE NË SHQIPËRI (SHKURT -MAJ 2011).
5. Projekti “Të Ndryshëm por të Barabartë në Shkollë dhe në Jetë”- për mësues dhe nxënës të shkollave të mesme, financuar nga Kvinna till Kvinna (Janar – Dhjetor 2011)
6. Projekti “Njohuri për Fuqizimin e Grave “- Promovimi i Mundësive për Punësim dhe Gjenerimit të të Ardhurave për Gratë” financuar nga Banka Botërore dhe Këshilli Britanik ( Maj 2011 – Shkurt 2012)

BOTIME
Disa nga Publikimet dhe studimet e botuara nga QAGjZh janë:
1. Të Drejtat e Punës së Grave në Shqipëri (2010)
2. Raporti HIJE mbi zbatimin e Konventës CEDAW (2010)
3. Libri im për Përkatësinë Gjinore – për mësues dhe studentë të shkollave të mesme (2009)
4. Transparenca – Një mënyrë drejt Besimit Publik (2008)
5. Një udhëzues drejt barazisë midis burrave dhe grave 2006-2010 (2008)
6. Barazia Gjinore si kusht për Integrim Europian (2008)
7. Të jesh grua…Në Shqipëri, pas viteve 1990 (2007)
8. 50 fotografi nga jeta e grave dhe vajzave shqiptare (2007)
9. Krijimi i mundësive ekonomike për gratë në Shqipëri-Një strategji për parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore. (2006)
10. Media e shkruar në Shqipëri.– Një vëzhgim i shkurtër. (2006)
11. Përfaqësimi dhe cilësia e demokracisë në Shqipëri– Një perspektivë gjinore. (2006)
12. Përkatësia gjinore dhe buxhetimi (2005)
13. Monitorimi dhe vlerësimi nën një perspektivë gjinore. (2005)
14. Analiza gjinore e teksteve të shkollës fillore. (2005)

Faqja zyrtare: http://www.gadc.org.al/v2/