QNL

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) është krijuar në nëntor të vitit 1997, si projekt i Shoqatës së Grave Juriste. Në vitin 2001, regjistrohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, si organizatë jofitimprurëse me statusin Qendër, e emërtuar “Qendra Avokatore për Gratë”. Në vitin 2004, me vendim të Bordit Drejtues, vendoset zgjerimi i qëllimit dhe veprimtarisë së Qendrës, e cila mori emrin Qendra për Nisma Ligjore Qytetare.

Misioni i QNL është: Ndërmarrja e nismave ligjore qytetare për mbështetjen, ndihmën dhe edukimin ligjor të shtetasve, me përparësi të grave dhe vajzave, me qëllim që të gëzojnë e të ushtrojnë të drejtat e njohura me ligj, duke u rritur aksesi i tyre në sistemin e drejtësisë dhe në institucionet e tjera të vendit.

Objektivat e QNL janë:

  • Ndihma ligjore falas për shtresat në nevojë, për viktimat e dhunës në familje dhe të veprave të tjera të dhunshme.
  • Edukimi ligjor i shtetasve, me qëllim njohjen dhe ushtrimin e të drejtave të tyre të parashikuara nga Kushtetuta, aktet ndërkombëtare dhe ligjet.
  • Advokatësia dhe lobimi për rritjen e efektivitetit të sistemit të drejtësisë, duke studiuar, monitoruar dhe përgjithësuar përvojat e praktikat më të mira në drejtësi.
  • Ndërmarrja dhe mbështetja e nismave për përmirësimin e legjislacionit, në fushën e mbrojtjes së të drejtave të Njeriut, me vështrim të veçantë barazinë gjinore, luftën kundër diskriminimit, dhunës në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore, duke synuar përqasjen e tyre të plotë me standardet më të përparuara ndërkombëtare dhe të drejtën e Bashkimit Evropian.

Për më shumë shih www.qag-al.org