Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri është një organizatë jo-fitimprurëse, e krijuar në vitin 2009. Organizata jonë punon në fushën e të drejtave të njeriut, në mënyrë të vecantë në fushën e të drejtave të grave dhe vajzave. Qëllimi kryesor i këtij rrjeti është fuqizimi social, ekonomik, kulturor dhe politik i gruas shqiptare. Rrjeti përbëhet nga 9 organizata të cilat ndodhen në të gjithë territorin e Shqipërisë, nga veriu në jug dhe më specifikisht:
- Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Tiranë
- Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë
- Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Durrës
- Shoqata Unë Gruaja, Pogradec
- Shoqata Agritra Vizion, Peshkopi
- Shoqata Gruaja tek Gruaja, Shkodër
- Forumi i Gruas Elbasan
- Qendra Psiko-Sociale “Vatra”, Vlorë
- Shoqata Jona, Sarandë
- Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Tiranë, Vlorë
JE NË NJË SITUATË DHUNE? KËRKO NDIHMË PRANË NESH!
🚺 Nëse je një viktimë e sulmeve dhe dhunës fizike, psikologjike, seksuale, ekonomike apo dixhitale, mos hezito të kërkosh ndihmë!
🆘 Telefono në numrin e Linjës Kombëtare Falas 116 117 dhe këshillohu me specialistet tona! Shërbimi ofrohet për 24 orë, 7 ditë të javës!
☎Ato do të të dëgjojnë dhe do të të udhëzojnë se çfarë të bësh më tej, ku të drejtohesh për të kërkuar mbështetje në zonën ku ti jeton, çfarë ndihme dhe mbrojtje mund të të ofrohet nga institucionet publike dhe organizatat e grave!
📜Shërbimet e ofruara përfshijnë:
– Këshillim dhe mbështetje psikologjike;
– Këshillim dhe përfaqësim ligjor;
– Strehim i përkohshëm dhe/ose afatgjatë në një strehëzat
rezidenciale publike apo jo-publike në vend;
– Formim profesional dhe ndërmjetësim për punësim;
– Ndërhyrje të tjera mbështetëse e fuqizuese;
➡Nëse jeton në një nga qytetet e mëposhtme, mund të kontaktosh edhe me organizatat anëtare të AWEN, që punojnë në shërbim të vajzave e grave në situatë dhune:
📌Tiranë: Linja e Kёshillimit pёr Gra dhe Vajza, tel: 04 22 33 408
📌Tiranë: Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, tel: 04 22 59 795
📌Shkodёr: ‘Gruaja tek Gruaja’, tel: 022 241 154
📌Vlorё: Qendra Psiko-Sociale ‘Vatra’, tel: 033 224 078;
📌Elbasan: Forumi Gruas Elbasan; tel: 0696511674
📌Peshkopi: Shoqata “Agritra Vizion”, tel: 021 822 796
📌Durrёs: Qendra e Grave me Probleme Sociale, tel: 052 234 600
📌Sarandё: Shoqata “Jona”, tel: 085 222 425
📌Pogradec: Shoqata “Unё Gruaja”, tel: 083 222 140