Në një kohë kur shoqëria shqiptare është tronditur nga dhuna brenda familjes që vazhdon të marrë jetë njerëzish, një grua viktimë e dhunës, rrëfen indiferencën dhe talljen që i bëhet këtij fenomeni nga funksionarët e drejtësisë. Ata që duhet të jenë të parët për të mbrojtur viktimat e dhunës e për të veprua rmenjëherë për ndalimin e dhunuesve, shndërrohen në bashkëfajtorë.
40 vjeçarja me inicialet I.L (inicialet I vendosathjeshtsi reference,s’kane të bëjnë me identitetin e vërtetë të gruas) rrëfen se 2 vite më parë (ka nevojë për saktësim periudha kohore) kur vendosi të denoncojë ish bashkëshortin për dhunë, u përball me arrogancën dhe madje nga cmimet e një prokurori në Tiranë.
“Atë ditë ai (burri) kishte pirë shumë dhe më mori në telefon e më tha: Do të të vras”. Shkova në prokurori, ku një prokuror injorant më thoshte : Sa e bukur qenke ti, unë s’do të lija kurrë po të të kisha grua. Unë i thashë “A ke grua, a ke motër, a ke nënëti? Unë kam ardhur për hall se rrezikoj jetën”. Por ai ma mori si lojë. Ç’ke ti, do ta thërrasim ne burrin-më thoshte.”
I.L e cila është nënë e dy fëmijëve, tregon se u ndje e poshtëruar nga sjellja e prokurorit, aq më tepër që kishte shkuar të bënte denoncimin bashkë me fëmijët, ku më të voglën e mbante në krahë.
“Ai u tall me hallintim, mbase I ka thënëvetes: Hë se këto gratë kështu bëjnë të gjitha. Unë I thashë se kisha frikë të dilja e të shkojanë punë. Por e pashë që nuk e mori fare seriozisht situatën. Atëherë shkova në drejtorinë e policisë. dridhesha e gjitha dhe u thashë: “O e vras unë, o kapeni ju”. Vetëm atëherëm, ata u vunë në lëvizje, dhe e kapën po atëditë”.
I.L tregon se u martua shumë e re dhe në vitet e para të martesës ajo kishte një marrëdhnie të mirë me tëshoqin.
“Por pastajshoqëria e gabuar e përkeqësoi dhe i mësoi të gjitha veset, të pinte, të lunate kumar. U merrte lekë borxh njerëzve duke i mashtruar. U mundova shumë herë duke ifolur por situata bëhej më keq. Filloi të rritej shuma, dhe u bë e papërballueshme. Kjo e çoi drejt alkoolizimit dhe pastaj ai nuk njihte më askënd. Dhuna kishte filluar me sharje ose ndonjë shpullë, në sy të fëmijëve dhe të nënës së tij. Por pasi linda vajzën e vogël, 5 vitet e fundit ishin të tmerrshme, ja shpirt dil. Disa herë kam dashur të mbys veten, kam tentuar 2-3 herë. Doja ti jepja fund se nukgjeja dot zgjidhja. Ai nuk të linte as të komunikoje, as të jetoje. Por më vinte keq për fëmijët”.
40 vjeçarja ka marrë 3 herë urdhër mbrojtje pas dhunës së pësuar nga ish bashkëshorti i saj të cilën e duroi për më shumë se 5 vjet.
“Unë punoja, mbaja shtëpinë, fëmijët, nënën e tij dhe madje laja dhe borxhet e tij. Por edhe pse me urdhër mbrojtje, ai prap më qëllonte. Në një rast prej të bërtiturave dhe sharjeve të tij, komshinjtë thirrën policinë. E arrestuan, doli në gjyq dhe u dënua 1 vit e 6 muaj. Por doli pas 13 muajsh, dhe ishte shndërruar në një ujk. “Nëse nuk rri këtu, do tëvras”-më thoshte”.
Vetëm pasi bashkëshorti u dënua për shkelje të urdhrit të mbrojtjes, I.L vendosi të kërkojë divorcin dhe u largua nga shtëpia, ndërsa gjeti mbrojtje dhe mbështetje nga “Linja e Këshillimit për gra dhe vajza”.
“Vajzat fillimisht qëndruan tek ish bashkëshorti, por ato kishin frikë se ai u bënte presion: Nëse nuk kthehet mami, do ta vras. Ndërkohë ai më dilte përpara, më ndiqte rrugës-kthehu në shpi. Një mikeshë e imja më sygjeroi të shkoja tek “Linja e këshillimit”, por në fillim më vinte turp. Mora dhe vajzat me vete në strehëz sepse ato ishin edhe më të frikësuara se unë. Sa herë dëgjonin për ndonjë vrasje gruaje, mendonin “mos është mami jonë”. Ditën që u futa aty brenda thashë me vete: Shyqyr paska Zot”
Ndryshe nga shumë gra të tjera që qëndrojnë për disa ditë apo javë, I.L qëndroi për 6 muaj e gjysmë në strehëz, pasi situata e saj isht emjaft e vështirë. Ish bashkëshorti e kërcënonte thuajse çdo ditë nëpërmjet telefonatave nga burgu. Ajo mundi të largohej vetëm pasi iu mundësua një bonus qeraje nga bashkia, që i dha mundësinë të niste jetën nga e para bashkë me fëmijët. Ndërsa ish bashkëshorti i saj ndodhet në burg për të tretën herë, pasi vazhdoi ta përndiqte duke shkelur urdhrin e mbrojtjes për të dytën herë radhazi.
Linja e parë të Këshillimit për Gra dhe Vajza të dhunuara në Shqipëri u krijua në vitin 1996. Kjo organizatë ofron këshillim telefonik si dhe këshillim ballë për ballë për qindra graçdo vit. Linja ofron këshillim psikologjik dhe ligjor falas, me qellim fuqizimin dhe mbështetjen e grave që janë viktima të dhunës.