Shoqata “Jona”, Sarandë
Shoqata “Jona” është një shoqatë jo-fitimprurese, e cila operon në Sarandë që nga viti 2001 dhe ёshtё e regjistruar në Gjykatën e rrethit Sarandë me vendim nr.5, datë 05.04.2001. Shtrirja e veprimtarisё sё shoqatёs pёrfshin territorin e Bashkisё Sarandё, Bashkisё Delvinё, Finiq dhe Konispol.
Shoqata “Jona” ka kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të grave si pjesë e të drejtave të njeriut, në rritjen e imazhit publik të gruas përmes prezencës së saj në jetën politike e publike dhe në zhvillimin e alternativave dhe mundësive, për të forcuar pozicionin e grave në komunitet. Programet kryesore të Shoqatës të realizuara vitet e fundit kanë përfshirë informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e grave për të drejtat e tyre, si pjesë e të drejtave të njeriut të garantuara me ligj. Këto programe janë realizuar nëpërmjet zbatimit të projekteve të mbështetura nga donatorë të ndryshëm.
Struktura organizative e Shoqatës “Jona”
Struktura e organizatës përfshin Asamblenë e përgjithshme, Bordin, stafin ekzekutiv dhe vullnetarët. Bordi përbëhet nga 5 anëtarë, nga shoqata me profesione të ndryshme: sociologё, mjekё, ekonomistё, juristё, specialistё mjedisi.
Stafi ekzekutiv aktualisht përbëhet nga 3 anëtarë: Drejtori Ekzekutiv, një punonjëse sociale dhe një financiere.
Vizioni
Shoqata “Jona” një aktor i rëndësishëm në rajon për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Misioni
Fuqizimi i statusit ekonomiko-social të gruas, në Sarandë dhe Delvinë, nëpërmjet programeve të ndërgjegjësim-edukimit, formimit profesional dhe përfshirjes së gruas në vendimmarrje, mbështetjes psiko-sociale dhe ligjore, kryesisht për viktimat e dhunës në familje.
Vlerat
- Trajtimi me respekt i njerëzve
- Përkushtimi në realizimin e misionit dhe vizionit të organizatës
- Vullnetarizmi
- Kooperimi me aktorët kryesorë është çelësi i suksesit
- Integriteti dhe transparenca
- Besimi në përpjekjet e përbashkëta
Shoqata “Jona” është pjesë e rrjetit AWEN dhe ka si mision fuqizimin e gruas në shoqëri.
Projektet kryesore
“Integrimi i vajzave pa përkrahje prindërore në shoqëri”, projekt i financuar nga Kwina-till-Kwina, 2003-2008. Projekti kontribuoi në parandalimin e trafikimit të vajzave pa përkrahje prindërore dhe përgatitja e tyre për jetën; ndërgjegjësimin e komunitetit për parandalimin e dhunës; dhe në përfshirjen e grave dhe vajzave në politikë e vendimmarrje. Përfituese të projektit ishin vajzat pa mbështetje familjare që dalin nga Shtëpia e Fёmijës dhe nga shtresa tё pa avantazhuara. Aktivitetet e realizuara: Strehëz familjare për vajzat, akomodim, edukim familjar; Mbështetje për gratë e margjinalizuara (kurse profesionale); Fushata sensibilizuese për parandalimin e dhunës në familje; Workshop-e, trajnime për pjesëmarrje të grave në politikë e vendimarrje etj.
“Për një pjesëmarrje aktive të grave në qeverisjen vendore”, projekt i financuar nga Ambasada Amerikane, 2003 dhe 2005; OSCE në vitin 2007; Change Albania në vitin 2009. Projekti ka kontribuar në informimin dhe ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave me të drejtat për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur; Pjesëmarrjen e të rinjve dhe grave në votime dhe ushtrimi i votës së lirë; Rritjen e numrit të grave të zgjedhura në qeverisjen vendore. Aktivitetet e realizuara: workshop-e, trajnime, takime informuese në grupe me të rinj dhe gra; postera, revista “JONA”, Emisione TV.
“Pjesëmarrje qytetare për një qeverisje më të mirë vendore”, projekt i financuar nga REC Albania 2014. Projekti kontribuoi në krijimin e grupeve qytetare me bazë vullnetare dhe aftësimi i tyre për organizimin e komunitetit; Informimin e komunitetit për të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve, për të nxitur pjesëmarrjen në vendim-marrje; krijimin e një partneriteti midis qytetarëve, shoqërise civile dhe pushtetit lokal për të përmirësuar shërbimet në komunitet. Aktivitetet e realizuara: Ngritja e grupeve vullnetare qytetare në lagje dhe trajnimi i tyre me kuadrin ligjor të posaçëm që garanton pjesëmarrjen e publikut në vendimarrje; Trajnimi i këtyre grupeve me kuadrin ligjor që garanton pjesëmarrjen e publikut në vendimarrje; Organizimi i një fushate informuese dhe sensibilizuese të komunitetit.
“Një kulturë shërbimi cilësor në turizmin familjar”, projekt i financuar nga KTK Albania, 2008; OSFA në vitet 2007, 2010. Projekti ka kontribuar në angazhimin e grave dhe vajzave në biznesin familjar si burim i rritjes së mirëqënies; uljen e papunësisë dhe zbutja e problemeve sociale; Përmirësimin e kulturës së shërbimit për të zgjeruar biznesin. Aktivitetet e realizuara: Studim mbi gjendjen e turizmit familjar në Sarandë, Komunat Ksamil & Lukovë; Seminar trajnues & shkëmbim përvoje; panair me punime artizanale & kulinari tradicionale. Përfituesit: aplikues të biznesit familjar, gra e vajza të pa puna, familjarë të interesuar për aplikimin e turizmit familjar.
“Pjesëmarrja e gruas në jetën politike dhe vendimarrje”, projekt i financuar nga Komisioni për Demokraci (Ambasada Amerikane nё Tiranë) në vitet 2012 dhe 2015. Projekti ka kontribuar në ndërgjegjesimin e grave e vajzave për të qënë pjesë aktive në qeverisje; rritja e numrit të grave dhe vajzave nё organet e zgjedhura; përfaqёsim dinjitoz i gruas në organet drejtuese lokale. Aktivitetet e realizuara: Takime informuese për të drejtën ligjore në Barazinë gjinore; workshop me të zgjedhurit në partitë politike dhe Qeverisjen Lokale; trajnim me kandidatet gra dhe të reja; spote televizive, forma të ndryshme sensibilizimi.
“Një Model Pararojë për Turizmin e Qëndrueshëm në Bregdetin Shqiptar”, i financuar nga PPNEA në vitin 2001 dhe 2016. Projekti ka kontribuar në njohjen, ruajtjen e shfrytëzimin e pasurive të natyrës shqiptare; Uljen e nivelit të ndotjes së mjedisit nga plastika, nëpërmjet zbatimit të një modeli pilot për riciklimin e plastikës në zonën e Parkut Kombëtar Butrint. Aktivitetet e realizuara: Informimi mbi vlerat natyrore të zonës së Parkut Kombëtar Butrint dhe ndërgjegjësimi i komunitetit mbi rëndësinë e ruajtjes së pasurisë natyrore; Konkurs “Të njohim pasuritë natyrore dhe kulturore të zonës”; Fushatë informimi dhe sensibilizimi për dëmet që shkaktohen nga ndotjet e plastikës; Ekspozitë me materiale të ricikluara; Aksione për grumbullimin e plastikës në shkollat pilot.
“Dhuna në familje është përgjegjësi e komunitetit – Mekanizmi i Përgjigjes së Koordinuar të Komunitetit (PKK) dhe roli i tij në minimizimin e dhunës në familje”, projekt i financuar nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas Shqipëri (AWEN) / SIDA. Projekti ka kontribuar në informimin e popullsisë për mekanizmin e PKK-së, rolin dhe funksionimin e tij në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje; mirëqenien e përgjithshme psikologjike dhe shoqërore të viktimave të mundshme/të të mbijetuarave nga dhuna në familje; rritjen e rolit dhe përgjegjësisë së Anëtarëve të Meknizmit të PKK-së për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje; ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve vendorë për raportimin e rasteve të dhunës në familje dhe të nxënësve të shkollave të mesme, për të kuptuar më mirë dhe për të thyer ciklin e dhunës në familje. Aktivitetet e realizuara: këshillim psikosocial për viktimat të mundshme/të mbijetuarve nga dhuna në familje që jetojnë në qytetin e Sarandës dhe zonat rurale; monitorim dhe ndjekje tё rasteve individuale të të mbijetuarave nga dhuna në familje me ose pa urdhër mbrojtjeje; workshop-e me anëtarët e mekanizmit të PKK dhe pёrfaqёsues tё medias; informim i qytetarëve për mekanizmin e PKK-së, rolin dhe funksionimin e tij në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje; veprimtari sensibilizuese me median lokale dhe publikime. Përfituesit: gratë dhe vajzat nё komunitetin e Bashkisë Sarandë dhe Delvinë, shtresat e marxhinalizuara, tё dhunuar, të rinjtë.