Aktualisht AWEN dhe organizatat anëtare janë duke zbatuar programin “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri”, mbështetur nga Sida- Agjensia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim, gjatë periudhës Janar 2019 –Dhjetor 2021. Sida është mbështetëse kryesore e AWEN dhe anëtarëve në punën tonë të përbashkët për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave si të drejta të njeriut. Ky program 3-vjeçar ka objektiv të përgjithshëm përmirësimin e pozitës dhe situatës së grave në lidhje me të drejtat e tyre në Shqipëri dhe është vazhdimësi e programit të parë të mbështetur nga Sida gjatë 2016-2018, zbatuar nga AWEN dhe anëtaret.
