Ne besojmë në një shoqëri ku gratë dhe vajzat gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre në Shqipëri

Rrjeti ynë synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet organizatave për të rritur ndikimin e aktiviteteve të përbashkëta në nivel kombëtar dhe për të fuqizuar lëvizjen feministe në Shqipëri.

Fuqizimi i grave dhe vajzave nga pikëpamja sociale, ekonomike dhe politike, për të marrë pjesë dhe realizuar të drejtat e tyre, pavarësisht orientimit politik, fesë, nivelit arsimor, moshës, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar, identitetit seksual, etj., është misioni ynë.

25,000+ GRA, VAJZA
DHE FëMIJë

mbështetur me shërbime direkte nga rrjeti ynë.

50,000+
Persona

ndërgjegjësuar lidhur me të drejtat e grave dhe vajzave.

8,000+
përfaqësues

të institucioneve shtetërore janë mbështetur përmes nismave ndërgjegjësuese dhe ngritjes së kapaciteteve.

104
GRANTE

janë kanalizuar në mbështetje të 50 organizatave.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.