16 DITËT E AKTIVIZIMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE

Në kuadër të “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, të nisura më 25 nëntor 2023, ditë e cila shënon Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, AWEN, zhvilloi një seri aktivitetesh ndërgjegjësuese në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Përveç aktiviteteve të shumta, të cilat zgjatën deri në 10 dhjetor, Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, shpërndau në pika kyçe të vendit edhe mesazhe kundër dhunës seksuale, (prek një në tre vajza në të gjithë botën), femicidit (vrasje e një vajze apo gruaje për shkak të gjinisë së saj), paragjykimeve të familjeve patriarkale kur lindin vajza, etj.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.