“16 DITËT E AKTIVIZIMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE” SESION DISKUTIMI ME GJIMNAZISTËT NË MILOT

Në 6 dhjetor 2023, u mbajt me të rinjtë e gjimnazit të Milotit një sesion diskutues në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Në bashkëpunim me Qendrën Rinore Sebastia, në këtë aktivitet u diskutua rreth dhunës me bazë gjinore, ku u theksua se ky fenomen nuk është vetëm një çështje që u përket grave, por një sfidë që i përket gjithë shoqërisë.

AWEN, theksoi rolin e të rinjve në përpjekjen për barazi gjinore. Vëmendje e posatshme ju dha dhe ndarjes së roleve apo stereotipeve gjinore. U identifikuan shembuj të stereotipizimit të rolit të burrave dhe grave në shoqëri dhe u diskutua se si këto perceptime mund të ndikojnë në sjelljen dhe mundësitë e tyre në jetën e përditshme. Takimi nxori në pah se vetëm duke bashkuar forcat dhe duke ndërgjegjësuar njëri-tjetrin, mund të krijojmë një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë!

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.