BARAZIA GJINORE DHE TI: ANALIZA GJINORE E DIGJITALIZIMIT NË KOSOVË

Gjatë muajit shkurt 2024, AWEN ishte pjesë e prezantimit të raportit “Barazia Gjinore dhe Ti: Analiza Gjinore e Digjitalizimit në Kosovë” nga Rrjeti i Grave në Kosovë.

Ky raport ka për qëllim të mbështesë Qeverinë, institucionet dhe Bashkimin Europian, duke ofruar një analizë gjinore e cila është e nevojshme në integrimin e perspektivës gjinore brenda politikave publike.

Analiza gjinore nga RRGK synon t’i ofrojë gjithashtu edhe shoqërisë civile gjetje dhe alternativa të cilat mund t’u shërbejnë si bazë për advokimin drejt një procesi më të përgjegjshëm gjinor të anëtarësimit në BE.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.