EKSPERTIZA FRANCEZE DHE SHQIPTARE NË MBËSHTETJE TË GRAVE DHE VAJZAVE PËRMES INSPEKTORATIT TË PUNËS

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri-AWEN, më 18 prill 2024 ishte pjesë e workshop-it “Programi i Asistencës Teknike: Barazia gjinore në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri 2022-2024”. Gjatë workshop-it u bë me dije se ekspertiza franceze dhe shqiptare ka mbështetur gratë në vendin e punës përmes Inspektoratit të Punës. Me anë të inspektimit, adresohen rastet e diskriminimit gjinor, dhunës, shkeljeve të të drejtave të grave në punë, por edhe zbatimi i ligjeve për ti mbrojtur këto të drejta. Gjithashtu u theksua angazhimi përmes këshillave dhe ndihmës ligjore, në forcimin e barazisë gjinore dhe sigurimin e një mjedisi të drejtë në punë për të gjitha gratë dhe vajzat.

Gjatë këtij workshop-i, AWEN i njohu të pranishmit me rolin dhe kontributin e organizatave të grave qysh prej krijimit të tyre. Pjesë e diskutimit ishin gjithashtu sfidat dhe konteksti aktual i organizatave.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.