FESTIVALI “FEMFEST”

AWEN përgjatë muajit mars 2024, ju bashkua “FemFest”, një festival aktivitetesh me shfaqje dhe diskutime, që ka për qëllim sensibilizimin e shoqërisë.

Mes paneleve të shumta si “S’ka orar për dhunë dhe ngacmime në vendin e punës”, “Gra që hapin shtigje” etj, gra dhe vajza u bënë bashkë për të folur mbi sfidat që kanë kaluar për të arritur suksesin, por edhe për të folur mbi problematika të tjera.

Pjesë e paneleve të diskutimit ishin edhe drejtues të institucioneve ligjvënëse në vend, ku njëzëri folën se ende ka shumë për të bërë kundër dhunës me bazë gjinore në Shqipëri.

Për të luftuar këtë fenomen, rëndësi të madhe ju kushtua edhe bashkëpunimit mes institucioneve dhe shoqërisë civile.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.