FUSHATA KUNDËR NGACMIMIT SEKSUAL #UNETREGOJ

Në 19 mars 2024, AWEN ju bashkua sfidës së nisur nga AWA (Albanian Woman in Audiovisual) në fushatën kundër ngacmimit seksual #unetregoj. Duke synuar ndërgjegjësim më të gjerë, AWEN vendosi të nominojë 10 organizata të ndryshme në vend, një pjesë prej të cilave, anëtare të rrjetit.

Fushata e hapur kundër ngacmimit seksual me titullin “Unë tregoj” dhe nën sloganin “Ky qytet nuk hesht, por flet kundër ngacmimit seksual”, nisi në datën 6 mars 2024. Fushata tërhoqi vëmendjen e mijëra qytetarëve, pasi krahas rrjeteve sociale, mesazhet u shpërndanë nëpërmjet posterave edhe në vende publike si qendra e qytetit. Gjithashtu, qytetarët e linjave të transportit urban, u informuan nëpërmjet njoftimeve të ngjitura në autobusë se ku mund të raportohet ngacmimi seksual.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.