JAVA E ADVOKIMIT NË BRUKSEL

Përgjatë javës së dytë të nëntorit 2023, AWEN ishte pjesë e Javës së Advokimit në Bruksel, së bashku me organizata partnere për të drejtat e grave nga Ballkani Perëndimor, organizuar nga The Kvinna till Kvinna Foundation.

Advokimi dhe mbrojtja e të drejtave të grave ishin fokusi i kësaj jave, ndërkohë që u zhvilluan takime me eurodeputetët e BE-së dhe përfaqësuesit e Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations (DG NEAR), (European External Action Service) dhe ato të Shteteve Anëtare.

Kryefjala e diskutimeve mbetet qasja me lente gjinore ndaj procesit të integrimit në BE.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.