MBËSHTETJE LIGJORE PËR VIKTIMAT E DHUNËS ME BAZE GJINORE

AWEN ka vijuar të ofrojë mbështetje ligjore për rastet që janë viktima të dhunës me bazë gjinore apo për rastet që kanë nevojë për përfaqësim ligjor dinjitoz në çështje të të drejtave të pronësisë.

Përmes mbështetjes ligjore të ofruar nga AWEN përgjatë 2023 kanë pëfituar 89 raste. Ndërkohë që përgjatë 2024, deri tani kanë përfituar asistence ligjore 24 raste, ndër përfituesit e të cilëve numërohen edhe fëmijë.

Ndër shërbimet që AWEN ofron, vërehet që ato të cilat nevojiten më shumë nga viktimat janë: procedurat për zgjidhje martese, aplikimet për ndihme sociale, ndihmë për pronësinë e banesës, etj.

Një nga shqetësimet kryesore të AWEN mbetet raportimi i herëpashershëm i viktimave, të cilëve u kërkohet pagesë për shërbimin ligjor falas pranë Bashkive të vendit.

AWEN do të vijojë me mbështetjen ligjore, si edhe ndërgjegjësimin, pasi e konsideron rehabilitimin e viktimave të dhunës me bazë gjinore thelbësor për mirëfunksionimin e shoqërisë.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.