PROTESTA E 8 MARSIT: "NATA ËSHTË E JONA, POSHTË PATRIARKATI"

AWEN dhe aktivistë të tjerë të shoqërisë civile, marshuan në formë proteste në 8 mars 2024, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me qëllim denoncimin e ngjarjeve aktuale ku gratë kanë qenë shpesh herë viktima të dhunës me bazë gjinore apo shkeljeve të të drejtave të njeriut; por edhe për të kërkuar më tepër të drejta dhe barazi me burrat, ndalimin e diskriminimit apo dhunës.

Ndryshe nga vitet e tjera, me moton "Nata është e jona", tubimi u mbajt në orët e vona të pasdites, veprim që simbolizon sfidimin që gratë dhe vajzat i bëjnë pasigurisë së rrugëve pas perëndimit të diellit, nga mungesa e infrastrukturës apo mentaliteti patriarkal.

Marshimi nisi nga sheshi i "Lirisë", në Qytetin Studenti, për të vijuar drejt Liceut Artistik, Kryeministrisë, Bashkisë Tiranë dhe për t’u finalizuar te sheshi "Skënderbej".

 

 

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.