REFORMAT E BARAZISË GJINORE NË POLITIKË DHE MATJA E KOMUNIKIMIT TË IMPAKTIT TË REFORMAVE

Përgjatë datave 21 dhe 24 korrik u zhvillua trajnimi dyditor i OSHC-ve mbi “Reformat e barazisë gjinore në politikë dhe matja e komunikimit të impaktit të reformave”. Në ditën e dytë trajnimi u përqendrua në metodat e grumbullimit të të dhënave dhe mënyrat se si këto të dhëna mund të përdoren për të komunikuar impaktin e reformave në fushën e barazisë gjinore.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të nismës "Shoqëria civile për qeverisjen e mirë: Një ndërhyrje kombëtare që synon forcimin e kapaciteteve, fuqizimin e partneriteteve dhe ndërgjegjësimin e publikut", e cila zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me IDM Albania (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.