SESION INFORMUES PËR TË DREJTAT PRONËSORE NË PORTO ROMANO

Në 18 tetor 2023, u mbajt në Porto Romano sesioni i radhës i trajnimit me gra dhe vajza për të rritur informimin e tyre mbi të drejtat pronësore.

Gra dhe vajza, u informuan lidhur me barazinë midis burrave dhe grave në lidhje me të drejtat pronësore, të drejtat e grave lidhur me trashëgiminë e pronës, si dhe çështjet pronësore të lidhura me dhunën.

Njohja me institucionet ku mund të drejtohen dhe mënyra të zgjidhjes së konflikteve pronësore, u diskutuan me gratë dhe vajzat e pranishme.

Ky aktivitet u zhvillua nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” në kuadër të Planit Strategjik të AWEN- Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, mbështetur nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim- Sida, nëpërmjet programit “Fuqizimi i Grave, Mbrojtja e të Drejtave: Rruga drejt Barazisë Gjinore në Shqipëri”.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.