SESION INFORMUES PËR ZGJEDHJET NË KUKËS

AWEN - Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zhvilluan në Kukës në 14 shtator 2023, një takim për edukimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e grave për sa i përket përfshirjes së tyre në procesin zgjedhor.  

Tema kryesore e diskutimit të organizuar në kuadër të projektit “Rritja e Nivelit të Përfshirjes së Grave në Vendimmarrje dhe Politikë”, ishte pjesëmarrja në zgjedhjet e datës 24 shtator 2023, kur do të zgjidhet Kryetari i Bashkisë Kukës. Fenomeni i votimit familjar i cili prek këtë target grup, ishte një temë tjetër e cila u diskutua, duke i ndërgjegjësuar ato që të shprehin vullnetin e tyre te lirë, pa ndikimin e askujt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon të nxisë përpjekjet e grupeve të interesit për të siguruar përmirësimin e përfaqësimit të grave në vendimmarrje. Kjo do të ndihmojë në arritjen e balancës gjinore dhe diversitetit në përfaqësim

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.