SESION INFORMUES PËR ZGJEDHJET NË POGRADEC

Në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Shqipëri, AWEN-Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, zhvilloi në 27 tetor, 2023 në Pogradec takimin e radhës për edukimin, informimin dhe ndërgjegjësimin rreth përfshirjes së grave në procesin zgjedhor, në kuadër të projektit “Rritja e Nivelit të Përfshirjes së Grave në Vendimmarrje dhe Politikë”.

Këto aktivitete synojnë rritjen e diskutimit rreth nivelit të përfshirjes së grave në pozicione vendimmarrëse në nivelet qendrore dhe lokale të qeverisjes, si edhe të rrisin ndërgjegjësimin dhe angazhimin e grupeve të interesit në përpjekjet për të siguruar përmirësimin e përfaqësimit të grave në vendimmarrje.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.